• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Analizë

Varësia nga emigrantët

nga Fast News
2 years më parë
në Analizë
0
Varësia nga emigrantët
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Aurora Sulçe, drejtuese e Fast News Economy

Cikli i ri i emigrimit, aktivizuar fuqishëm vitet e fundit, po shoqërohet me flukse të shtuara të parave që emigrantët po sjellin pranë familjeve të tyre në atdhe. Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se në tremujorin e parë të këtij viti, remitancat arritën në 214 milionë euro, duke qenë ndjeshëm më të larta se e njëjta periudhë në çdo vit tjetër pararendës.



Një ecuri e tillë ka kohë që zhvillohet, në përputhje me largimet e shqiptarëve jashtë vendit. Viti 2022 shënoi një rekord të remitancave prej 834 milionë euro, niveli më i lartë në histori.

Por nga vijnë këto flukse valutore?

Të dhënat e Instituti Europian të Statistikave (Eurostat) tregojnë se Italia renditet e para si origjinë e dërgesave nga emigrantët shqiptare. Pason Mbretëria e Bashkuar, e cila gjatë viteve të fundit është bërë destinacion i parapëlqyer i shqiptarëve që udhëtojnë atje ilegalisht. Në vend të tretë është Gjermania, një shtet që prej vitesh po zbaton një politikë agresive për tërheqjen e fuqisë punëtore. Në vend të katërt renditet Greqia, ku një komunitet i madh i vjetër i diasporës shqiptare punon dhe jeton atje që prej viteve ’90.

Por cili është ndikimi i parave që emigrantët dërgojnë në atdhe në ekonominë e vendit?

Këto para janë burim të ardhurash për 26% të familjeve shqiptare. Në këtë mënyrë ato ndikojnë në rritjen e konsumit, në krijimin dhe mbajtjen e bizneseve të vogla. Gjithashtu, ndikojnë te grumbullimi i disa kursimeve. Por nga ana tjetër, kanë një rol negativ në tregun e punës, pasi dekurajojnë ata që marrin remitancat që të punojnë, duke jetuar me këto të ardhura.

Shqipëria vlerësohet në një ndër vendet me nivelin më të lartë të remitancave në rajon, me 6.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Një sasi e tillë e konsiderueshme valutore tregon për një varësi të ekonomisë sonë nga këto para. Kjo veçanërisht në kushtet, kur për shkak të aktivizimit të vazhdueshëm të valëve emigratore, remitancat vijojnë të jenë të pranishme në ekonominë tonë, duke mos e vendosur atë nën presionin e gjetjes së një tjetër burimi zëvendësues, kur ato nuk do të jenë më.

Kjo nuk pritet  të ndodhë shpejt, cka do të thotë në vitet e ardhshme, duke pasur parasysh emigrimin e lartë, por mbetet një mundësi për t’u shqyrtuar nën optikën e një zhvillimi më të mirë të ekonomisë shqiptare në të ardhmen.

 Por çfarë duhet bërë ndërkohë me remitancat?

Emigrantët shqiptarë dërgojnë mesatarisht rreth 450 euro në muaj pranë familjeve të tyre në atdhe. Kjo shifër bëhet e ditur nga Ria Money Transfer, operatori i dytë më i madh në botë, i cili mundëson remitancat në Shqipëri që prej vitit 2016 në partneritet me EasyPay. Një shumë e tillë tregon qartë se këto para dërgohen kryesisht për konsum dhe jo për biznes apo investime.

Sfida qëndron në gjetjen e një mënyre për të organizuar këto para që të orientohen drejt prodhimit apo investimeve dhe duke ndihmuar kështu ekonominë që të zhvillohet në afatgjatë. Në vetvete, remitancë do të thotë dërgimi i një shume parash si pagesë ose dhuratë dikujt tjetër. Nisur nga ky përkufizim, remitancat nënkuptojnë të jenë në shuma të vogla.

Vende si Algjeria, Maroku etj, kanë kaluar nga remitancat tek tranfertat nga jashtë, që do të thotë shuma të mëdha të dërgesave të emigrantëve, që orientohen drejt investimeve. Edhe Shqipëria duhet të futet në një fazë të tillë dhe këtë mund ta bëjë duke ndërmarrë lehtësi për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri. Në vende të ndryshme të botës jetojnë dhe punojnë komunitete me shqiptarë, të cilët mund të sjellin në atdhe ekspertizën e tyre, network-un dhe kapitalin.

Institucionet duhet të nxisin diasporën që investojë dhe të mbështesin projektet e tyre. Në këtë mënyrë, 6.9% e PBB-së që është niveli i remitancave sot, nuk do të shkojë vetëm për konsum ose në rastin më të mirë, për blerjen e ndonjë banese.

Etiketa: aktualitet
Pas

Historitë e çuditshme pas emrave të kompanive më të famshme

Para

The Telegraph: Pse miliona pushues britanikë mund të dynden së shpejti në Shqipëri?

Para
The Telegraph: Pse miliona pushues britanikë mund të dynden së shpejti në Shqipëri?

The Telegraph: Pse miliona pushues britanikë mund të dynden së shpejti në Shqipëri?

Të Gjitha

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

nga Fast News
15:00 | 10/05/2025
0

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

nga Fast News
14:45 | 10/05/2025
0

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

nga Fast News
14:20 | 10/05/2025
0

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

nga Fast News
14:15 | 10/05/2025
0

Recent News

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

15:00 | 10/05/2025
Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

14:45 | 10/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar