• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Teknologji

E thjeshtë ! Ja si ti dalloni fotot e bëra nga inteligjenca artificiale

nga Fast News
2 years më parë
në Teknologji
0
E thjeshtë ! Ja si ti dalloni fotot e bëra nga inteligjenca artificiale
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Muajin e kaluar u bë virale në internet një imazh i Papa Françeskut me një xhup të bardhë të markës “Balenciaga”. Ajo arriti të bindë mijëra njerëz se Papa po bëhej gati për të kaluar një mbrëmje dëfryese në qytet. Pak ditë më vonë, një seri tjetër fotosh u përhap në mediat sociale, duke pretenduar se po tregonte arrestimin në rrugë të ish-presidentit Donald Trump nga oficerët e policisë së Nju Jorkut.

Këto fotot të rreme u krijuan nga sisteme të Inteligjencës Artificiale (AI) si ”Midjourney”, “DALL-E” dhe “Stable Diffusion”. Ato janë në funksion prej disa vitesh, por vetëm kohët e fundit imazhet që prodhojnë janë bërë mjaftueshëm bindëse për të mashtruar vëzhguesit më pak të zgjuar.





Dhe disa ekspertë mendojnë se ne po ecim me shpejtësi drejt një të ardhmeje, ku është praktikisht e pamundur të bëhet dallimi midis imazheve reale dhe falsifikimeve të krijuara nga AI. “Sistemet janë tashmë shumë të mira. Madje pa përdorur mjete të specializuara për

të analizuar imazhet, edhe ekspertët nuk mund ta kenë të vështirë të bëjnë dallimin. Dhe

këto sisteme vetëm sa do të përmirësohen”–thotë Xhejms O’Brajan, profesor i shkencave kompjuterike në Universitetin e Kalifornisë. Po si mund të dalloni imazhet e rreme të krijuara nga Inteligjenca Artificiale?

  1. Vëreni me vëmendje gishtat dhe dhëmbët e protagonistëve në një foto të tillë

Meqë grupet e të dhënave që trajnojnë sistemet e AI, priren të kapin vetëm pjesë të duarve, kjo teknologji nuk arrin shpeshherë të krijojë duar të vërteta. Kjo mund të çojë në imazhe me duar të deformuara, një shenjë dalluese tipike, se një imazh i krijuar nga Inteligjenca Artificiale është i rremë.

Kështu në imazhin viral të Papa Françeskut, dora e tij e djathtë (dhe filxhani i kafesë që mban) duket e shtypur dhe e deformuar. Por me probleme mund ta paraqiten edhe dhëmbët.

“Modelet e AI kanë probleme me atë lloj strukture, megjithëse më të rejat po përmirësohen”– thekson O’Brajan.

  1. Kini kujdes ndaj teksturave tepër të lëmuara

Disa gjeneratorë imazhi të AI, prodhojnë tekstura që janë tepër të lëmuara apo lëkurë me pamje plastike dhe me një shkëlqim shumë të fortë. Kjo do të thotë që një xhaketë, mund të duket shumë e bukur nga sa është në realitet, thotë eksperti.

  1. Kërkoni për detaje që nuk përshtaten

Ndoshta gjërat kryesore që duhen analizuar janë mospërputhjet në logjikën e vetë imazhit. “Mënyra më e lehtë për të kuptuar se një imazh është i rremë, është të shohësh me kujdes objektin kryesor. Në çdo foto, do të vini re se modeli rreth syrit është i ndryshëm”- thotë O’Brajan, duke iu referuar një fotoje tjetër të bërë virale. Mospërputhje të tjera, përfshijnë detaje si pëlhura e veshjeve që përzihen së bashku në tema të ndryshme apo modele sfondi që përsëriten në mënyrë të përsosur.

  1. Bëni kërkimin tuaj në faqe të tjera

Kur jeni në dyshim, mos kini frikë që ta ndërlidhni atë që po shihni me burime të tjera të besueshme. “Gjërat që shohim tani, duhet t’i kërkojmë menjëherë në Google për të gjetur informacione të tjera rreth tyre. “Është e vërtetë që ka të dhëna të vogla që mund t’i shihni në imazh, por thjesht reflektoni dhe bëni kërkimin tuaj”- deklaron eksperti.

O’Brajen nuk mendon se është e largët dita ku ne nuk mund të bëjmë më dallimin midis fotove reale dhe imazheve të krijuara nga AI. Ai dyshon se ne mund ta kalojmë këtë prag brenda disa viteve të ardhshme. “Ndaj ne si shoqëri, duhet të bëhemi më të aftë në pranimin efaktit, që gjërat që shohim në rrjet mund të mos pasqyrojnë gjithmonë realitetin”- përfundon ai./ makeuseof

Etiketa: aktualitet
Pas

Si të mos shpenzoni më tepër se ç’duhet

Para

Ekspertët shpjegojnë rënien dhe ringritjen “e çuditshme” të euros

Para
Ekspertët shpjegojnë rënien dhe ringritjen “e çuditshme” të euros

Ekspertët shpjegojnë rënien dhe ringritjen “e çuditshme” të euros

Të Gjitha

Bie interesi për banesa, turizmi merr me vete dhe lejet e ndërtimit

Bie interesi për banesa, turizmi merr me vete dhe lejet e ndërtimit

nga Fast News
10:00 | 04/06/2025
0

Gruaja dhe burri perfekt… sipas britanikëve

Gruaja dhe burri perfekt… sipas britanikëve

nga Fast News
09:30 | 04/06/2025
0

Pushtimi me 30 mln turistë?! Anët e errëta të turizmit që askush nuk i flet

Pushtimi me 30 mln turistë?! Anët e errëta të turizmit që askush nuk i flet

nga Fast News
09:00 | 04/06/2025
0

SIGMA mbështet gratë sipërmarrëse përmes programit “Women Startup Competition”

SIGMA mbështet gratë sipërmarrëse përmes programit “Women Startup Competition”

nga Fast News
08:30 | 04/06/2025
0

Recent News

Bie interesi për banesa, turizmi merr me vete dhe lejet e ndërtimit

Bie interesi për banesa, turizmi merr me vete dhe lejet e ndërtimit

10:00 | 04/06/2025
Gruaja dhe burri perfekt… sipas britanikëve

Gruaja dhe burri perfekt… sipas britanikëve

09:30 | 04/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar