• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Çfarë është orari veror dhe a duhet t’ua ofroni atë punonjësve?

nga Fast News
2 years më parë
në Biznes
0
Çfarë është orari veror dhe a duhet t’ua ofroni atë punonjësve?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në një përpjekje për të tërhequr dhe për të mbajtur punonjësit, punëdhënësit ofrojnë përfitime jotradicionale në industri të ndryshme.

Nuk është e pazakontë, që kompanitë të zbatojnë orare verore të punës, siç janë të premtet pushim.



Historia e të Premteve të Verës (Summer Fridays) nuk është e qartë.

Megjithatë, disa burime thonë se filloi në qytetin e Nju Jorkut gjatë viteve 1960, kur drejtuesit e kompanive niseshin të premten në mëngjes në Hamptons, një zonë e pasur, rurale në Long Island, për të kaluar fundjavën.

Ka shumë arsye pse biznesi juaj ka nevojë për orarin veror. Më poshtë, shpjegohen përfitimet dhe mënyrat se si të zbatohet.

Fleksibilitet për punonjësit

Gjatë verës, të qenët produktiv në punë mund të jetë sfidues. Nëse zbatoni orarin veror të punës, punonjësit mund të planifikojnë punën rreth pushimeve.

Kur produktiviteti bie dhe projektet kërkojnë më shumë kohë për t’u përfunduar, punonjësit kanë më shumë gjasa t’i përfundojnë ato, nëse u jepen stimuj.

Rritja e produktivitetit gjatë verës

A e dini se njerëzit e lumtur janë gjithashtu 12% më produktivë? Kjo është një situatë e favorshme, si për punonjësit ashtu edhe për kompaninë.

Punonjësit mund të kryejnë më shumë detyra. Shpesh supozohet se puna në distancë të premteve, ose në ditët e pushimit, do të ndikojë negativisht në produktivitetin.

Por, e kundërta është e vërtetë, sipas Opinion Research Corporation. Në studim, 66% e punonjësve, që gëzojnë përfitimet e orëve verore, janë më produktivë.

Më tej, Fondacioni Global 4 Day Week, ndërmori një studim në vitin 2022, për të përcaktuar ndikimet e javs katërditore të punës, të ngjashme me oraret e disa bizneseve gjatë verës.

Studimi zbuloi se bizneset me orë të reduktuara të punës, ishin më produktive dhe performuan më mirë. Në disa raste, të ardhurat u rritën për këto organizata.

Rritje e moralit dhe kënaqësisë midis punonjësve

Kur moti jashtë është i mirë, punonjësit mund të ndihen të demotivuar. Megjithatë, kur morali është i ulët në mes të vitit, orari veror është një mënyrë e shkëlqyer për ta rritur atë.

Gjithashtu, morali i një punonjësi, ndikon në shkallën e kënaqësisë së tij ose të saj. CEO i Ivy Exec, Elena Bajic, pajtohet:

“Ne vumë re një rritje në moralin e punonjësve dhe të gjitha përfitimet që vijnë me të, si mbajtja e punonjësve, tërheqja e kandidatëve të talentuar dhe produktiviteti” pas zbatimit të orarit veror.

Është përmes të gjitha këtyre gjërave, që kënaqësia e punonjësve mund të përmirësohet. Kur ka një nivel të lartë të moralit të punonjësve, shokët e ekipit punojnë së bashku më ngushtë dhe janë më të sigurt në vetvete.

Më pak mungesa

Punonjësit lejohen të bëjnë pushime ose të kryejnë punë të tjera gjatë orëve verore, duke reduktuar mungesat.

Prandaj, është e mundur, që puna të kryhet pa probleme dhe kostot e zëvendësimit të punonjësve që mungojnë, të reduktohen.

Siç thuhet nga Circadian në “Absenteeism: The Bottom-Line Killer”, mungesat e paplanifikuara u kushtojnë punëtorëve për orë, afërsisht 3600 dollarë në vit. Për punonjësit me pagë, kushton afërsisht 2,650 dollarë në vit.

Rritja e shëndetit dhe mirëqenies së punonjësve

Është gjithashtu e dobishme për shëndetin, që të keni orë verore. Kur punonjësit vazhdimisht punojnë pa kohë për të pushuar, shëndeti i tyre mund të përkeqësohet shpejt.

Në rolin tuaj si punëdhënës, ju duhet të promovoni një mjedis të shëndetshëm pune.

Për më tepër, punonjësit do të përfitojnë nga oraret verore, pasi të punojnë një javë 4 ose 4,5 ditë në mot të nxehtë.

Punonjësit me pushime të premteve, mund të bëjnë gjithashtu një pushim 3-ditor për të lehtësuar stresin dhe për të parandaluar burnout.

Ruajtja e talenteve, qëndrueshmëri dhe kursime

Përsëri, orët e verës po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme, kur rekrutohen dhe mbahen talentet më të mira në një treg pune, gjithnjë e më konkurrues.

Për shkak të kësaj, kompanitë po bëhen gjithnjë e më shumë të varura nga aranzhimet fleksibël të punës.

Një mënyrë për të treguar, se biznesi juaj është fleksibël, është duke u ofruar punonjësve orarin veror.

Gjithashtu, duke mbyllur të gjithë zyrën çdo javë, bizneset do të kursejnë energjinë elektrike dhe shpenzimet e tjera operative.

Ulje e kostove të qarkullimit të punonjësve

Mund të jetë e shtrenjtë për të punësuar, për të trajnuar dhe për të zëvendësuar një punonjës. Megjithatë, kostot e qarkullimit mund të reduktohen nga zbatimi i orarit veror.

Sipas disa studimeve, një biznesi i kushton mesatarisht 6 deri në 9 muaj pagë, për të zëvendësuar një punonjës me rrogë.

Për shembull, shpenzimet e rekrutimit dhe trajnimit, zakonisht arrijnë në 30 mijë dollarë deri në 45,000 dollarë, për një punonjës që fiton 60 mijë dollarë në vit.

Përmirësim i shërbimit ndaj klientit

Kur punonjësit janë më të lumtur dhe më produktivë, ata kanë më shumë gjasa të ofrojnë shërbim të mirë ndaj klientit. Kënaqësia dhe besnikëria e klientit mund të rriten, duke rritur përfitimin e kompanisë.

Përfundimet

Kur u ofroni punonjësve orar veror, ka disa gjëra për t’u marrë parasysh. Hapi i parë është të siguroheni, që kompania mund të përballojë orët e reduktuara, pa sakrifikuar produktivitetin.

Për më tepër, do të ishte më mirë të informoni punonjësit, shumë përpara ndryshimit, në mënyrë që ata të mund të planifikojnë në përputhje me rrethanat.

Së fundi, do të ishte më mirë nëse do të ishit fleksibël dhe të gatshëm, për të rregulluar orarin tuaj sipas nevojës.

Orari veror mund të rrisë moralin, produktivitetin dhe besnikërinë e punonjësve. Me orët e verës, kompania mund të tërheqë talente dhe të përmirësojë fitimet. / Entrepreneur

Etiketa: aktualitet
Pas

Rritja e numrit të turistëve shton aksidentet, të rinjtë shkaktarët kryesorë

Para

Ja cili është aplikacioni më i preferuar nga kriminelët!

Para
Ja cili është aplikacioni më i preferuar nga kriminelët!

Ja cili është aplikacioni më i preferuar nga kriminelët!

Të Gjitha

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

nga Fast News
16:45 | 11/05/2025
0

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

nga Fast News
16:11 | 11/05/2025
0

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

nga Fast News
10:00 | 11/05/2025
0

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

nga Fast News
09:57 | 11/05/2025
0

Recent News

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

16:45 | 11/05/2025
Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

16:11 | 11/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar