• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Dorëzimi i bilanceve në e-Albania, dokumentacionet duhen me nënshkrimin elektronik

nga Fast News
2 years më parë
në Biznes
0
Dorëzimi i bilanceve në e-Albania, dokumentacionet duhen me nënshkrimin elektronik
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Muaji korrik shënon fluksin e lartë të bizneseve që masivisht i drejtohen portalit e-Albania për të depozituar bilancet vjetore pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit. Bizneset shqiptare dhe të huaja, të regjistruara në Regjistrin Tregtar, ftohen të kryejnë depozitimin e dokumentacioneve brenda datës 31 korrik.

e-Albania ofron një procedurë të shpejtë që finalizohet në pak minuta nga administratorët apo personat e autorizuar. Por bizneset (administratorët apo personat e autorizuar prej tyre) ftohen të kenë kujdes me procedurat e depozitimit, pasi pasqyrat financiare dhe dokumentacionet e tjera përmbledhëse vjetore duhet të ngarkohen në formularin elektronik të aplikimit, vetëm pasi të kenë nënshkrimin elektronik, një aset i çmuar i arritjeve të digjitalizimit në Shqipëri, që jep mundësinë e firmosjes së një sërë dokumentesh elektronikisht, kudo dhe kurdo. Si funksionon procedura?

Shërbimin e posaçëm bizneset e gjejnë tek e-Albania të emërtuar si: Depozitimi i pasqyrave financiare dhe raporteve të auditimit (për subjektet me administrator shqiptar dhe/ose të huaj: Submission of financial statements and audit reports (for entities with Albanian and/or foreign administrators – https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=12582)
Shumica e bizneseve tashmë janë mësuar me ritualin e depozitimit të dokumenteve më sipër.

Portali e-Albania ka publikuar një video orientuese për hapat që duhet të kryhen deri në finalizimin me sukses të formatit të aplikimit https://youtu.be/KL-i-I-t_lk

Procedura rutinë kryhet vetëm në pak minuta dhe ngarkimi i dokumentacioneve nuk merr aspak kohë. e-Albania garanton përdoruesit për një shërbim cilësor dhe pa vonesa, duke u dhënë mundësinë bizneseve që edhe në rast se administratori apo personi i autorizuar nuk e kanë ende nënshkrimin elektronik, mund ta përfitojnë mundësinë falas me një afat vlefshmërie dy javore, duke përdorur shërbimin: Aplikim për pajisje me nënshkrim elektronik për të punësuarit dhe subjektet tatimpaguese (https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13521) dhe duke zgjedhur në formularin e aplikimit, opsionin e aplikimit për regjistrim fillestar.

Në total, janë mbi 20 mijë subjekte në të gjithë vendin që kanë detyrimin të depozitojnë bilancet për vitin paraardhës pranë QKB-së, ndërkohë që ky është viti i 8-të i depozitimit online me anë të portalit qeveritar e-Albania.

Etiketa: aktualitet
Pas

Turizmi në Durrës/ Konkurrent me Turqinë, por problem mungesa e fuqisë punëtore

Para

“Redukto, riciklo dhe ripërdor” një gjest i vogël me impakt global

Para
“Redukto, riciklo dhe ripërdor” një gjest i vogël me impakt global

“Redukto, riciklo dhe ripërdor” një gjest i vogël me impakt global

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Nis shpërndarja e bonusit për pensionistët, ministrja Ibrahimaj shpjegon sa marrin

Nis shpërndarja e bonusit për pensionistët, ministrja Ibrahimaj shpjegon sa marrin

nga Fast News
12:50 | 01/12/2025
0

Zbulohen në Turqi fytyra njerëzore të gdhendura 12 mijë vjet më parë

Zbulohen në Turqi fytyra njerëzore të gdhendura 12 mijë vjet më parë

nga Fast News
12:30 | 01/12/2025
0

7 mënyra të thjeshta për të përmirësuar memorien tuaj

7 mënyra të thjeshta për të përmirësuar memorien tuaj

nga Fast News
11:45 | 01/12/2025
0

Kafeja, me rritjen më të lartë të çmimit në tetor, por shqiptarët nuk heqin dorë, konsum rekord

Kafeja, me rritjen më të lartë të çmimit në tetor, por shqiptarët nuk heqin dorë, konsum rekord

nga Fast News
11:09 | 01/12/2025
0



Recent News

Nis shpërndarja e bonusit për pensionistët, ministrja Ibrahimaj shpjegon sa marrin

Nis shpërndarja e bonusit për pensionistët, ministrja Ibrahimaj shpjegon sa marrin

12:50 | 01/12/2025
Zbulohen në Turqi fytyra njerëzore të gdhendura 12 mijë vjet më parë

Zbulohen në Turqi fytyra njerëzore të gdhendura 12 mijë vjet më parë

12:30 | 01/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar