• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Pagat rriten me pikatore, mezi mbulojnë inflacionin

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Pagat rriten me pikatore, mezi mbulojnë inflacionin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Përkundrejt pritshmërive se pagat në ekonominë shqiptare do të rriteshin ndjeshëm, si një mënyrë për të frenuar largimin e fuqisë punëtore, në tremujorin e parë të këtij viti, rritja ka qenë thuajse e papërfillshme.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të parë 2023, është 64.706 lekë, duke u rritur me 9,2% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Teksa inflacioni mesatar për të njëjtën periudhë është rritur me 7.2%, ndryshimi real i pagave është vetëm 2%.





Ndërsa në krahasim me fundin e vitit, kur paga mesatare në ekonomi arriti rekordin e 66,014 lekëve, në tremujorin e parë paga ka rënë me 2%. Përgjithësisht në tremujorin e fundit ka një rritje më të lartë të pagës mesatare për shkak të shpërblimeve të fundvitit, por rënia me bazë tremujore në muajt e parë të këtij viti është më e lartë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur ra me vetëm 0.5%, ndërsa në tremujorin e parë 2021 tendenca kishte qenë rritëse në raport me fundin e 2020-s, me 1.9%.

Tkurrja e pagës me bazë tremujore është më e forta që nga tremujori i tretë 2020, kur vendi po vuante pasojat e pandemisë.

Sipas INSTAT, gjatë tremujorit të parë 2023, aktivitetet ekonomike që ofrojnë pagë mesatare mujore bruto, më të lartë se paga mesatare në nivel kombëtar, janë Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit dhe Informacioni dhe Komunikacioni.

Paga mesatare bruto për aktivitetin e Bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit, si ndër aktivitetet me pagë mesatare më të ulët se paga mesatare në nivel kombëtar, ka pasur rritjen më të lartë, prej 14,2%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

Gjatë tremujorit të parë 2023, grup-profesionet e “Manaxherëve, Ligjvënësve, Nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë” dhe “Specialistë me arsim të lartë (profesionistë)”, ofrojnë pagat mesatare mujore bruto më të larta krahasuar me pagën mesatare në nivel kombëtar.

Në muajt e parë të këtij viti, kryeministri Edi Rama ushtroi “presion” mbi bizneset që të rrisnin pagat e punonjësve të tyre, ndërsa premtoi se pagat e administratës brenda dy vitesh do të kapnin mesataren e rajonit prej rreth 900 euro. Por, deri tani vetëm administrata e larta ka arritur që t’ia kalojë rajonit, ndërsa paga mesatare në ekonomi vijon të mbetet rreth 30-40% më e ulët se në Serbi, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut e Bosnjë Hercegovinë.

Etiketa: aktualitet
Pas

Rekord për investimet e huaja në tremujorin e parë, kompanitë riinvestojnë fitimet

Para

Bilanci i turizmit/ Të huajt vijnë, shqiptarët ikin

Para
Bilanci i turizmit/ Të huajt vijnë, shqiptarët ikin

Bilanci i turizmit/ Të huajt vijnë, shqiptarët ikin

Të Gjitha

2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë. Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave: Ja cilat janë fushat më problematike

2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë. Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave: Ja cilat janë fushat më problematike

nga Fast News
16:45 | 10/06/2025
0

Shtëpia që ndryshon ngjyrë vetë, ul faturën e energjisë deri në 15%

Shtëpia që ndryshon ngjyrë vetë, ul faturën e energjisë deri në 15%

nga Fast News
16:41 | 10/06/2025
0

Cmimet e larta, frika nga një krizë e re

Cmimet e larta, frika nga një krizë e re

nga Fast News
16:35 | 10/06/2025
0

SMILE.al – 5 vite histori, versioni më i mirë i suksesit!

SMILE.al – 5 vite histori, versioni më i mirë i suksesit!

nga Fast News
12:04 | 10/06/2025
0

Recent News

2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë. Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave: Ja cilat janë fushat më problematike

2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë. Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave: Ja cilat janë fushat më problematike

16:45 | 10/06/2025
Shtëpia që ndryshon ngjyrë vetë, ul faturën e energjisë deri në 15%

Shtëpia që ndryshon ngjyrë vetë, ul faturën e energjisë deri në 15%

16:41 | 10/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar