Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Qytetarët rrisin sigurimet, kompanitë ulin pagesat e dëmeve

nga Fast News
3 years më parë
në Finance
0
Qytetarët rrisin sigurimet, kompanitë ulin pagesat e dëmeve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qytetarët po sigurojnë më shumë automjetet, pronat dhe shëndetin, por kompanitë e sigurimit po paguajnë më pak dëme. Kjo ka rezultuar nga të dhënat e fundit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Sipas AMF-së, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për muajin janar-prill  2023 kapën vlerën 6.8 miliardë lekë, ose 16.75% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritje ka pësuar edhe numri i kontratave. Sipas të dhënave, gjatë periudhës janar-prill të këtij viti, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 384.225, duke pësuar një rritje vjetore prej 14.31%.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.67% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, sigurimet e Jetës kanë 8.31% dhe risigurimi  0.021%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 46.69% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 53.31% të totalit të tregut.

Gjatë muajit janar-prill  2023, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 2.1 miliardë lekë ose 3.26% më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, kryesisht ndikuar nga efektet e dëmeve në sigurimin e pronës.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Dëmet e paguara bruto në sigurimin e motorik për muajin  janar-prill  2023 kapën vlerën 1.5 miliardë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 9.83% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë muajit janar-prill  2023 arritën rreth 3,636 milionë lekë, ose 9.06% më shumë se në muajin  janar-prill  2022.

Produkti MTPL e brendshme, në muajin  janar-prill  2023, pati një rritje prej 8.75% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 9.93% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Produkti Karton Jeshil në muajin  janar-prill  2023 pati një rritje prej 10.84% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 62.69% krahasuar me muajin  janar-prill  2022.

Produkti Sigurim Kufitar, në muajin  janar-prill  2023, pati një rritje 8.17% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me muajin  janar-prill  2022. Edhe numri i kontratave u rrit me 17.98%.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë muajit janar-prill  2023 arritën rreth 3,184 milionë lekë, 26.97% më shumë se në muajin  janar-prill  2022. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 2.26% krahasuar me muajin  janar-prill  2022.

Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë muajit janar-prill  2023, patën një rritje me 27.76%  kundrejt muajit janar-prill  2022.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive, të cilat gjatë muajit janar-prill  2023 siguruan mbi 1,703 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 66.48%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 24.85% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë muajit janar-prill  2023, vihet re një rritje prej 28.43% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 6.11% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me muajin  janar-prill  2022.

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë muajit janar-prill  2023, arritën në rreth 422 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 1.28% në krahasim me muajin  janar-prill  2022.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë muajit janar-prill  2023, arritën rreth 567 milionë lekë, ose 23.82% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Etiketa: aktualitet
Pas

Të pasur me mendje bosh

Para

Bie sipërfaqja e lejeve të ndërtimit, hera e parë në 5 vitet e fundit

Para
Bie sipërfaqja e lejeve të ndërtimit, hera e parë në 5 vitet e fundit

Bie sipërfaqja e lejeve të ndërtimit, hera e parë në 5 vitet e fundit

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Grafiku/ Çmimet e benzinës në SHBA arrijnë nivelin më të lartë që nga gushti 2024

Grafiku/ Çmimet e benzinës në SHBA arrijnë nivelin më të lartë që nga gushti 2024

nga Fast News
18:06 | 09/03/2026
0

Raporti për 2025, SPAK: Korrupsion në tendera, manipuloheshin për të favorizuar kompani të caktuara

Raporti për 2025, SPAK: Korrupsion në tendera, manipuloheshin për të favorizuar kompani të caktuara

nga Fast News
17:46 | 09/03/2026
0

Gratë më të pasura në botë! Kush janë miliarderet që dominojnë ekonominë globale (Mars 2026)

Gratë më të pasura në botë! Kush janë miliarderet që dominojnë ekonominë globale (Mars 2026)

nga Fast News
17:43 | 09/03/2026
0

“Merrni masa, siguroni ushqimet”, Gjenerali: Ja çfarë duhet të keni në shtëpi nëse plas lufta

“Merrni masa, siguroni ushqimet”, Gjenerali: Ja çfarë duhet të keni në shtëpi nëse plas lufta

nga Fast News
12:11 | 09/03/2026
0

Recent News

Grafiku/ Çmimet e benzinës në SHBA arrijnë nivelin më të lartë që nga gushti 2024

Grafiku/ Çmimet e benzinës në SHBA arrijnë nivelin më të lartë që nga gushti 2024

18:06 | 09/03/2026
Raporti për 2025, SPAK: Korrupsion në tendera, manipuloheshin për të favorizuar kompani të caktuara

Raporti për 2025, SPAK: Korrupsion në tendera, manipuloheshin për të favorizuar kompani të caktuara

17:46 | 09/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora