• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Kreditë e buta për administratën, ndryshon pragu i të ardhurave. Ja si do të ndahen

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Kreditë e buta për administratën, ndryshon pragu i të ardhurave. Ja si do të ndahen
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Punonjësit e administratës publike do të kenë të drejtë të përfitojnë kredi të buta  me interes fiks 3 % për të gjithë kohëzgjatjen e saj, ku pjesa tjetër do të subvencionohet nga buxheti i shtetit.  Kjo është iniciativa e re e qeverisë për të përfshirë administratën publike në programin e strehimit social.

Buxheti i vënë në dispozicion të subvencionimit të normave të interesit për kredimarrësit është afro 5.3 miliardë lekë në vit dhe llogaritet që përfitues të jenë afro 20 mijë familje të reja. Deri më tani administrata nuk ishte e përfshirë në këtë program, dhe përfitues ishin kryesisht familje e reja të cilët nuk dispononin pronë, gratë kryefamiljare, personat me aftësi të kufizuara, komunitetet rome dhe egjiptiane.



Qëllimi i qeverisë është që të sigurojë stabilitet financiar dhe besueshmëri për punonjësit, duke i bërë ata më të motivuar për të qëndruar në administratë dhe për t’i shërbyer interesit publik. Por si do të jetë formula e shpërndarjes së kredive dhe kush përfiton?

Pas miratimit të projektligjit ne Parlament, qeveria po përgatit VKM-në dhe për vitin2023 parashikohet që të mbështeten mjekët, policët dhe ushtarakët. Ndër kriteret kryesore, është që përfituesit të jenë familje të reja, ku mosha e aplikantit nuk duhet të jetë më e madhe se 38 vjeç.  Gjithashtu ka ndryshuar niveli i të ardhurave që duhet të plotësojnë aplikantët për tu kualifikuar në programin e banesave me kosto të ulët, duke bërë referencë me çmimet e banesave në treg.

Mënyra e përdorur në këtë rast i referohet një metode universale të vlerësimit të përballueshmërisë së tregut, e përcaktuar nga Kombet e Bashkuara (UN-HABITAT) si raport i të ardhurave vjetore të familjes ndaj çmimit mesatar të shitblerjes së banesave në treg. Sipas Kombeve të Bashkuara dhe raporteve të ndryshme të ekspertëve, një treg konsiderohet i përballueshëm nëse ky raport është 1:4. Për shembull, nëse çmimi mesatar i një apartamenti 2+1 në Tiranë është 9,76 milionë lekë, ky treg është i përballueshëm, nëse të ardhurat mujore mesatare të familjeve me 4 persona në Tiranë janë 200 000 lekë. Për këtë treg banesash, familjet përfituese nga instrumenti financiar i interesave të kredive, duhet të kenë të ardhura mujore nën 135 000 lekë.

Gjithashtu, duke qenë se ligji u jep të drejtë të përfitojnë edhe familjeve që disponojnë banesë në pronësi, është shtuar një pikë që përcakton kufirin maksimal të kreditimit jo më shumë se 60% për këto raste, duke qenë se këto familje kanë një kapital që mund ta përdorin si kolateral. Ndërsa, një kategori e veçantë që përfshin familjet e punonjësve të policisë së shtetit të rënë në detyrë dhe grupin që kanë statusin e fëmijëve në përkujdesje të Republikës, përveç se përfitojnë kredinë me interes zero për çështje të strehimit, do tu jepet edhe një grant i menjëhershëm të barabartë me 20 % të vlerës së banesës.

Ndryshimet ligjore të miratuara në parlament, parashikojnë gjithashtu lehtësim të aplikimeve për programet e strehimit social. Me qëllim që mbështetja të jetë  efektive dhe të shkojë realisht tek ata që kanë më  shumë nevojë, aplikimet këtë vit do të bëhen nëpërmjet portalit e-albania. Fondet alokohen për njësitë e qeverisjes vendore, pasi të kenë dorëzuar listat paraprake të përfituesve të miratuar në Këshillin Bashkiak./ TV Scan

Etiketa: aktualitet
Pas

Shqiptarët sigurojnë makinat, më pak shëndetin dhe aksidentet

Para

Ngadalësohet ekonomia, rritet me ritmet më të ulëta që nga pandemia

Para
Ngadalësohet ekonomia, rritet me ritmet më të ulëta që nga pandemia

Ngadalësohet ekonomia, rritet me ritmet më të ulëta që nga pandemia

Të Gjitha

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

nga Fast News
16:06 | 13/05/2025
0

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Recent News

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

16:06 | 13/05/2025
Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar