• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Raporti: Afati po përfundon, por janë kompensuar vetëm 398 pronarë nga 26 mijë

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Raporti: Afati po përfundon, por janë kompensuar vetëm 398 pronarë nga 26 mijë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Avokati i Popullit ka bërë kritika të forta lidhur me procesin e kompensimit të ish pronarëve. Në një raport të dorëzuar në Kuvend, ky institucion thekson se sipas ligjit të vitit 2015, i gjithë procesi i kompensimit duhet të përfundonte brenda dhjetë vitesh. Por sipas Avokatit të Popullit, nga viti 2015 janë kompensuar vetëm 398 pronarë, nga më shumë se 26 mijë të cilëve u është njohur kjo e drejtë.

Ky numër, sikurse konstatohet është tepër i ulët referuar numrit të përgjithshëm të vendimeve të vlerësuara si dhe afatit ligjor prej 10 vitesh të vendosur për pagesën apo kompensimin në natyrë të tyre.



Vijimi i kompensimit me këtë ritëm nuk pritet të sjellë përfundimin e procesit brenda afatit ligjor sikurse është parashikuar në nenin 16, pika 6, e ligjit nr.133/2015, thekson në raport Avokati i Popullit, duke nënvizuar se “Ky proces nuk është realizuar në të tërë elementët e tij dhe mbi të gjitha subjektet e kompensuara nuk arrijnë të marrin kompensimin financiar”. Ndërkohë që me shqetësim institucioni sheh dhe faktin që një pjesë e mirë e tokave që nuk u kompensohen pronarëve, diponohen prej vitesh nga subjekte që i kanë përfituar përmes ligjit 7501.

Mospërfundimi i procesit të kompensimit të pronave të njohura subjekteve me të drejtë kompensimi me një nga format e parashikuara në ligjin nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, mbetet çështje mjaft e mprehtë, pasi subjektet që e kanë përfituar në pronësi, kryesisht sipas ligjit 7501/1991 “Për tokën”, i ndryshuar, dhe ligje të tjera të veçanta, kanë disponuar dhe disponojnë mbi pronat e ish pronarëve, në kushtet kur procesi i kompesimit ende ndodhet larg përfundimit, thekson në raport Avokati i Popullit.

Ndërkohë që mosregjistrimi në regjistrat kadastralë i këtyre 26 mijë vendimeve është një tjetër shqetësim për Avokatin e Popullit. “Në lidhje me regjistrimin në regjistrin e pasurive të paluajtshme të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, të 26 mijë vendimeve të dhëna në vite prej Agjencisë së Trajtimit të Pronës, të njohjes së pronës me të drejtë kompensimi, çështja vazhdon të mbetet e papërfunduar”, thekson raporti i Avokatit të Popullit.

Pas

Britania do të lirojë të burgosurit, i duhen 1,2 milionë punëtorë

Para

Kriza bankare në SHBA, studimi: Afro 190 banka mund të shemben dhe falimentojnë së shpejti

Para
Kriza bankare në SHBA, studimi: Afro 190 banka mund të shemben dhe falimentojnë së shpejti

Kriza bankare në SHBA, studimi: Afro 190 banka mund të shemben dhe falimentojnë së shpejti

Të Gjitha

Ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës

Ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës

nga Fast News
16:00 | 08/05/2025
0

Rama jep lajmin: “Air Kosova” së shpejti nis fluturimet në aeroportin e Kukësit

Rama jep lajmin: “Air Kosova” së shpejti nis fluturimet në aeroportin e Kukësit

nga Fast News
15:59 | 08/05/2025
0

Stresi në punë “përkthehet” në kosto – Pasojat në shëndetin mendor i kushtojnë BE-së mbi 100 mld euro në vit

Stresi në punë “përkthehet” në kosto – Pasojat në shëndetin mendor i kushtojnë BE-së mbi 100 mld euro në vit

nga Fast News
09:30 | 08/05/2025
0

Rritet me 10% numri i bizneseve. Shqiptarët preferojnë tregtinë, serviset e makinave, hotelet e restorantet

Rritet me 10% numri i bizneseve. Shqiptarët preferojnë tregtinë, serviset e makinave, hotelet e restorantet

nga Fast News
09:00 | 08/05/2025
0

Recent News

Ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës

Ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës

16:00 | 08/05/2025
Rama jep lajmin: “Air Kosova” së shpejti nis fluturimet në aeroportin e Kukësit

Rama jep lajmin: “Air Kosova” së shpejti nis fluturimet në aeroportin e Kukësit

15:59 | 08/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar