• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Teknologji

Pse grupet e WhatsApp-it i bëjnë keq shëndetit tonë

nga Fast News
2 years më parë
në Teknologji
0
Pse grupet e WhatsApp-it i bëjnë keq shëndetit tonë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Për Korkor-in, 26 vjeç, celularët janë një burim i pafundmë ankthi.

“Kurdoherë që shoh se kam disa mesazhe njëkohësisht, më duket sikur dikush po përpiqet të më kontaktojë menjëherë kështu që mendoj se bëhet fjalë për ndonjë emergjencë. Menjëherë më zë paniku dhe shqetësohem”,thotë ai.Por njësoj si mesazhet e shkurtra dhe të shpejta, edhe ato të gjata krijojnë shqetësim. “Tekstet e gjata më mbushin me frikë. Toni mund të keqkuptohet, është më mirë të dëgjosh zërin e një personi dhe ta dëgjosh në kohë reale”, thotë Korkor-i për The Independent.



Ditët e sotme nëse zotëron një smartfon, ka disa platforma të ndryshme mesazhesh në dispozicion të përdoruesve. WeChat. Signal. Viber. E kështu me radhë. Por më popullori është WhatsApp. I blerë në vitin 2014 nga Meta për 22 miliardë Dollarë, aplikacioni ka më shumë se dy miliard përdorues në total dhe është bërë mjeti kryesor për biseda profesionale dhe personale, duke i lejuar njerëzit që të shkëmbejnë informacion, thashetheme dhe shaka më shpejt dhe në mënyrë më eficente.

Mund ta përdorni për të dërguar video, foto, GIF-sa, mesazhe zanore etj. Është me pak fjalë, me gjithë qëllimin e saj, një litar shpëtimi për shumë prej nesh. Por me kalimin e viteve është bërë shkaktari i rritjes së ankthit, me çdo opsion që prezantohet si një shqetësim i ri për t’u menduar.

Këto përfshijnë, faktin kur sheh dikë që po shkruan online, duke e ditur se po shkruajnë një mesazh ndaj jush, kur sheh se kanë lexuar mesazhin dhe zgjedhin të mos kthejnë përgjigje, dhe kur sheh dikë kur ka qenë për herë të fundit aktiv. Megjithatë fatmirësisht këto opsione mund të fiken. Por kjo nuk mjafton për t’i dhënë fund shqetësimeve të njerëzve.

“Më duket dërrmuese”, thotë Tom Bourlet, një planifikues festash, i cili e përdor WhatsApp-in për punë, por edhe për t’u njohur me njerëz. E teksa shenja që tregon se mesazhi i dërguar është lexuar shkakton shqetësim, për Bourlet burim i veçantë shqetësimi janë grupet.

“Po bëhen kaq shumë grupe për çdo takim dhe event. Njerëzit po postojnë pa pushim. Unë kam ADHD (një sëmundje e zhvillimit neurologjik që ndodh më së shumti në fëmijëri) dhe duhet të fokusohem tek ajo që po bëj, pra nuk kam kohë të kontrolloj mesazhet sepse përndryshe do të shpërqendrohem. Por herë pas here e gjej veten duke lexuar me dhjetëra mesazhe”, tregon ai.

Por edhe në rastin kur fik telefonin në punë, kur e rindez do të shikosh që ke më shumë se 100 mesazhe të humbura në një grup të veçantë. Presioni për të kapur çdo gjë që ke humbur mund të bëhet shqetësues.

Dhe këtë nuk e ndihmon as fakti që njerëzit sot krijojnë grupe në WhatsApp për arsye nga më banalet.

“Grupet e WhatsApp-it, karakterizohen nga të gjitha tipet e kualitetit që shihen në rregullimet e tjera shoqërore ku individët konkurrojnë për vëmendje”, shpjegon Marc Hekster, psikolog.

Për të sa më shumë njerëz të ketë grupi, më e vështirë bëhet që të vendosësh dinamikat e grupit.

“Si rrjedhojë, bisedat mund të bëhen një hapësirë e pakontrolluar ku individët projektojnë se cilat janë ndjenjat e dërguesit të mesazhit, qofshin ato pozitive apo negative. Kjo do të rrisë ankthin”, thotë ai.

Më e keqja për psikologun është përfshirja në një grup pa miratimin e personit.

Pastaj është art me vete edhe të largohesh nga një grup, pa u marrë me personat e tjerë që ju shikojnë të ikni. Tashmë, WhatsApp ka dhënë mundësinë që të largohesh në heshtje dhe të vetmit që njoftohen janë administratorët e grupit.

Zoe Clews e cila është e specializuar për ankthin thotë se është më mirë që njerëzit të kuptojnë që nuk mund t’u përgjigjen të gjitha mesazheve në moment dhe ky nuk është problem.

“Jepini vetes leje për të ndaluar dhe fjetur dhe duke thënë se do të përgjigjeni nesër për këtë mesazh”, shprehet ajo kur vjen fjala tek mesazhet që ndihemi nën presion për t’u përgjigjur.

Etiketa: aktualitet
Pas

Mosha mesatare e një ndërmarrësi të suksesshëm është 39 vjet

Para

Rekordi i ri i euros, zbret afër 108 lekëve

Para
Rekordi i ri i euros, zbret afër 108 lekëve

Rekordi i ri i euros, zbret afër 108 lekëve

Të Gjitha

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

nga Fast News
14:14 | 12/05/2025
0

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

nga Fast News
08:23 | 12/05/2025
0

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

nga Fast News
08:19 | 12/05/2025
0

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

nga Fast News
08:17 | 12/05/2025
0

Recent News

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

14:14 | 12/05/2025
Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

08:23 | 12/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar