• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Tkurret dhe plaket më tej popullsia e Shqipërisë, rreth 46.5 mijë persona ikën në emigracion

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Tkurret dhe plaket më tej popullsia e Shqipërisë, rreth 46.5 mijë persona ikën në emigracion
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Popullsia e Shqipërisë po tkurret me ritme të frikshme. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, më 1 janar të këtij viti, popullsia rezulton rezulton 2.761.785 banorë, duke pësuar një rënie prej 1.1% ose 31.8 mijë persona më pak kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Nga ana tjetër, popullsia nuk po shtohet në mënyrë natyrore, pasi numri i vdekjeve është pothuajse i njëjtë me atë të lindjeve. Gjatë vitit 2022, shtesa natyrore e popullsisë (lindje-vdekje) regjistroi 690 lindje më shumë se sa vdekje, që është niveli më i ulët historik, me përjashtim të periudhës së pandemisë.



Numri i emigrantëve ishte 46.460 persona, duke shënuar një rritje prej 10.5% kundrejt vitit 2021. Nuk ka vetëm të ikur, pasi rezulton të jenë rritur dhe personat që kthehen në vend. Numri i imigrantëve në vitin 2022 ishte 13.963 persona: 51.9% më shumë, krahasuar me një vit më parë.

Sipas INSTAT, migracioni neto (diferenca midis imigrantëve dhe emigrantëve) shënoi një përmirësim të lehtë, krahasuar me një vit më parë: nga -32.853 në -32.497 banorë në 2022.

Shqipëria po plaket, mosha mesatare rritet në mbi 38.8 vjeç

Ikja e popullsisë në emigracion, kryesisht në moshë të re dhe rënia e lindjeve po sjellin një rritje të moshës mediane, që është mosha që e ndan popullsinë përgjysmë.

Sipas INSTAT, Në 1 janar 2023 mosha medianë e popullsisë rezulton 38.8 vjeç nga 38.2 që ishte më 1 janar 2022, që nënkupton që gjysma e popullsisë së vend është nën 38.8 vjeç dhe gjysma mbi këtë moshë.

Në 1 janar 2023 raporti i varësisë së të rinjve (raporti i popullsisë 0-14 vjeç me popullsinë 15-64 vjeç) u zvogëlua, krahasuar me 1 janar 2022: nga 24.0 % në 23.8%, ndërsa raporti i varësisë së të moshuarve (raporti i popullsisë 65+ me popullsinë 15-64 vjeç) u rrit: nga 23.1% në 24.4% gjatë të njëjtës periudhë.

Raporti gjinor i popullsisë gjithsej më 1 janar 2023 ka pësuar rënie, në krahasim me 1 janar 2022: nga 98.6 në 98.0 meshkuj për 100 femra.

Raporti gjinor në lindje pësoi rënie të lehtë, duke shënuar vlerën 107.4 në vitin 2022, nga 107.6 që ishte në vitin 2021.

Gjatë vitit 2022 lindën 24.688 foshnja, duke pësuar një rënie prej 9.3%, krahasuar me një vit më parë. Numri i vdekjeve në 2022 ishte 23.998 persona, duke pësuar një rënie prej 21.3%, krahasuar me një vit më parë.

Në vitin 2022 numri i emigrantëve ishte 46.460 persona: 10.5% më shumë, krahasuar me vitin 2021.

Numri i imigrantëve ishte 13.963 persona: 51.9% më shumë, krahasuar me një vit më parë.

Tirana, Durrësi dhe Fieri, qarqet me popullsinë më të madhe

Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se më 1 janar 2023 Tirana zë rreth 33.5% të popullsisë gjithsej, duke vazhduar të jetë një nga qarqet më të populluara të vendit, ndjekur nga Durrësi dhe Fieri me nga 10.5% dhe 9.8% përkatësisht.

Sa i përket qarqeve të tjerë, pesë prej tyre zënë respektivisht nga 1.9% deri 4.1% të popullsisë gjithsej.

Përllogaritjet e popullsisë më 1 janar 2023 tregojnë se vetëm një qark i vendit shënojë rritje të popullsisë, krahasuar me një vit më parë, ndërsa njëmbëdhjetë qarqet e tjerë shënuan rënie të popullsisë. Rritja u shënua në Tiranë (+ 0.6%).

Në të kundërt, uljet më të mëdha të popullsisë u shënuan në qarqet: Gjirokastër (- 3.6%), Berat (- 3.1%) dhe Dibër (- 2.9%).

Qarku me raportin e varësisë së të rinjve më të lartë është Kukësi (33.7%), ndërsa qarku me raportin e varësisë së të moshuarve më të lartë është Gjirokastra me (28.0%), ndjekur nga qarku i Lezhës me (27.8%).

 

Pas

Debutimi i biznesit shqiptar në Bursë, ekspertët: Shpërthim për tregun financiar!

Para

Veset që nuk duhet të shfaqni në punë

Para
Veset që nuk duhet të shfaqni në punë

Veset që nuk duhet të shfaqni në punë

Të Gjitha

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

nga Fast News
08:23 | 12/05/2025
0

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

nga Fast News
08:19 | 12/05/2025
0

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

nga Fast News
08:17 | 12/05/2025
0

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

nga Fast News
16:45 | 11/05/2025
0

Recent News

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

08:23 | 12/05/2025
Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

08:19 | 12/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar