• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Kosova bllokon hyrjen e mallrave nga Serbia

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Kosova bllokon hyrjen e mallrave nga Serbia
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas rrëmbimit të tre policëve kufitarë në veri, qeveria e Kosovës ka vendosur që asnjë mall nga Serbia nuk do të lejohet të hyjë në Kosovë.

Në lidhje me rrëmbimin e tre policëve të Kosovës ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti, i cili e ka quajtur edhe “agresion” edhe synim për destabilizim.





“Dyshojmë që ata janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, qartazi si hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit famëkeq Millun Millenkoviq – Lune, i cili paraqet një ndër krerët e krimit të organizuar dhe kontrabandës”, ka thënë Kurti.

Për këtë ka reaguar edhe Policia e Kosovës dhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla të cilët kanë kërkuar nga organet ndërkombëtare lirimin e menjëhershëm të tyre

Kujtojmë se tarifa doganore 100% ishte marrë nga Qeveria Haradinaj pas dështimit të Kosovës për të hyrë në UNESCO.

Kjo politikë ishte mbështetur edhe nga Albin Kurti dhe Vetëvendosje, por të cilët kishin propozuar masën e Reciprocitetit të plotë tregtar, ekonomik dhe politik me Serbinë.

Sidoqoftë, do të ishte vetë Kurti ai që do të hiqte taksën 100% ndaj mallrave serbe në mars dhe prill të vitit 2020 si kryeministër në Qeverinë Kurti I.

Megjithatë, ai do të rrëzohej në atë kohë nga pushteti por do të premtonte se menjëherë pas ardhjes në pushtet (çështje ditësh e javësh, por kurrësesi muajsh) do të vendoste Reciprocitetin.

Kryeministri Kurti kishte ardhur në pushtet sërish pas zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, por deri tash nuk e ka realizuar premtimin e Reciprocitetit. Madje, ka pasur shumë kritika ndaj Qeverisë së tij për rritjen e importeve nga Serbia gjatë periudhës sa është në krye të Qeverisë.

Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, në janar të vitit 2023, vlera e mallrave të importuara nga Serbia ishte 17 milionë 870 mijë euro. Krahasuar me muajin e njëjtë të vitit 2022, vlera e importuar nga shteti fqinj ishte 1 milion e 523 mijë euro më e lartë.

Brenda një viti Kosova ka importuar mallra nga Serbia afro 400 milionë euro .

Nëse llogaritet vlera totale e importit nga Serbia gjatë vitit të kaluar, rezulton në një vlerë mbi 1 milion euro në ditë.

Sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës, top produktet e importuara nga Serbia gjatë vitit 2022 ishin pijet freskuese, gruri, benzina dhe vajrat, demat, biskotat, kontenierët, misri, ushqimi për kafshë, etj.

Nëse krahasojmë me importin, eksporti i Kosovës në Serbi është shumë më i vogël. Vetëm 60.7 milionë euro eksportoi Kosova drejt këtij shteti në vitin 2022.

Vlera e lartë e importit nga ky shtet u përdor shpesh nga opozita për të akuzuar pushtetin se nën qeverisjen e tyre tregu kosovar po pushtohet nga produktet serbe.

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Sipërmarrësi i njohur tregon arsyet e rënies së euros

Para

4 raste kur duhet të thuash “Jo”

Para
4 raste kur duhet të thuash “Jo”

4 raste kur duhet të thuash “Jo”

Të Gjitha

Autizmi dhe arsimi gjithëpërfshirës, për herë të parë dy sondazhe kombëtare tregojnë gjendjen në Shqipëri

Autizmi dhe arsimi gjithëpërfshirës, për herë të parë dy sondazhe kombëtare tregojnë gjendjen në Shqipëri

nga Fast News
11:12 | 10/07/2025
0

Investitorët amerikanë ankohen për turizmin: Problem mungesa e ujit, keqmenaxhimi i ujërave të zeza, djegia e mbetjeve në landfille

Investitorët amerikanë ankohen për turizmin: Problem mungesa e ujit, keqmenaxhimi i ujërave të zeza, djegia e mbetjeve në landfille

nga Fast News
11:01 | 10/07/2025
0

Tender emergjent për riparimin e rrugës Vorë- Ura e Dajlanit, ja sa është shuma

Tender emergjent për riparimin e rrugës Vorë- Ura e Dajlanit, ja sa është shuma

nga Fast News
10:55 | 10/07/2025
0

Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, Rama paralajmëron reformë për kontrollin e territorit,

Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, Rama paralajmëron reformë për kontrollin e territorit,

nga Fast News
14:05 | 09/07/2025
0

Recent News

Autizmi dhe arsimi gjithëpërfshirës, për herë të parë dy sondazhe kombëtare tregojnë gjendjen në Shqipëri

Autizmi dhe arsimi gjithëpërfshirës, për herë të parë dy sondazhe kombëtare tregojnë gjendjen në Shqipëri

11:12 | 10/07/2025
Investitorët amerikanë ankohen për turizmin: Problem mungesa e ujit, keqmenaxhimi i ujërave të zeza, djegia e mbetjeve në landfille

Investitorët amerikanë ankohen për turizmin: Problem mungesa e ujit, keqmenaxhimi i ujërave të zeza, djegia e mbetjeve në landfille

11:01 | 10/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar