• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Ekonomi

Thirrjet për ulje çmimesh, prodhuesit e miellit: Kostot akoma të larta, do të presim

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Thirrjet për ulje çmimesh, prodhuesit e miellit: Kostot akoma të larta, do të presim
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

“Tregtarë, po ju pse nuk i ulni çmimet e produkteve të fabrikuara? Pseeeee? Po ju tregtarët e miellit e pastaj të bukës çfarë po bëni? Çmimi i grurit ka rënë, çmimi i misrit ka rënë, çmimi i thekrës ka rënë; po çmimi i bukës pse rri ai që ishte kur ju e ngritët? Kulmi”, ishte thirrja e Erion Braçes.

Drithërat, vajrat, bulmeti dhe mishi janë ndër ato produkte ushqimore që sipas indeksit të FAO-s kanë pësuar rënie në bursat botërore. Mirëpo, në Shqipëri, ashtu si në shumë vende të tjera europiane, po kërkohet vazhdimisht edhe ulja e çmimeve në raftet e marketeve.

Sipas tregtarëve, kjo gjë nuk po ndodh, për shkak se kriza është zhvendosur nga çmimet e lëndëve të para, karburantit dhe energjisë, tek presioni për rritje pagash, materialesh të tjera, e deri tek kostot e ambalazhit.

“Nuk është e thjeshtë që ndodhi një rënie dhe ajo të reflektohet. Ndërkohë që ndodhë një rënie te një sektor,  tek  lënda e parë në përbërësit e tjerë që marrin pjesë në realizimin e produktin final, mund të jenë në rritje. Kemi ambalazhin s’ka ndryshuar fare, pagat e punëtorëve, materialet ndihmëse s’kanë pasur ndonjë rënie”, tha Adi Haxhiymeri, prodhues.

Edhe pse importuesit po përfitojnë nga luhatja e euros, sipas Haxhiymerit, këto biznese po hasin sërish kosto të larta deri në paraqitjen e produktit final tek konsumatori. Nëse do të ketë një rënie të çmimeve për produktet e importuara apo do të ketë qëndrueshmëri, ai thotë se kjo varet nga situata klimaterike e vendeve të tjera.

“Do shohim si do ndodhi situata në botë mund të jetë favorizuese ose jo. Momentalisht bota po kalon thatësira shumë të larta dhe zona të tjera kalojnë në përmbytje. Kemi një amplitudë shumë të fortë ndërmjet klimave”, shtoi ai.

Ndërkohë, prodhuesit e miellit deklarojnë se ky është momenti që krahas çmimeve të diskutohet edhe për cilësinë e tij. Sipas Haxhiymerit, vendi ynë ende nuk i ka të gjithë laboratorët e nevojshëm për kontrollin e cilësisë dhe prodhuesit i kanë kërkuar qeverisë të investojë në këtë drejtim./A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

Si të bëhesh milioner para moshës 30 vjeç?

Para

Koncertet, sa kushtojnë biletat për artistët kombëtarë e ndërkombëtarë, zbuloni më “të shtrenjtin”

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Qeveria ndalon përdorimin e monopatinave elektrike, ministrja Koçiu shpjegon arsyet e vendimit

Qeveria ndalon përdorimin e monopatinave elektrike, ministrja Koçiu shpjegon arsyet e vendimit

nga Fast News
12:50 | 12/10/2025
0

Çmimet e qirave të zyrave në Tiranë barazohen me Barcelonën, si po ndikon informaliteti

Çmimet e qirave të zyrave në Tiranë barazohen me Barcelonën, si po ndikon informaliteti

nga Fast News
12:30 | 12/10/2025
0

BE nis sot sistemin e ri të hyrje-daljeve, çfarë duhet të dinë udhëtarët

BE nis sot sistemin e ri të hyrje-daljeve, çfarë duhet të dinë udhëtarët

nga Fast News
12:00 | 12/10/2025
0

Familjet e arsimuara po kursehen?! Ja kush po shpenzon sot

Familjet e arsimuara po kursehen?! Ja kush po shpenzon sot

nga Fast News
11:27 | 12/10/2025
0

Recent News

Qeveria ndalon përdorimin e monopatinave elektrike, ministrja Koçiu shpjegon arsyet e vendimit

Qeveria ndalon përdorimin e monopatinave elektrike, ministrja Koçiu shpjegon arsyet e vendimit

12:50 | 12/10/2025
Çmimet e qirave të zyrave në Tiranë barazohen me Barcelonën, si po ndikon informaliteti

Çmimet e qirave të zyrave në Tiranë barazohen me Barcelonën, si po ndikon informaliteti

12:30 | 12/10/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar