Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Kriza e inflacionit dhe reagimi i bankave

nga Fast News
3 years më parë
në Finance
0
Kriza e inflacionit dhe reagimi i bankave
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Aurora Sulce, drejtuese e Fast News Economy

Inflacioni i lartë do të vijojë të jetë një kërcënim real për ekonomin globale. Për këtë arsye, Banka Qendrore Europiane rriti këtë javë normën bazë të interesit në një nivel historik. Kjo është herë e nëntë që norma rritet, duke e rritur normën që BQE paguan për depozitat e bankave, nga 3.50% në 3.75%, niveli më i lartë që nga viti 2000, përpara se kartëmonedhat dhe monedhat euro të ishin vënë në qarkullim.

Kjo ndërhyrje e Bankës Qendrore Europiane sinjalizon marrjen e masave të tilla edhe nga banka e tjera qendrore në botë, përfshi Bankën e Shqipërisë. Kjo e fundit e ka lënë të hapur opsionin se norma bazë e interesit për lekut, që aktualisht është në nivelin 3%, niveli më i lartë që prej fundit të vitit 2013.

Në konferencën e fundit për shtyp, Guvernatori i BSH-së, Gent Sejko u shpreh se megjithëse inflacioni ka vijuar rënien gjatë muajve të fundit, presionet inflacioniste ngelen të larta, duke iu referuar sidomos niveleve rekord të inflacionit bazë dhe sinjaleve nga tregu i punës. Kjo do të thotë se me shumë gjasë, norma bazë e interesit për lekun do të rritet sërish.

Po çfarë pritet të sjellë shtrenjtimi i normave të interesit? Ajo që ka ndodhur dhe pritet të vijojë është shtrenjtimi i kredive. Duke i bërë huatë më të shtrenjta, bizneset dhe qytetarët do të ulin kërkesën për kredi, ndërkohë që mund të shoqërohet edhe me një rritje e mundshme e huave me probleme. E në fakt shenjat e para në këtë drejtim kanë nisur të shfaqen.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë bënë të ditur se treguesi i kredisë me probleme ndaj totalit të huave të dhëna në ekonomi arriti në 5.23% në muajin maj.

Ndonëse vijon të mbetet pranë minimumit historik, tendenca është në rritje për të dytin muaj radhazi. Maji ka shënuar nivelin më të lartë që nga korriku 2022, në një sinjal se rritja e interesave, ngadalësimi i ekonomisë dhe inflacioni i lartë po japin efektet e tyre në aftësinë paguese të bizneseve dhe individëve e familjeve për të kthyer huatë që kanë marrë në banka.

Në një situatë me kriza të mbivendosura, nuk ka një recetë që t’i shërojë të gjitha sëmundjet. E duket se tani fokusi është tek çmimet e larta, që po “luftohen” me rritje të normave të interesit. Krizës së çmimeve po i bashkangjitet kriza e interesave, edhe e vendosur ekonominë nën një presion të dyfishtë!

Etiketa: aktualitet
Pas

E hëna, afati i fundit për dorëzimin e pasqyrave financiare të biznesit

Para

Këto 6 zakone po ju varfërojnë

Para
Këto 6 zakone po ju varfërojnë

Këto 6 zakone po ju varfërojnë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Si po i “lexon” Inteligjenca Artificiale mendimet tona?

Si po i “lexon” Inteligjenca Artificiale mendimet tona?

nga Fast News
11:15 | 28/02/2026
0

Pesë gjëra që na mbesin peng kur plakemi

Pesë gjëra që na mbesin peng kur plakemi

nga Fast News
10:45 | 28/02/2026
0

Zarzavatet kthehen në mall luksi, pse po na kushtojnë kaq shtrenjtë

Zarzavatet kthehen në mall luksi, pse po na kushtojnë kaq shtrenjtë

nga Fast News
10:45 | 28/02/2026
0

Skena e ekonomisë botërore gjatë viteve të fundit po përjeton një transformim të rëndësishem

Skena e ekonomisë botërore gjatë viteve të fundit po përjeton një transformim të rëndësishem

nga Fast News
10:29 | 28/02/2026
0

Recent News

Si po i “lexon” Inteligjenca Artificiale mendimet tona?

Si po i “lexon” Inteligjenca Artificiale mendimet tona?

11:15 | 28/02/2026
Pesë gjëra që na mbesin peng kur plakemi

Pesë gjëra që na mbesin peng kur plakemi

10:45 | 28/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora