• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Kompensimi nga rritja e pagës minimale: Ministrja e Financave: Nga sot, bizneset të aplikojnë në e-Albania

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Kompensimi nga rritja e pagës minimale: Ministrja e Financave: Nga sot, bizneset të aplikojnë në e-Albania
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Duke filluar që sot, bizneset përpunuese të manifakturës, peshkimit dhe pyjeve mund të aplikojnë  në e-Albania për të përfituar kompensimin prej 1.674 lekë për çdo të punësuar me pagë minimale, për shkak të rritjes së pagës minimale. Lajmi është bërë I ditur nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj. Ajo shpjegoi në konferencën për shtyp me gazetarët, ku njoftoi mbi ecurinë e ekonomisë gjatë tremujorit të parë të vitit, se nga sot në e-Albania do të shfaqet linku i aplikimit për kategoritë përfituese të përcaktuara në VKM dhe udhëzim.

“Ne punuam për udhëzimin përpara hyrjes në fuqi të rritjes së pagës minimale, pasi procesi i aplikimit duhej detajuar dhe duhej të ndaheshin përgjegjësitë. Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare te Punësimit dhe Aftësimit (AKPA) është përgjegjëse për ndjekjen e procesit të aplikimit dhe subvencionimin e kategorive të biznesit që janë të përcaktaura në VLKM dhe udhëzim.



Nga sot në e-Albania do të shfaqet linku i aplikimit, ku mund të nisin aplikimet kategoritë përfituese.

Përfituesit janë të përcaktuar në VKM dhe udhëzim, ku përfshihet industria e manifakturës, si dhe seksionet që lidhen me bujqësinë, pyjet dhe peshkimin. Kategoritë përfituese do të përfitojnë një masë subvencionimi për numrin e të punësuarve me pagë minimale që kanë pasur deri në dhjetor 2022. Numri i të punësuarve me pagë minimale merret automatikisht nga sistemi. Më tej do të bëhet një verifikim nëpërmjet AKPA dhe drejtorisë së përgjithshme të tatimeve dhe më pas do të behet kompensimi”, deklaoi ministrja Ibrahimaj.

Për sa i përket rritjes së pagave të punonjësve të administratës, ministrja shpjegoi se ndryshimet parashikohen të zbatohen nga muaji qershor, pas miratimit të projektligjit nga Parlamenti për ndryshimin e pagave sipas piramidës së hierarkisë. Ndërsa shtesa për pagat në shëndetësi, arsim dhe nivelet e ulëta të administratës, Ibrahimaj theksoi do të fillojnë të merren nga muaji maj.

“Projektligji për hierarkinë e pagave u punua nga qeveria dhe kaloi për diskutim pranë komisioneve parlamentare. Projektligji detajon një hierarki të re pagash dhe përcakton pagën e re të Presidentit të Republikës. Me miratimin e këtij projektligji ne do të kemi mundësi që të vijojmë me miratimin e vendimeve të këshillit të ministrave për pagat e administratës publike.

Fakti që ky projektligj nuk u miratua nga parlamenti brenda muajit prill, siç ishte parashikuar nga qeveria do të thotë që pagat e administratës publike do të fillojnë të rriten pas miratimit të këtij ligji që besoj do të jetë brenda muajit Maj. Pra pagat e administratës publike do të rriten nga Maji dhe do të ketë efekt me pagat që do të merren në Qershor”, deklaroi Ibrahimaj.

Pas

7 zakonet e njerëzve të suksesshëm

Para

Rënia e euros, Ministria e Financave shpjegon çfarë po ndodh me tregun

Para
Rënia e euros, Ministria e Financave shpjegon çfarë po ndodh me tregun

Rënia e euros, Ministria e Financave shpjegon çfarë po ndodh me tregun

Të Gjitha

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

nga Fast News
19:55 | 09/05/2025
0

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

nga Fast News
15:18 | 09/05/2025
0

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

nga Fast News
15:15 | 09/05/2025
0

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

nga Fast News
11:00 | 09/05/2025
0

Recent News

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

19:55 | 09/05/2025
Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

15:18 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar