• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Makina e parë “Made in Albania”/ Zbulohet kush do të jetë në krah të sipërmarrëses Arjeta Puca në këtë mision

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Makina e parë “Made in Albania”/ Zbulohet kush do të jetë në krah të sipërmarrëses Arjeta Puca në këtë mision
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një automjet tërësisht shqiptar. Brendi i parë “Made in Albania” edhe në sektorin automotiv. Deklaratat në podcatin e disa javëve më parë të kryeministrit Rama me sipërmarrësen Arjeta Puca për atë që e ai quajti “Ferrari from the balcans”, nuk kanë qenë thjesht për sensacion apo konsum publik. Tashmë bëhet fjalë për një projekt, me një plan të qartë për realizimin e tij.

Një nismë ambicioze, por jo e pamundur, që bën bashkë dëshirën, vizionin dhe eksperiencën. Sipërmarësja Arjeta Puca nuk do të jetë e vetme në këtë “mision”. Nga burimet tona brenda kryeministrisë kemi mësuar se pjesë e projektit do të jetë edhe qeveria shqiptare nëpërmjet Korporatës së Investimeve Shqiptare. Do të jetë ky institucion, “që do të shtyjë automjetin shqiptar, teksa sipërmarja do të jetë në timon”, sic u shpreh dhe vetë kryeministri në podcast.



“Korporata e Investimeve Shqiptare do të investojë në prodhimin e makinës së parë shqiptare, duke mbështetur idenë dhe vizionin e Arjeta Puca. Korporata është ngritur për identifikimin e aseteve dhe strukturimin e projekteve të investimit, në fusha si industria, energjia, teknologjia, turizmi etj. Së bashku me ekspertizën e Arjetës, Korporata e Investimeve Shqiptare do të zhvillojë dhe do të materializojë projektin ambicioz të ndërtimit të një makine ’super car’ shqiptare, e cila do të konkurrojë në tregjet globale”, shprehen burimet e mësipërme për Fast Neës Economy.

Kush është sipërmarrësja që do të realizojë automjetin e parë shqiptar?

Sipërmarrësja Arjeta Puca është themeluese e kompanisë TIMAK në Shqipëri, e specializuar në prodhimin e makinerive dhe superstrukturave dhe aktive në tregun shqiptar që prej vitit 2016. TIMAK ofron shërbime me kualitet të lartë në më shumë se 16 shtete, si Bullgari, Maqedoni e Veriut, Mal i Zi, Turqi, Kosovë etj.

Arjeta lindi në Bulqizë dhe në vitin 1991, kur ishte vetëm 4-vjeç, familja e saj largohet drejt Turqisë. Ajo kthehet për vizitë në Shqipëri në vitin 1996 dhe vendos për të qëndruar përfundimisht dhe për të hapur fabrikën e saj.

Arjeta Puca është zgjedhur nga OKB-ja për të prodhuar 500 autoambulanca që do t’i dhurohen Ukrainës.  Fabrika prodhon makinat e saj në afërsi të Tiranës dhe këto automjete përdoren për urgjencat e plagosurve të luftës në Ukrainë, emergjencat spitalore apo emergjencat kombëtare në Shqipëri, forcave të armatosura dhe zjarrfikësve.

Kompania TIMAK është e fokusuar në prodhim, konvertim dhe montim të konstruksioneve metalike dhe plastike të automjeteve të ndryshme, si p.sh autoambulanca, zjarrfikëse, kamion pastrimi, mjete për mirëmbajtje dimërore dhe verore, makina të ujërave të zeza, batipal, mjete të lëvizsshme dhe mjete të tjera të ngjashme.

Automjetet personalizohen sipas karakteristikave të shërbimit të ofruar. Kështu psh makinat e policisë kanë të intergruar një paketë të përmirësuar të frenave dhe pezullimit, e cila përmirëson sigurinë, trajtimin, redukton kostot e mirëmbajtjes dhe kohën e ndërprerjes së automjetit. Njëlloj dhe për mjetet e tjera bëhet ndërhyrje sipas nevojave specifike.

Krijimi i TIMAK ka ardhur si një nismë për rritjen e produkteve “Made in Albania” dhe me synimin që këto produkte të dominojnë tregun vendas me një cilësi maksimale. Gjithashtu ,një pjesë e rëndësishme e misionit të TIMAK është të krijojë mundësi dhe të mbështesë gratë në fushat e industrisë që janë të dominuara nga burrat.

Këtyre objektivave tani u shtohet një tjetër: ai i krijimit të “Ferrarit” shqiptar!

Etiketa: aktualitet
Pas

10 profesionet ku punonjësit janë më të lumtur

Para

6 gjëra që nuk duhet t’i mbani kurrë në portofol

Para
6 gjëra që nuk duhet t’i mbani kurrë në portofol

6 gjëra që nuk duhet t’i mbani kurrë në portofol

Të Gjitha

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

nga Fast News
19:55 | 09/05/2025
0

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

nga Fast News
15:18 | 09/05/2025
0

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

nga Fast News
15:15 | 09/05/2025
0

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

nga Fast News
11:00 | 09/05/2025
0

Recent News

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

19:55 | 09/05/2025
Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

15:18 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar