• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Analizë

Financat, sfida e madhe e kryebashkiakëve të rinj

nga Fast News
2 years më parë
në Analizë
0
Financat, sfida e madhe e kryebashkiakëve të rinj
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Aurora Sulce, drejtuese e Fast News Economy

Kryetarët e rinj të bashkive që do të dalin nga zgjedhjet vendore të 14 Majit nuk do ta kenë të lehtë ushtrimin e detyrës së tyre. Fushata që u parapriu këtyre zgjedhjeve ishte e bazuar në premtime për investime dhe përmirësim të shërbimeve. Ajo që mungoi nga të gjithë kandidatët ishte qasja reale ndaj asaj që ndodh vërtet në bashkitë, ku kandidojnë.





Kjo pasi pjesa dërrmuese e tyre, nuk do të kenë mundësi të realizojnë asnjë nga premtimet e dhëna. Jo për shkak të mungesës së dëshirës, por të mundësive.

Të ardhurat nga bashkitë mblidhen shumë pak dhe rrjedhimisht, varësia nga qeveria për para mbetet e lartë. Të dhënat e Raportit për Qeverisjes Vendore 2022 tregojnë se gjatë vitit të kaluar, të ardhurat nga burimet e veta vendore (taksa dhe tarifa vendore, veprimtari me asete dhe të tjera) regjistruan një vlerë prej rreth 31.7 miliardë lekë, me një rritje prej rreth 7% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Rritje të ndjeshme ka pësuar edhe transferta e pakushtëzuar dhe specifike, që jepet nga qeveria, me 1.6 miliardë lekë ose rreth 6% më shumë se viti 2021. Këto fonde që qeveria ua delegon bashkive përbëjnë 45.3% të totalit të të ardhurave të pushtetit vendor, cka tregon se decentralizimi financiar është ende shumë larg.

Problemi i dytë i pushtetit vendor është shpenzimi i parave që nuk i ka, gjë që ka rritur nivelin e borxheve. Të dhënat e raportit tregojnë se  61 bashkitë shpenzuan rreth 58.4 miliardë lekë në vitin 2022. Krahasuar me një vit më parë, u shpenzuan rreth 6.2 miliardë lekë më shumë ose 11.9%.

Pjesa më e madhe e shpenzimeve është përdorur për paga dhe shpenzime të tjera administrative dhe vetëm një pakicë ka shkuar për investime. Tregues ky i keqmenaxhimit financiar të bashkive, ku administrata “fryhet” me staf të panevojshëm dhe kostot rriten në mënyrë të panevojshme.

Kështu, sipas të dhënave të raportit për Qeverisjen Vendore 2022, nga 52.1 miliardë lekë që kanë qenë shpenzimet e pushtetit vendor vitin e kaluar, 41.8 miliardë lekë janë përdorur për paga dhe shpenzime të tjera operative dhe vetëm 10.8 miliardë lekë për investime.

Keqmenaxhimi i financave publike vendore ka bërë që të rritet borxhi i bashkive. Detyrimet e vjetra të ish komunave jo vetëm që nuk janë shlyer, por janë krijuar borxhe të reja rishtazi.

Në fund të vitit 2022, borxhi i pushtetit vendor arriti në 5.9 miliardë lekë. Të dhënat e raportit tregojnë se 49.7% e këtij borxhi është ndaj kompanive që kanë kryer investime, pasuar nga kompanitë që kanë ofruar shërbime të ndryshme me 10.11% të borxhit dhe vendimeve të gjykatave për largime të padrejta nga puna, me 7.19% të totalit.

Aktualisht, dy bashki, Vora dhe Kavaja kanë kaluar nën menaxhimin e një administratori publik. Kjo do të thotë se po të ishin biznese, do të kishin falimentuar. Me dhjetëra bashki të tjera janë në vështirësi serioze financiare, pasi niveli i borxheve i kalon 50% të shpenzimeve totale të tyre.

Por në fushatë asnjë nga këto të dhëna nuk u përmend. Nuk u paraqit asnjë plan për mirëmenaxhimin financiar apo për shlyerjen e borxheve. Nëse një kandidat do ta bënte këtë, do të ishte i besueshëm dhe serioz. Por edhe pse kjo mungoi, problemi është ende aty.

Kjo pasi financat dhe borxhet do të jenë problemi më i madh dhe sfida kryesore e të gjithë fituesve të garës zgjedhore vendore së 14 majit!

Etiketa: aktualitet
Pas

Përdoruesit u ankuan se Facebook po çonte gabimisht kërkesat për miqësi, Meta thotë se gabimi është ndrequr

Para

Shqipëria voton sot për kryetarët e bashkive

Para
Shqipëria voton sot për kryetarët e bashkive

Shqipëria voton sot për kryetarët e bashkive

Të Gjitha

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

nga Fast News
10:00 | 05/06/2025
0

KE i jep dritën jeshile, Bullgaria do të përdorë monedhën euro

KE i jep dritën jeshile, Bullgaria do të përdorë monedhën euro

nga Fast News
09:30 | 05/06/2025
0

Maturantët me provime. Por më pas, si i zgjedhin degët e studimit?

Maturantët me provime. Por më pas, si i zgjedhin degët e studimit?

nga Fast News
09:00 | 05/06/2025
0

Shtohen borxhet ndaj tatimeve, ja apeli i administratës për tatimet

Shtohen borxhet ndaj tatimeve, ja apeli i administratës për tatimet

nga Fast News
08:35 | 05/06/2025
0

Recent News

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

10:00 | 05/06/2025
KE i jep dritën jeshile, Bullgaria do të përdorë monedhën euro

KE i jep dritën jeshile, Bullgaria do të përdorë monedhën euro

09:30 | 05/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar