• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
3 years më parë

Spekulatorët e euros

ngaFast News
në Finance
0
Spekulatorët e euros

Opinion nga Aurora Sulce, drejtuese e Fast News Economy

“Tronditjet” e euros nuk përfunduan me zgjedhjet e 14 majit, ashtu sic nuk kishin nisur me këtë proces. Por pa dyshim, rënia aq e fortë e monedhës europiane, teksa preku minimumin historik të 110.8 lekëve dy ditë para se qytetarët t’iu drejtoheshin kutive të votimit, ishte një faktor më shumë, i lidhur padyshim me zgjedhjet vendore.

Por deri diku, një ecuri e tillë ishte e pritshme, në kushtet kur euro ka rënë thuajse sa herë janë zhvilluar zgjedhje në Shqipëri: të përgjithshme parlamentare apo vendore. Edhe ky vit nuk bëri përjashtim. Por zhvlerësimi i monedhës europiane u bë edhe më i fortë, në kushtet kur kishte flukse të shtuara valutore nga remitancat, të ardhurave nga turizmi dhe investimet e huaja, që janë edhe burimet zyrtare. Por nuk ishin këto të fundit që kushtëzuan ecurinë e kursit të këmbimit.

Ishin burimet informale që shtuan ndjeshëm sasinë e euros në qarkullim dhe përballë një kërkese të dobët (nga tkurrja e konsumit dhe ngadalësimi i ekonomisë), monedha europiane u zhvlerësua. Për ata që njohin tregun valutor apo janë aktorë të tij (agjencitë e këmbimit) ky ishte një moment “i artë” për të blerë euro lirë dhe për ta shitur shtrenjtë në një moment të dytë.

Kursi i kembimit euro/lek (19.04.2023-19.05.2023)

 

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

E duket se ky moment erdhi shumë shpejt. 72 orë nga dita e votimeve, euro kapërceu në 113.4 lekë, ose 2.3% më shumë dhe menjëherë më pas, do të niste pikiatën sërish, duke zbritur aktualisht në 111.6 lekë.

Çfarë ka ndodhur në ekonomi që të justifikojë një rritje të tillë kaq të fort, të menjëhershme dhe të paparashikueshme të euros? E para që duhet të kuptojmë është se kjo dukuri është tërësisht shqiptare. Euro nuk ka pësuar trajektore të tilla si ndaj lekut në shkëmbimet me valutat e forta, si dollari, paundi apo franga zvicerane. Madje, në grafikun e mëposhtëm mund të dallohet fare qartë se ndërsa 72 orë pas zgjedhjeve, euro rritet ndjeshëm në shkëmbim me lekun, kundrejt tre valutave të tjera ka ndodhur e kundërta (fundi i kurbave në grafik). Kjo tregon qartë se oshilacionet e euros janë tërësisht lokale.

Përgjatë tre ditëve që euro u forcua, në ekonominë shqiptare nuk ka ndodhur asnjë fenomen që mund të justifikojë një ecuri të tillë. Nuk ka pasur rritje të importeve, as blerje energjie nga KESH, as tërheqje valute nga tregu nga Banka e Shqipërisë, as blerje valute nga kompanitë e tjera.

Skenari i vetëm që mund të shpjegojë një situatë të tillë janë spekulimet.  Agjencitë e këmbimit, duke njohur konjukturat e tregut, kanë blerë euro kur zbriti në minimumin historik dhe e kanë nxjerrë në shitje pas zgjedhjeve, duke siguruar fitimin e tyre.

Spekulimet nuk janë të paligjshme, me përjashtim të rasteve kur kemi të bëjmë me manipulim të çmimit. A janë të organizuara këto spekulime? A janë të mirëmenduara që të lidheshin me momentin e zgjedhjeve? Kjo mbetet për t’u analizuar nga Banka e Shqipërisë, që është institucioni që monitoron tregun dhe rrjedhimisht, edhe aktivitetin e agjencive të këmbimit.

Derisa të kemi një përfundim të tillë, gjasat janë që euro të vijojë rënien, duke pasur parasysh edhe sezonin turistik në prag.

Etiketa: aktualitet
Pas

Cila është distanca ideale shtëpi-zyrë?

Para

Samiti i G7-tës dhe simbolika e Hiroshimës

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Sëmundjet rriten, fondet për shëndetësinë ulen në vlerë dhe në përqindje të PBB-së deri më 2028

Sëmundjet rriten, fondet për shëndetësinë ulen në vlerë dhe në përqindje të PBB-së deri më 2028

nga Fast News
15:30 | 30/12/2025
0

Beyoncé shpallet miliardere nga Forbes

Beyoncé shpallet miliardere nga Forbes

nga Fast News
15:00 | 30/12/2025
0

OSHEE, me inteligjencë artificiale – Tender 98.65 mln lekë për ngritjen e platformës, synohet ulja e gabimeve dhe saktësi në analiza

OSHEE, me inteligjencë artificiale – Tender 98.65 mln lekë për ngritjen e platformës, synohet ulja e gabimeve dhe saktësi në analiza

nga Fast News
14:30 | 30/12/2025
0

Njihuni me arritjen shkencore të vitit

Njihuni me arritjen shkencore të vitit

nga Fast News
14:00 | 30/12/2025
0

Para
Samiti i G7-tës dhe simbolika e Hiroshimës

Samiti i G7-tës dhe simbolika e Hiroshimës

Recent News

Sëmundjet rriten, fondet për shëndetësinë ulen në vlerë dhe në përqindje të PBB-së deri më 2028

Sëmundjet rriten, fondet për shëndetësinë ulen në vlerë dhe në përqindje të PBB-së deri më 2028

15:30 | 30/12/2025
Beyoncé shpallet miliardere nga Forbes

Beyoncé shpallet miliardere nga Forbes

15:00 | 30/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar