• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Formula e re e taksimit të pronës, ekspertët: Ja cfarë duhet që të funksionojë

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Formula e re e taksimit të pronës, ekspertët: Ja cfarë duhet që të funksionojë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Taksimi sipas çmimit real të pronës është taksimi më i drejtë. Këtë mendim ndanë në studion e A2 Business të gazetares Aurora Sulce, ekspertët e ekonomisë, duke folur për formulën e re të taksës së pronës, që nuk do të bëhet me çmim reference, por me vlerën e tregut.

Eksperti për ekonominë Bardhi Sejdarasi, theksoi se problemi kryesor deri më tani i mbledhjes së kësaj takse ka qenë paaftësia menaxheriale dhe përjashtimi nga taksimi, teksa sugjeron edhe zgjidhjen.



“E vlerësoj si iniciativë. Prona përmbledh më shumë se ndërtesat. Ndikon tek ata që përfshihen në pagimin e kësaj takse dhe këtu shoh pabarazinë. Të gjithë ata që kanë një pronë duhet të paguajnë për këtë pronë. 7 bashki  u rrezikuan të falimentonin, ndër to Vora dhe Kavaja. Po mendoni që Kavaja të ketë vështirësi kur në Golem gjysma e Tiranës ka prona e apartamente. Ka një paaftësi të madhe menaxheriale që lidhet me taksën e pronës.

Nuk duhet të ketë përjashtime për taksën e pronës. Penalizohen ata që i shpëtojnë kësaj takse. Bëhet fjalë për një politikë gjithëpërfshirëse. Nëse nuk ka përjashtime, kur ka database perfekte dhe agjencitë i kanë të gjitha pronat e regjistruara, nuk mund ti shpëtosh kësaj gjëje. Ne kemi probleme të mëdha të inventarëve.

Taksa e infrastrukturës siguron 32 % të të ardhurave, taksa e pronës 16%. Kjo është çështje administrimi. Nëse taksoni shtëpitë brenda unazës me çmim më të lartë se vilat që janë jashtë vijës së verdhë, është padrejtësi. Taksimi sipas çmimit real të pronës është taksimi më i drejtë. Taksa e pronës duhet të marrë në konsideratë çmimin e tregut”.

Për kryetarin e Institutit për Bashkitë e Shqipërisë, Agron Haxhimali, problemi qëndron te mungesa e vullnetit dhe jo te ligji. Sipas tij çështja qëndron te sistemi, logjistika dhe gatishmëria dhe edukata qytetare.

“Çështja është sa jemi të gatshëm dhe sistemi ynë sa është i përgatitur me ndryshime ligjore dhe logjistike, teknologji dhe edukatë qytetare e institucionale dhe të dhënat a jemi në gjende të bëjmë vlerësimin real të një objekti të një zone. Kjo është e gjithë çështja.

Grafiku tregon mungesë vullneti sipas projeksionit të vitit 2018 kur bëmë reformën e ndryshimet ligjore. Pritej që të ardhurat në të 61 bashkitë nga kjo taksë do të arrinte nga 70-100 mijë që do përbënte një portofol shumë të mirë për pushtetin vendor. Nuk e kemi këtë arritje që do të sigurohej.

Nuk është faji i ligjit. Mungesë vullneti dhe kapacitetesh administrative janë element i parë, kadastra fiskale, popullata, por ligji i ka parashikuar të gjitha mënyrat për të verifikuar pronën. Taksa është për objektin dhe jo për qytetarin, po t’i çosh faturën në derë qytetari do ta kthejë edhe po të jetë në Angli. Institucionet duhet t’ua shprehin qartë qytetarëve. Që të jenë të ndërgjegjshëm”.

Ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj, shprehet se për të ndryshuar taksat apo politikat fiskale duhet të evidentohen problematikat. Sipas saj çështja qëndron te zbatueshmëria, sepse nëse nuk zgjidhet problemi i zbatimit do të ngelen ligje në letër.

“Çdo vlerësim duhet bërë mbi bazën e realitet që do të thotë ta njohim shumë mirë këtë realitet. Në Shqipëri nuk ecim me politikë vizionare. Që ne të ndryshojmë një taksë apo politikë fiskale ne duhet të identifikojmë problematikat dhe parashikueshmërinë.

Ekonomia e ndërtimi kanë ndryshuar. Tirana synohet me disa qendra, duhet të kemi ndryshueshmëri në sistemin fiskal ndaj një vlere prone. Të vlerësohet mbi bazën e vlerës reale dhe jo në aspektin teorik. Si te pagesa e ujit, energjisë, tatime e taksa, kryesisht kanë qenë qytetarët që kanë paguar dhe shumë më pak individë në zona rurale. Thembra e Akilit qëndron te zbatueshmëria e ligjit nëse nuk zgjidhim problemin e zbatimit do të ngelen ligje në letër. Qeveria kur ndërmerr nisma të tilla pa identifikuar problematikat nuk mund të ndryshojmë gjëra të tjera”.

Kryetari i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë Ilir Pilku, problemin e shikon te standardi i dyfishtë dhe sugjeron unifikim të tij për një taksim të drejtë. Por kjo sipas tij funksionon me bashkërendim të institucioneve, metodologji dhe programim të saktë për të vjelur këtë taksë në mënyrë të drejtë.

“Ajo që shikoj është një standard i dyfishtë. Nga njëra në taksën mbi pronën dhe taksën mbi shitblerjen e pronës. Pse të mos kemi një unifikim të standardit që të kemi taksim sa më të drejtë, si të pronës ashtu edhe me tatimin për shitblerjen e pronës. Në 30 vite kemi konfuzitet përplasje dhe jo standard të drejtë mbi politikat fiskale. Jemi ende me referenca të 2016-ës.  Që të funksionojë është bashkërendimi i institucioneve, metodologjia dhe programimi i saktë për të vjelur këtë taksë në mënyrë të drejtë”.

Etiketa: aktualitet
Pas

Sa taksë për pronën do të paguajmë sipas formulës së re?

Para

Biznesi, afat edhe një muaj për dorëzimin e pasqyrave financiare. Do të aplikohen gjoba

Para
Biznesi, afat edhe një muaj për dorëzimin e pasqyrave financiare. Do të aplikohen gjoba

Biznesi, afat edhe një muaj për dorëzimin e pasqyrave financiare. Do të aplikohen gjoba

Të Gjitha

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Është vetëm 14 vjeç, por po ndërton të ardhmen me inteligjencë artificiale/ Njihuni me Kaon Krasniqin

Është vetëm 14 vjeç, por po ndërton të ardhmen me inteligjencë artificiale/ Njihuni me Kaon Krasniqin

nga Fast News
09:00 | 13/05/2025
0

Recent News

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025
Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

10:00 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar