• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Kriza e euros, Banka e Shqipërisë apel bankave tregtare: Ja si të veproni me biznesin

nga Fast News
2 years më parë
në Finance
0
Kriza e euros, Banka e Shqipërisë apel bankave tregtare: Ja si të veproni me biznesin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Banka e Shqipërisë diskuton me bankat tregtare mbi krizën e euros. Guvernatori Gent Sejko ka zhvilluar një tryezë diskutimi me Bordin Drejtues të Shoqatës Shqiptare të Bankave dhe drejtues të bankave tregtare.

Sipas njoftimit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, takimi u zhvillua në kuadër të ndërtimit të një dialogu të vazhdueshëm me sistemin bankar, si dhe të intensifikimit të bashkëpunimit për çështje me rëndësi të veçantë aktuale.





Gjatë takimit, u prezantua vlerësimi i Bankës së Shqipërisë për situatën financiare në vend, zhvillimet e kësaj periudhe dhe sfidat e së ardhmes. Sipas Bankës së Shqipërisë, shëndeti financiar i ekonomisë shqiptare është i konsiderueshëm, falë përmirësimeve të vazhdueshme në sektorin e jashtëm, vënies nën kontroll të borxhit publik dhe fleksibilitetit operacional e bilanceve të shëndosha të biznesit shqiptar.

Po ashtu, sektori bankar paraqitet me bilance të shëndetshme dhe një shkallë të lartë rezistence ndaj goditjeve të mundshme. Kjo rezistencë pasqyron modelin e tij të qëndrueshëm të biznesit, shkallën e lartë të likuiditetit dhe nivelin e kënaqshëm të kapitalizimit. Ky sektor, në tërësi, shfaq një maturi të shtuar e përqasje pro-aktive ndaj kreditimit të ekonomisë. Banka e Shqipërisë mbetet e bindur se sektori bankar do të vazhdojë të mbështesë me fonde e kredi ekonominë shqiptare, gjatë vitit 2023 e në vazhdim.

Një çështje me rëndësi e diskutuar gjatë takimit ishte forcimi i kursit të këmbimit, ndikimi i tij në ecurinë e disa prej bizneseve eksportuese shqiptare dhe kontributi që mund të japë sistemi bankar në këtë drejtim. Sipas Bankës së Shqipërisë, forcimi i kursit të këmbimit të Lekut ka pasqyruar përmirësimin e vazhdueshëm të bilancit të shkëmbimeve tregtare e financiare me jashtë, si dhe rritjen e interesit për të kursyer e investuar në monedhën tonë kombëtare.

Nga ana e Bankës së Shqipërisë, në takim, u evidentua nevoja që bankat tregtare, të zhvillojnë më tej produktin e kontratave forëard në lidhje me menaxhimin e kursit të këmbimit nga klientët, për ta ofruar atë në cilindo moment që do kërkohet, veçanërisht nga bizneset eksportuese. Gjithashtu, bankave iu kërkua që të jenë sa më mbështetëse për aspekte të tjera të marrëdhënieve të biznesit bankë-klient, veçanërisht në ato të lidhura me kreditimin, në mënyrë që, në këtë moment të vështirë, barra e bizneseve eksportuese të lehtësohet sa të jetë e mundur.

Një tjetër çështje e diskutuar ishte zhvillimi i sistemit bankar shqiptar në drejtim të ofrimit të shërbimeve dhe produkteve të reja. Banka e Shqipërisë i ka kushtuar një rëndësi të veçantë këtyre shërbimeve, nëpërmjet krijimit të terrenit të nevojshëm rregullativ, infrastrukturës teknike etj. dhe mbetet e gatshme të mbështesë të gjitha kërkesat apo nevojat në këtë drejtim.

Palët shprehën angazhimin e plotë për vijimin e bashkëpunimit të ndërsjellët institucional, si dhe, me autoritetet qendrore dhe vendore, në funksion të një sektori bankar sa më të shëndetshëm dhe mbështetës të zhvillimit ekonomik të vendit.

Etiketa: aktualitet
Pas

Mungesat e punonjësve zgjatën kohën e qëndrimit në punë në vitin 2022

Para

Vendet më të mira për emigrantët në Europë

Para
Vendet më të mira për emigrantët në Europë

Vendet më të mira për emigrantët në Europë

Të Gjitha

A është imorale të jesh shumë i pasur? Studimi tregon perceptimet e qytetarëve nga 20 vende të botës

A është imorale të jesh shumë i pasur? Studimi tregon perceptimet e qytetarëve nga 20 vende të botës

nga Fast News
17:10 | 08/07/2025
0

Gratë që udhëheqin: Një dialog mbi bordet, marrëdhëniet me investitorët dhe tregjet e kapitalit

Gratë që udhëheqin: Një dialog mbi bordet, marrëdhëniet me investitorët dhe tregjet e kapitalit

nga Fast News
17:05 | 08/07/2025
0

Turistët shtrenjtojnë jetesën në vend, inflacioni në qershor rritet në 2.4%

Turistët shtrenjtojnë jetesën në vend, inflacioni në qershor rritet në 2.4%

nga Fast News
16:57 | 08/07/2025
0

Garancia sovrane për bujqësinë, qeveria zbulon detajet. Ja kush përfiton

Garancia sovrane për bujqësinë, qeveria zbulon detajet. Ja kush përfiton

nga Fast News
10:50 | 08/07/2025
0

Recent News

A është imorale të jesh shumë i pasur? Studimi tregon perceptimet e qytetarëve nga 20 vende të botës

A është imorale të jesh shumë i pasur? Studimi tregon perceptimet e qytetarëve nga 20 vende të botës

17:10 | 08/07/2025
Gratë që udhëheqin: Një dialog mbi bordet, marrëdhëniet me investitorët dhe tregjet e kapitalit

Gratë që udhëheqin: Një dialog mbi bordet, marrëdhëniet me investitorët dhe tregjet e kapitalit

17:05 | 08/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar