Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Obligacionet 15 vjeçare, rriten interesat e letrave me vlerë të qeverisë

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Finance
0
Obligacionet 15 vjeçare, rriten interesat e letrave me vlerë të qeverisë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Rriten interesat e letrave afatgjata me vlerë të qeverisë. Nrdyshe ngasa po ndodh me bonot e thesarit, ku kërkesa e lartë ka ulur normat e interesit, në obligacionet me afat 15 vjeçar ka ndodhur e kundërta.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, yield-i uniform i pranuar i obligacioneve arriti në 7.08%. Ankandi i kësaj jave ishte rihapje e ankandit të mëparshëm të obligacioneve 15 vjeçare, që ishte zhvilluar në muajin shkurt dhe që kishte shënuar një yield uniform dhe kupon prej 6.8%.

Rritja e yield-it në ankandin e kësaj jave i detyrohet një rënieje të ndjeshme të kërkesës së investitorëve, krahasuar me ankandet e mëparshme.

Nga 2 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave, vlera totale e kërkesave të paraqitura në ankand ishte vetëm 1.75 miliardë lekë. Nga këto, Ministria e Financave pranoi kërkesa vetëm për 1.54 miliardë lekë, me qëllim mbajtjen e një yield-i uniform më të ulët.

Mosplotësimi i shumës së planifikuar nuk krijon shumë probleme për Ministrinë e Financave, duke pasur parasysh se veçanërisht gjatë tremujorit të parë të vitit shumat e huamarrjes kanë qenë edhe më të mëdha se planifikimi, ndërsa sipas të dhënave të deritanishme të vitit 2023 balanca buxhetore paraqitet ende në suficit.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Ankandet për instrumentet afatgjata në përgjithësi kanë një pjesëmarrje më të ulët të investitorëve të vegjël, kryesisht individëve, që preferojnë në shumicën e rasteve të investojnë në instrumente afatshkurtra. Kërkesa më e pakët në këtë ankand duket se ka sjellë kthimin e rritjes së yield-eve, tendencë që nuk është vërejtur në instrumentet e tjera.

Për instrumentet më afatshkurtra, duke filluar nga obligacionet 5-vjeçare e deri tek bonot 12-mujore, yield-et kanë vijuar rënien edhe në ankandet që janë zhvilluar gjatë dy javëve të fundit.

Pas

Tatimi mbi pagat, hyn në fuqi ligji i ri. Çfarë ndryshon nga 1 qershori

Para

Ulen çmimet e karburanteve, Bordi nxjerr vendimin e ri

Para
Ulen çmimet e karburanteve, Bordi nxjerr vendimin e ri

Ulen çmimet e karburanteve, Bordi nxjerr vendimin e ri

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Nafta bie poshtë 100 dollarë për fuçi, rriten bursat globale

Nafta bie poshtë 100 dollarë për fuçi, rriten bursat globale

nga ro ot
11:19 | 08/04/2026
0

Si i zëvendësoi Parisi makinat me biçikletat!

Si i zëvendësoi Parisi makinat me biçikletat!

nga Fast News
09:30 | 08/04/2026
0

Nga mosmarrja e pagës te shërbimet private, ku po diskriminohen më shumë të huajt në Shqipëri

Nga mosmarrja e pagës te shërbimet private, ku po diskriminohen më shumë të huajt në Shqipëri

nga Fast News
09:00 | 08/04/2026
0

Shtrenjtohet transporti publik nga Tirana drejt Korçës

Shtrenjtohet transporti publik nga Tirana drejt Korçës

nga Fast News
08:30 | 08/04/2026
0

Recent News

Nafta bie poshtë 100 dollarë për fuçi, rriten bursat globale

Nafta bie poshtë 100 dollarë për fuçi, rriten bursat globale

11:19 | 08/04/2026
Si i zëvendësoi Parisi makinat me biçikletat!

Si i zëvendësoi Parisi makinat me biçikletat!

09:30 | 08/04/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora