• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Tenderat i kalojnë privatit, kompanitë do të paguajnë tarifë për t’u futur në garë

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Tenderat i kalojnë privatit, kompanitë do të paguajnë tarifë për t’u futur në garë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Të gjitha kompanitë që do të futen në tendera për fonde publike, do të paguajnë tarifë. Qeveria ka hedhur për konsultim publik disa ndryshime në ligjin “Për prokurimin publik”. Drafti parashikon që shërbimin e zhvillimit të tenderave institucionet shtetërore mund t’ua kalojnë edhe kompanive private.

Kjo do të ofrohet kundrejt një tarife të rënë dakord paraprakisht.





Konkretisht institucionet publike ose private mund të ofrojnë atë që quhet veprimtari ndihmëse për prokurimin publik dhe që sipas përcaktimeve të bëra në nenin 4 pika 43/1 janë

(a) platforme elektronike, që u mundëson autoriteteve ose enteve kontraktore që të japin kontrata publike ose të lidhin marrëveshje kuadër për punë, furnizime ose shërbime;

(b) konsulencë për përgatitjen e procedurave të prokurimit publik;

(c) përgatitjen dhe zhvillimin e procedurave të prokurimit në emër dhe për llogari të autoritetit ose entit kontraktor në fjalë”.

Kjo kategori do të njihet në ligj si ofrues i shërbimit të prokurimit dhe që sipas draftligjit është “subjekt publik ose privat, i cili mund të kontraktohet nga autoriteti ose enti kontraktor me qëllim realizimin e një veprimtarie ndihmëse për prokurimin publik”.

Entet publike, vendase ose të huaja, që kanë në fushën e veprimtarisë së tyre kryerjen e veprimtarive ndihmëse për prokurimin publik, sipas parashikimeve të nenit 4, pika 43/1 të këtij ligji, mund të jenë ofrues i shërbimit të prokurimit.

Sipas pikës 3 të nenit 21/1 që shtohet në ligjin aktual “në rastin kur, ofruesi i shërbimit të prokurimit kontraktohet për përgatitjen dhe zhvillimin e procedurave të prokurimit në emër dhe për llogari të autoritetit ose entit kontraktor në fjalë, ai do të sillet si autoritet ose ent kontraktor”.

Në një tjetër nen të ri që është ai 21/2 përcaktohet mënyra sesi bëhet përzgjedhja e Ofruesit të shërbimit të prokurimit.

“1. Kontraktimi i subjekteve, ofrues të shërbimeve të prokurimit vendoset nga autoriteti ose enti kontraktor rast pas rasti, për objekte, ku vlerësohet e rëndësishme marrja e një ekspertize të jashtme.

  1. Në rast se, autoriteti ose enti kontraktor vendos të kontraktojë një subjekt privat, për përzgjedhjen e tij duhet t’i referohet procedurave të parashikuara nga dispozitat e këtij ligji dhe akteve të tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Përjashtimisht, kur vlera e përllogaritur e këtij shërbimi është nën kufirin e lartë monetar, autoritetet ose entet kontraktore nuk kanë detyrimin që të zbatojnë procedurat e parashikuara nga ky ligj. Në çdo rast, në dhënien e kontratave duhet të respektojnë parimet e përzgjedhjes të parashikuara në nenin 3 të këtij ligji.

1.Tarifa për kryerjen e veprimtarive ndihmëse për prokurimin publik, nga ofruesi i shërbimit do të jetë deri ne 1 % të vlerës së përllogaritur të kontratës që do të prokurohet.

Pagesa për kryerjen e veprimtarive ndihmëse sipas përcaktimeve të nenit 4, pika 43/1 të këtij ligji, mund të bëhet nga autoriteti ose enti kontraktor dhe/ose operatori ekonomik, sipas rregullave që përcakton Këshilli i Ministrave” thuhet në këtë nen.

Një tjetër pikë që ndryshon në ligj është ajo për institucionet e vogla apo që kanë më pak se 15 punonjës tenderët e të cilëve nëse nuk janë blerje të vogla zhvillohen nga autoritetet eprore. Aktualisht në vend Agjencia e Blerjeve të Përqendruara dhe Agjencia Kombëtare e Shërbimit të Informacionit zhvillojnë procedura prokurimi për shërbimet që duhet të marrin institucione të tjera në vend.

Etiketa: aktualitet
Pas

Apeli i FMN: Rritja e pagave mund të rrisë inflacionin, të shtohen të ardhurat

Para

Pasuritë e paluajtshme, BSH do të analizojë tregun dhe ekspozimin e bankave

Para
Pasuritë e paluajtshme, BSH do të analizojë tregun dhe ekspozimin e bankave

Pasuritë e paluajtshme, BSH do të analizojë tregun dhe ekspozimin e bankave

Të Gjitha

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

nga Fast News
10:36 | 08/06/2025
0

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

nga Fast News
10:33 | 08/06/2025
0

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

nga Fast News
16:06 | 07/06/2025
0

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

nga Fast News
16:04 | 07/06/2025
0

Recent News

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

10:36 | 08/06/2025
Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

10:33 | 08/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar