Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Debutimi i biznesit shqiptar në Bursë, ekspertët: Shpërthim për tregun financiar!

nga Fast News
3 years më parë
në Finance
0
Debutimi i biznesit shqiptar në Bursë, ekspertët: Shpërthim për tregun financiar!
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Funksionimi dhe zhvillimi i tregut të kapitaleve në Shqipëri ishte temë e diskutimit në emisionin “A2 Business” të moderatores Aurora Sulçe, ku të ftuar ishin Drejtoresha ekzekutive e NOA-s, Herjola Spahiu, anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të Bursës, Elvin Meka dhe eksperti për tregjet financiare Artan Gjergji.

Nisja e funksionimit të ‘ALSE’ pritet të sjellë zhvillime në tregun e kapitaleve pas emetimit të ofertës së parë publike nga NOA.

Spahiu u shpreh se oferta e parë “u realizua e tëra brenda shumë pak ditësh dhe investitorët e kanë marrë, pra është shitur totalisht”.

“Ishte e para iniciativë për një obligacion publik nga një institucion privat”, shtoi ajo.

Sakaq për Mekën, i cili është edhe pjesë e Këshillit Mbikëqyrës, çelja e bursës nuk është vetëm një sinjal për hapjen e tregut të letrave me vlerë përtej bonove të thesarit të qeverisë, por një indicie për shpërthim financiar.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

“Unë do të shkoja përtej sinjalit, ndoshta përbën një shpërthim në treg. Nuk duhet të shihet si një indicje për të blerë letra me vlerë, por si ngjarja më e madhe që ka ndodhur në sistemin financiar shqiptar. Pavarësisht rolit të vogël që zë tregu i letrave me vlerë në Shqipëri. Është revolucion, pasi nëse aktivitet bankë kemi mbi 135 vjet që kemi në Shqipëri, treg të letrave me vlerë për korporatat në Shqipëri kemi për herë të parë”, nënvizoi Meka.

Edhe Artan Gjergji, që njihet edhe si arkitekti i bursës ‘ALSE’ theksoi se finalizimi i ofertës së parë publike është një shpërthim në treg.

“Parë nga këndvështrimi i biznesit ishte sukses, unë do të kisha dashur të zgjaste shumë më tepër pasi do na ndihmonte të bënim edukimin financiar. Është hera e parë që privati i shet publikut letrat e tij me vlerë të huamarrjes. Ishte e pritshme që investitorët institucional do të përpinin letrat me vlerë”, tha ai.

I pyetur nga Sulçe se përse qytetarët duhet të investojnë në ofertën publike me emetues privat dhe jo në letrat me vlerë të qeverisë ku risku është zero dhe interesi më i lartë, drejtoresha e NOA-s tha se fillimisht ‘ALSE’ do të tërheq bizneset që e njohin këtë treg.

“Dua të them se obligacioni tërheq në radhë të parë ata investitorë që kanë informacion për mënyrën si funksionojnë këto tituj. Ajo që i tërheq investitorët është kthimi nga ky investim që është më i lartë se kthimi nga letrat me vlerë të qeverisë shqiptare. Norma e interesit që kemi aplikuar ka qenë 8% në lek. Kjo e forcon besueshmërinë te titulli i një kompanie përkatëse”, deklaroi Spahiu.

Etiketa: aktualitet
Pas

Studimi i Un Women: Gratë të angazhuara në punë të papaguar, pak fonde nga qeveria për mbrojtjen sociale

Para

Tkurret dhe plaket më tej popullsia e Shqipërisë, rreth 46.5 mijë persona ikën në emigracion

Para
Tkurret dhe plaket më tej popullsia e Shqipërisë, rreth 46.5 mijë persona ikën në emigracion

Tkurret dhe plaket më tej popullsia e Shqipërisë, rreth 46.5 mijë persona ikën në emigracion

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Çelësi për të pasur një mendje të mprehtë

Çelësi për të pasur një mendje të mprehtë

nga Fast News
08:45 | 10/03/2026
0

Nafta shqiptare dhe lufta në lindje të mesme

Nafta shqiptare dhe lufta në lindje të mesme

nga Fast News
08:20 | 10/03/2026
0

Çmimi i hekurit, rritje deri në 40% – Shoqata e Ndërtuesve paralajmëron shtrenjtim të apartamenteve

Çmimi i hekurit, rritje deri në 40% – Shoqata e Ndërtuesve paralajmëron shtrenjtim të apartamenteve

nga Fast News
08:10 | 10/03/2026
0

Raporti / Talentet nuk shpërblehen në administratën publike, punësimi nuk bazohet në meritë

Raporti / Talentet nuk shpërblehen në administratën publike, punësimi nuk bazohet në meritë

nga Fast News
08:05 | 10/03/2026
0

Recent News

Çelësi për të pasur një mendje të mprehtë

Çelësi për të pasur një mendje të mprehtë

08:45 | 10/03/2026
Nafta shqiptare dhe lufta në lindje të mesme

Nafta shqiptare dhe lufta në lindje të mesme

08:20 | 10/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora