• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Studimi i ACER: Korrupsioni problem serioz në të gjithë rajonin, më keq Shqipëria

nga Fast News
3 years më parë
në Ekonomi
0
Studimi i ACER: Korrupsioni problem serioz në të gjithë rajonin, më keq Shqipëria
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qytetarët e vlerësojnë korrupsionin një ndër shqetësimet kryesore për ta. Ky problem nuk është vetëm për Shqipërinë, por për të gjitha vendet e rajonit. Është ky një ndër përfundimet e studimit “Promovimi i bashkëpunimit ndërmjet aktorëve të shoqërisë civile në luftën kundër korrupsionit”, organizuar nga Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike dhe financuar nga Bashkimi Europian.

Sipas këtij studimi, korrupsioni  në nivel vendor është një shqetësim në rritje për organizatat e shoqërisë civile në vendet e Balkanit Perendimor. Gjithashtu, forcimi i mirëqeverisjes lokale shihet i lidhur ngushtë me rritjen e pjesëmarrjes qytetare në zgjedhje dhe në qeverisje, me rritjen e llogaridhjes së të zgjedhurve dhe të emëruarve në pushtetin lokal, me luftën pa kompromis kundër korrupsionit dhe si rezultat, me mirëqeverisjen e aseteve dhe të fondeve publike në dispozicion.

Mbi bazën e informacionit të grumbulluar nga studimi, përfaqesuesit e tre organizatave të shoqërisë civile evidentuan lidhjen e fortë midis zhvillimit social-ekonomik dhe mirëqeverisjes të provuar gjerësisht në vendet demokratike Perendimore, duke theksuar se mirëqeverisja është një premisë thelbësore për rritjen e qëndrueshme ekonomike, reduktimin e varfërisë dhe mbrojtjen e mjedisit.

Për arritjen e këtij qëllimi, një rol vendimtar luan besimi ndaj qeverisë në sigurimin e legjitimitetit dhe të qëndrueshmërisë së vetë sistemit politik të një vendi.

Në mënyrë specifike, qytetarët e intervistuar (450 në secilin vend) konfirmojnë se me diferenca te vogla nga njëri vend në tjetrin, më shumë se ¾ e tyre e shohin korrupsionin si problem serioz dhe shumë serioz. Për reduktimin e korrupsionit qytetarët shprehin nivel të lartë mosbesimi në ekzistencën e vullnetit politik, ku shkalla e mosbesimit për suksesin e kësaj lufte është më e lartë në Kosovë (36%), afërsisht dyfish në Serbi (66%) dhe 72% në Shqipëri.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Pasojat e korrupsionit shihen të lidhura drejtëpërdrejtë me rritjen e ngadalshme ekonomike, lirinë ekonomike të të bërit biznes dhe ndryshimin e ngadalshëm të nivelit të jetesës. Ndërkaq, gjatë dekadës së fundit, perceptimi lidhur me korrupsionin për grupin e përgjigjeve keq, shumë keq dhe njësoj zë perkatesisht 86.1% në Serbi; 55.1% në Kosovë dhe 94.4% në Shqipëri.

Etiketa: aktualitet
Pas

Rekordi i ri i euros, zbret afër 108 lekëve

Para

Gati subvencionet për blegtorinë, ja kush përfiton

Para
Gati subvencionet për blegtorinë, ja kush përfiton

Gati subvencionet për blegtorinë, ja kush përfiton

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Nisin punimet, 310 mln € për aksin Janinë-Kakavijë/ Nga Athina në kufirin shqiptar, për 4,5 orë

Nisin punimet, 310 mln € për aksin Janinë-Kakavijë/ Nga Athina në kufirin shqiptar, për 4,5 orë

nga Fast News
13:00 | 14/02/2026
0

Panairi Tourism Fair Albania përforcon rolin si platformë kyçe për zhvillimin e turizmit në Shqipëri

Panairi Tourism Fair Albania përforcon rolin si platformë kyçe për zhvillimin e turizmit në Shqipëri

nga Fast News
12:34 | 14/02/2026
0

Akademik.Prof.Dr. Anastas Angjeli: Ari, nafta dhe bitcoin, prapaskenat e një jave që tronditi tregjet globale

Akademik.Prof.Dr. Anastas Angjeli: Ari, nafta dhe bitcoin, prapaskenat e një jave që tronditi tregjet globale

nga Fast News
12:24 | 14/02/2026
0

Çfarë është Dita e Shën Valentinit dhe nga e ka prejardhjen?

Çfarë është Dita e Shën Valentinit dhe nga e ka prejardhjen?

nga Fast News
12:04 | 14/02/2026
0

Recent News

Nisin punimet, 310 mln € për aksin Janinë-Kakavijë/ Nga Athina në kufirin shqiptar, për 4,5 orë

Nisin punimet, 310 mln € për aksin Janinë-Kakavijë/ Nga Athina në kufirin shqiptar, për 4,5 orë

13:00 | 14/02/2026
Panairi Tourism Fair Albania përforcon rolin si platformë kyçe për zhvillimin e turizmit në Shqipëri

Panairi Tourism Fair Albania përforcon rolin si platformë kyçe për zhvillimin e turizmit në Shqipëri

12:34 | 14/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar