• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Rënia e euros, Ministria e Financave prezanton dy masat në ndihmë të eksportuesve

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Rënia e euros, Ministria e Financave prezanton dy masat në ndihmë të eksportuesve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Financave do të ndihmojë bizneset prodhuese dhe eksportuese, të goditura nga rënia e euros, nëpërmjet politikave fiskale. Dy masa afatshkurtra janë marrë për të ndihmuar këtë kategori të sipërmarjes që të përballojë situatën e vëhstirë të krijuar nga zhvlerësimi I fortë I monedhës europiane.

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj deklaroi se është vendosur që për dhënien e një zgjidhje afatshkurtër, të rritet likuiditeti te këto biznese nëpërmjet ngurtësimit të pagesave të tatimfitimit





Gjithashtu, sipas saj do të marren masa që rimbursimi i TVSH-së të merret nga eksportuesit nëpërmjet administratës tatimore, nga afati kohor prej 30 ditësh, do të përfitohet brenda 3 ditësh pas paraqitjes së kërkesës.

“Sapo përmbyllëm mbledhjen e tretë me shoqatat e eksportuesve nisur nga shqetësimi qe kanë pasur vlerësimin e monedhës vendase dhe zhvlerësimin e euros.

Kemi bere tre takime kemi diskutuar gjerësisht dhe për disa zgjidhje ne afatshkurtër dhe afatgjatë. Ne si Ministri e Financave e kemi analizuar shqetësimin e zhvlerësimit të monedhës euro, duke qenë se ata eksportojnë në euro që do te thotë gjatë muajve të fundit duke qenë se euro ka ardhur me zhvlerësim, janë reduktuar të ardhurat e këtyre bizneseve.

Kemi vendosur bashkarisht me qëllim dhënien e një zgjidhjeve afatshkurtër për arritjen e likuiditeteve të kompanive eksportuese të ngurtësojë, parapagimin e kësteve të tatim fitimit për të gjithë kompanitë eksportuese që eksportojnë më shumë se 70% të qarkullimit dhe të prodhimit të tyre.

Kemi përgatitur një akt normativ, që do të miratohet shpejt nga qeveria, që këto kompani të mos paguajnë këste tatim fitimi duke krijuar kështu një mundësi të rritjes së likuiditetit që kompanitë kanë në dispozicion.

Do të marrim masa që rimbursimi i TVSH-së që merret nga eksportuesit nëpërmjet administratës tatimore, që duhet të jepet për 30 ditë, do të jepet brenda 3 ditësh pas paraqitjes së kërkesës për ato eksportues që eksportojnë 70% të produkteve të tyre. Këto janë dy masa afatshkurtra ndërkohë që kemi vendosur krijimin e një grupi pune me bankën e Shqipërisë, Shoqatën e Bankave dhe eksportuesit për analizimin e situatës dhe marrjen e masave të mëtejshme që do të ndikojnë në afatgjatë.

Disa masa të paraqitura nga Shoqata e Bankave lidhen me krijimin e mundësive dhe për të pasur më shumë likuiditet, siç mund të jetë ristrukturimi i kredive, me qëllim që maturiteti i kredive të rritet dhe kostot e bizneseve të ulen të paktën në afatshkurtër. Ndërkohë që një tjetër instrument i dobishëm mund të ishte dhe lidhja e kontratave “forward” ndërmjet bizneseve dhe bankave për të pasur njëlloj sigurie mbi ndryshimet e kursit të këmbimit në të ardhmen për kontratat që do të lidhen. Këto dhe të tjerë instrumentë do të diskutohen në takimet teknike në vijim”, tha Ibrahimaj.

Takimet vijnë pas shqetësimit që 7 shoqata eksportuese, prodhuese dhe të sektorit të turizmit ngrenë alarmin për efektet negative nga zhvlerësimi i lartë i monedhës europiane nëpërmjet një letre drejtuar Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë z. Gent Sejko dhe ministres së Financave dhe Ekonomisë znj. Delina Ibrahimaj.

Pas

Ku renditet Shqipëria në listën me 118 vendet më të mëdha në botë për prodhimin e portokallit?!

Para

Viti nis mbarë për bankat, fitim rekord në tremujorin e parë

Para
Viti nis mbarë për bankat, fitim rekord në tremujorin e parë

Viti nis mbarë për bankat, fitim rekord në tremujorin e parë

Të Gjitha

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

nga Fast News
08:45 | 06/06/2025
0

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

nga Fast News
08:14 | 06/06/2025
0

Sot Kurban Bajrami! Besimtarët falen në bulevard

Sot Kurban Bajrami! Besimtarët falen në bulevard

nga Fast News
08:12 | 06/06/2025
0

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

nga Fast News
10:00 | 05/06/2025
0

Recent News

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

08:45 | 06/06/2025
Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

08:14 | 06/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar