• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Ministrja Ibrahimaj: Vendet e rajonit duhet të rindërtojnë hapësirën fiskale për të përballuar goditjet në të ardhmen

nga Fast News
3 years më parë
në Ekonomi
0
Ministrja Ibrahimaj: Vendet e rajonit duhet të rindërtojnë hapësirën fiskale për të përballuar goditjet në të ardhmen
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Vendet e rajonit duhet të rindërtojnë hapësirën fiskale dhe të forcojnë kuadrin e politikave fiskale, me qëllim që të rrisin elasticitetin dhe aftësinë e tyre për të përballuar goditjet e mundshme në të ardhmen. Është ky rekomandimi që ka bërë ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj nga Dubrovniku, ku ka marrë pjesë në konferencën e nivelit të lartë “Politikëbërja në “ujëra të turbullta”: Nxitja e Elasticitetit në Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore (CESEE)”, organizuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Kombëtare e Kroacisë.

Një gjë e tillë, sipas Ibrahimaj, ndihmon në identifikimin dhe adresimin e dobësive, duke reduktuar rreziqet në ekonomi; rritjen e besimit të investitorëve dhe tërheqjen e investimeve të huaja dhe vendase, si dhe investime financiare dhe jofinanciare;  sigurimin e një qëndrueshmërie fiskale afatgjatë.

“Politikat e shëndosha fiskale, duke përfshirë menaxhimin e qëndrueshëm të borxhit, diversifikimin e të ardhurave dhe racionalizimin e shpenzimeve, janë thelbësore për të ruajtur stabilitetin makroekonomik dhe për të parandaluar disbalancat fiskale. Kjo, nga ana tjetër, forcon elasticitetin ndaj goditjeve të ardhshme dhe siguron një bazë solide për rritje të qëndrueshme ekonomike”, u shpreh ministrja.

Konferenca u fokusua në mënyrën se si të nxitet elasticiteti në CESEE, në një mjedis ekonomik, ku rreziqet e fragmentimit janë rritur dhe goditjet e furnizimit si kriza e vazhdueshme e energjisë pas luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe, në mënyrë të pashmangshme, ndryshimeve klimatike.

Diskutimet u përqendruan duke pasur në fokus të ardhmen, në menaxhimin e ekonomive kur ka paqartësi të mëdha, me konkluzionin që vëmendja duhet të jetë gjithmonë në atë që pritet të ndodhë në të ardhmen, në kujdesin për zhvillimin ekonomik dhe ambientin.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Politikëbërësit kryesorë nga rajoni, akademikë, ekspertë të organizatave ndërkombëtare, diskutuan mbi sfidat dhe opsionet e politikave për : rritjen e sigurisë energjetike mes tregjeve të fragmentuara të energjisë; përshtatjen me ndryshimet e vazhdueshme në modelet tregtare dhe të investimeve të huaja direkte në mes të nacionalizmit ekonomik dhe rimendimit të zinxhirëve të furnizimit; drejtimi i politikave makroekonomike dhe strukturore përmes një bote me goditje më të shpeshta të ofertës.

Ministrja Ibrahimaj ishte pjesë e sesionit “Tryeza e Politikës: Drejtimi i politikave makroekonomike përmes goditjeve më të shpeshta të ofertës”, së bashku me drejtoren menaxhuese të FMN, Kristalina Georgieva, Zëvendës President Ekzekutiv të Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis, dhe Kryetarin e Bordit të Bankës së Lituanisë, Gediminas Šimkus.

Në fjalën e saj, Ministrja Ibrahimaj u fokusua në rolin e politikës fiskale sa i përket sfidës së uljes së nivelit të inflacionit dhe stabilizimit të ekonomisë përballë goditjeve të ofertës, si dhe nevojën që kanë vendet e rajonit për të rindërtuar hapësirën fiskale dhe forcuar kuadrin e politikave fiskale, në mënyrë që të përballojnë goditjet e mundshme në të ardhmen.

Etiketa: aktualitet
Pas

Shqipëria ndër 5 vendet me konsumin më të lartë të qumështit në botë

Para

Mosha mesatare e një ndërmarrësi të suksesshëm është 39 vjet

Para
Mosha mesatare e një ndërmarrësi të suksesshëm është 39 vjet

Mosha mesatare e një ndërmarrësi të suksesshëm është 39 vjet

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Nisin punimet, 310 mln € për aksin Janinë-Kakavijë/ Nga Athina në kufirin shqiptar, për 4,5 orë

Nisin punimet, 310 mln € për aksin Janinë-Kakavijë/ Nga Athina në kufirin shqiptar, për 4,5 orë

nga Fast News
13:00 | 14/02/2026
0

Panairi Tourism Fair Albania përforcon rolin si platformë kyçe për zhvillimin e turizmit në Shqipëri

Panairi Tourism Fair Albania përforcon rolin si platformë kyçe për zhvillimin e turizmit në Shqipëri

nga Fast News
12:34 | 14/02/2026
0

Akademik.Prof.Dr. Anastas Angjeli: Ari, nafta dhe bitcoin, prapaskenat e një jave që tronditi tregjet globale

Akademik.Prof.Dr. Anastas Angjeli: Ari, nafta dhe bitcoin, prapaskenat e një jave që tronditi tregjet globale

nga Fast News
12:24 | 14/02/2026
0

Çfarë është Dita e Shën Valentinit dhe nga e ka prejardhjen?

Çfarë është Dita e Shën Valentinit dhe nga e ka prejardhjen?

nga Fast News
12:04 | 14/02/2026
0

Recent News

Nisin punimet, 310 mln € për aksin Janinë-Kakavijë/ Nga Athina në kufirin shqiptar, për 4,5 orë

Nisin punimet, 310 mln € për aksin Janinë-Kakavijë/ Nga Athina në kufirin shqiptar, për 4,5 orë

13:00 | 14/02/2026
Panairi Tourism Fair Albania përforcon rolin si platformë kyçe për zhvillimin e turizmit në Shqipëri

Panairi Tourism Fair Albania përforcon rolin si platformë kyçe për zhvillimin e turizmit në Shqipëri

12:34 | 14/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar