• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Guvernatori Sejko: Reagimi i Bankës së Shqipërisë dha efekt, uli inflacionin

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Guvernatori Sejko: Reagimi i Bankës së Shqipërisë dha efekt, uli inflacionin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, paraqiti të mërkurën raportin vjetor të institucionit para Komisionit Kuvendor të Ekonomisë dhe Financave. Në fjalën e tij, ai theksoi se rritja e normave të interesit ka pasur një ndikim të rëndësishëm në zbutjen e nivelit të inflacionit.

“Në një plan më të përgjithshëm, efektet e para të reagimit tonë janë të dukshme në frenimin e rritjes së inflacionit. Ky i fundit, pas një rritjeje progresive deri në muajin tetor, u ngadalësua në vijim, duke zbritur në 7.4% në fund të vitit 2022 dhe 4.6% në muajin mars 2023. Paralelisht më të, pritjet e agjentëve ekonomikë për inflacionin në të ardhmen kanë ardhur në rënie, duke qëndruar më pranë objektivit tonë. Vlerësimet tona tregojnë se në mungesë të veprimeve tona, inflacioni do të ishte mesatarisht 4.5 pikë përqindje më i lartë për gjithë horizontin 2022 – 2024, duke pasur pasoja të ndjeshme negative në fuqinë blerëse të familjeve dhe në treguesin e kredive me probleme,” tha Sejko.





Sipas tij, politika monetare ka pasur një përcjellje të mirë në tregjet financiare. Transmetimi i saj ishte i menjëhershëm dhe i plotë në tregun ndërbankar, i shpejtë në tregun e letrave me vlerë të qeverisë, dhe vijon ende në tregun e kredisë dhe të depozitave. Edhe pse normat e interesit kanë ardhur në rritje, Sejko nënvizoi se fluksi i kredive vijon të mbetet pozitiv dhe sektori bankar shqiptar vijon të furnizojë ekonominë me fondet e nevojshme për zgjerimin e aktivitetit dhe për mbulimin e nevojave për likuiditet. Vëllimi i kredisë për sektorin privat u rrit mesatarisht me 12.3% në vitin 2022, ndërkohë që cilësia e portofolit të kredisë mbetet e mirë dhe treguesi i kredive me probleme qëndron rreth niveleve më të ulëta të dekadës së fundit.

Sipas tij, qëndrueshmëria financiare e sektorit bankar dhe qasja pozitive e tij ndaj kreditimit krijojnë premisa për mbështetjen e mëtejshme me fonde të ekonomisë.

Edhe pse në prani të goditjeve të huaja dhe të shtrëngimit të kushteve të financimit, ekonomia shqiptare ruajti tendencën rritëse, si në terma të prodhimit dhe në terma të punësimit e pagave. “Kështu, rritja ekonomike e vitit 2022 ishte relativisht e lartë, rreth nivelit 4.8%, duke vijuar rimëkëmbjen pas goditjes së pandemisë. Rritja ekonomike vijoi të ketë një shpërndarje të mirë sektoriale dhe u mbështet nga zgjerimi i konsumit, i investimeve dhe i eksporteve shqiptare. Paralelisht me të, përmirësim i dukshëm u shënua edhe në tregun e punës.

Punësimi u rrit me 4.2%, norma e papunësisë ra në 10.8% dhe rritja e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore tregoi se një numër gjithnjë e më i madh shqiptarësh janë të punësuar. Vrojtimet tona të besimit tregojnë se bizneset kanë një kërkesë të lartë për punë, ndërkohë që mungesa e fuqisë punëtore vijon të jetë një faktor pengues për rritjen e aktivitetit të tyre. Të gjitha këto elemente të tregut të punës kanë gjetur pasqyrim në rritjen dinamike të pagave. Në veçanti, pagat në sektorin privat u rritën mesatarisht me 12.2% gjatë vitit 2022,” tha Guvernatori.

Sejko tha se viti 2022 shënoi progres edhe në drejtim të përmirësimit të qëndrueshmërisë së bilanceve të huaja dhe atyre të sektorit publik.

“Më konkretisht, viti 2022 shënoi një rritje prej 42% të eksporteve shqiptare, të udhëhequra nga rritja e të ardhurave të turizmit, çka i hapi rrugën reduktimit të deficitit tregtar dhe atij të llogarisë korrente të vendit. Ky i fundit zbriti nga niveli 7.8% i PBB-së në vitin 2021, në nivelin 6% në vitin 2022. Së bashku me rritjen e shpejtë të investimeve të huaja direkte dhe qëndrueshmërinë e tregjeve të brendshme financiare, këto i hapën rrugë forcimit të kursit të këmbimit të lekut gjatë vitit. Po ashtu, sipas të dhënave fiskale, deficiti buxhetor i vendit zbriti nga niveli 4.6% i PBB-së në vitin 2021, në nivelin 3.7% të PBB-së për vitin 2022, ndërkohë që borxhi publik u reduktua nga niveli 74.5% të PBB-së në nivelin 64.6%. Ky përmirësim pasqyroi si efektin e rritjes së bazës nominale të të ardhurave ashtu edhe kursin e konsolidimit fiskal të ndjekur gjatë vitit,” tha ai.

Etiketa: aktualitet
Pas

NAREA marrëveshje bashkëpunimi me shoqatën e ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme në SHBA

Para

Bledar Shella rizgjidhet kryetar i Shoqatës Shqiptare të Bankave, ja emrat e rinj që futen në Bord

Para
Bledar Shella rizgjidhet kryetar i Shoqatës Shqiptare të Bankave, ja emrat e rinj që futen në Bord

Bledar Shella rizgjidhet kryetar i Shoqatës Shqiptare të Bankave, ja emrat e rinj që futen në Bord

Të Gjitha

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

nga Fast News
10:36 | 08/06/2025
0

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

nga Fast News
10:33 | 08/06/2025
0

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

nga Fast News
16:06 | 07/06/2025
0

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

nga Fast News
16:04 | 07/06/2025
0

Recent News

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

10:36 | 08/06/2025
Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

10:33 | 08/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar