• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Ish ministri i Financave, Bode: Qeveria mund ta ndihmojë ekonominë me politika sektoriale, jo populiste

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Ish ministri i Financave, Bode: Qeveria mund ta ndihmojë ekonominë me politika sektoriale, jo populiste
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ekonomia aktualisht ndodhet në një moment ristrukturimi të fuqishëm. Ky ristrukturim vjen si pasojë e atyre që kanë ndodhur në botë në dy vitet e fundit, nga pandemia te rritja e çmimeve të lëndëve të parë, të ushqimeve dhe fuqisë punëtore.

Dhe, sipas ish-ministrit të Financave, Ridvan Bode ndoshta ky është pikërisht momenti që qeveritë të bashkëpunojnë me bizneset për të kuptuar se cilët janë elementët potencialë të vendit që mund të jenë më të lehtë për t’i ristrukturuar.





I ftuar në A2 Business të gazetares Aurora Sulce, anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë shpjegoi se në kushtet që gjendet sot, ekonomia në një periudhë 1-2 vjeçare do të ristrukturohet në një formë tjetër.

Dhe, i pyetur se çfarë duhet të bëjnë qeveritë për të menaxhuar më mirë këtë situatë të re, Bode thotë se në fakt kjo nuk është një çështje e politikave të qeverisë. Kjo e fundit vetëm mund ta ndihmojë procesin.

Si shembull, Bode sjell bujqësinë si një nga degët e ekonomisë.

“Konjuktura e re e çmimeve e bën më të favorshëm aktivitetin bujqësor, industritë agro-ushqimore. Tregu i nesërm do të mbetet në nivele të larta, në krahasim me periudhën para krizës. Në rastin e bujqësisë mund të merret në konsideratë që segmente të caktuara, produkte të caktuara, aktivitetet të caktuara të bëhen rentabël dhe të futen në tregun ndërkombëtar.”

Sipas tij, qeveria duhet të veprojë në mënyrë të zgjuar dhe të subvencionojë prodhime që futen në treg. “Mund të ishte një moment kur mund të përfitonin nga kjo konjukturë e re e çmimeve në tregun bujqësor,” shton ai.

Zoti Bode thekson se duhet ecur në mënyrë më të mençur dhe jo populiste. Për të qenë më pranë ekonomisë dhe për të hapur perspektiva në ato sektorë që do të kenë një të ardhme më të garantuar.

Ish-ministri i Financave thekson se qeveria mund të ndihmojë duke mbajtur nivelin e taksave të ulët, duke ndjekur politika të veçanta sektoriale dhe duke dhënë ndihën e saj pa prishur lojën e tregut dhe pa nxitur aktivitete ekonomike që nuk kanë të ardhme.

Pas

Kryeekonomisti i Bankës Botërore për rajonin: Ekonomia shqiptare këtë vit dhe çfarë duhet bërë për rimëkëmbjen e shpejtë

Para

Një javë pune me 4 ditë do të përmirësonte mirëqenien e njerëzve

Para
Një javë pune me 4 ditë do të përmirësonte mirëqenien e njerëzve

Një javë pune me 4 ditë do të përmirësonte mirëqenien e njerëzve

Të Gjitha

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

nga Fast News
10:00 | 05/06/2025
0

KE i jep dritën jeshile, Bullgaria do të përdorë monedhën euro

KE i jep dritën jeshile, Bullgaria do të përdorë monedhën euro

nga Fast News
09:30 | 05/06/2025
0

Maturantët me provime. Por më pas, si i zgjedhin degët e studimit?

Maturantët me provime. Por më pas, si i zgjedhin degët e studimit?

nga Fast News
09:00 | 05/06/2025
0

Shtohen borxhet ndaj tatimeve, ja apeli i administratës për tatimet

Shtohen borxhet ndaj tatimeve, ja apeli i administratës për tatimet

nga Fast News
08:35 | 05/06/2025
0

Recent News

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

10:00 | 05/06/2025
KE i jep dritën jeshile, Bullgaria do të përdorë monedhën euro

KE i jep dritën jeshile, Bullgaria do të përdorë monedhën euro

09:30 | 05/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar