• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

BSH nxjerr Vrojtimin: Bizneset dhe konsumatorët më optimistë për ekonominë

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
BSH nxjerr Vrojtimin: Bizneset dhe konsumatorët më optimistë për ekonominë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pavarësisht krizës së çmimeve, bizneset dhe konsumatorët po ndihen më optimistë. Banka e Shqipërisë ka konstatuar në prill, në Vrojtimin e Treguesit të Ndjesisë Ekonomisë një rritje të besimit në ekonomi nga të gjithë agjentët ekonomikë.

“Rritja e Treguesit të Ndjesisë Ekonomike u përcaktua nga rritja e besimit në sektorët e industrisë, ndërtimit, tregtisë, si dhe nga përmirësimi i besimit konsumator”, theksohet në raportin e BSH-së.

Të dhënat e detajuara:

Treguesi i besimit të industrisë (TBI) u rrit me 3.8 pikë përqindje në muajin prill, i ndikuar nga vlerësimet më optimiste për prodhimin aktual dhe për kontratat porositëse. Niveli i TBI-së aktualisht qëndron 16.1 pikë përqindje mbi mesataren historike.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Pritjet e bizneseve të këtij sektori për prodhimin dhe për punësimin në të ardhmen janë rritur. Çmimet që këto biznese do të vendosin në të ardhmen nuk pritet të ndryshojnë.

Treguesi i besimit në ndërtim (TBN) u rrit lehtë me 0.4 pikë përqindje në muajin prill, duke shënuar një tjetër rekord historik. Ky tregues qëndron 28.7 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë. Rritja këtë muaj u përcaktua kryesisht nga vlerësimet më të mira për nivelin e porosive aktuale. Pritjet për punësimin dhe ato për çmimet në të ardhmen janë në rënie.

Treguesi i besimit në shërbime (TBSH) ra me 1.6 pikë përqindje në muajin prill. Megjithatë, niveli i TBSH-së qëndron në intervalin e vlerave më të larta historike, rreth 17.4 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë. Të dy komponentët përbërës të treguesit, ecuria aktuale e aktivitetit, si dhe niveli i kërkesës, kanë regjistruar rënie të lehtë. Pritjet e bizneseve për kërkesën, punësimin dhe çmimet në të ardhmen janë me rënie.

Treguesi i besimit në tregti (TBT) u rrit me 1.2 pikë përqindje në muajin prill, i ndikuar kryesisht nga vlerësime optimiste mbi ecurinë aktuale të biznesit.

Edhe pritjet për punësimin u rritën këtë muaj, madje në një shkallë më të lartë se komponenti i parë. Niveli aktual i TBT-së qëndron rreth 12.4 pikë përqindje mbi mesataren historike. Gjithashtu, pritjet për ecurinë e biznesit në të ardhmen dhe për punësimin kanë regjistruar rritje të lehtë këtë muaj. Pritjet për çmimet në të ardhmen u vlerësuan në rënie.

Treguesi i besimit konsumator (TBK) vijoi prirjen disamujore rritëse, duke u rritur me 2.1 pikë përqindje në muajin prill. Niveli i tij aktual ka kaluar me 2.2 pikë përqindje mesataren historike.

Përmirësimi i TBK-së këtë muaj u përcaktua nga pritje të përmirësuara për situatën e përgjithshme ekonomike, situatën financiare dhe blerjet në shuma të mëdha për të ardhmen. Pritjet për nivelin e përgjithshëm të çmimeve dhe punësimin në të ardhmen janë rishikuar për lart.

Pas

Kasetat që mund të vlejnë deri në 60 000 euro

Para

Pagjumësia është si dehja nga alkooli. Çfarë zbuloi studimi i fundit

Para
Pagjumësia është si dehja nga alkooli. Çfarë zbuloi studimi i fundit

Pagjumësia është si dehja nga alkooli. Çfarë zbuloi studimi i fundit

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

S’kanë dalë aktet nënligjore, rivlerësimi i pronave me 5 për qind nuk ka nisur ende

S’kanë dalë aktet nënligjore, rivlerësimi i pronave me 5 për qind nuk ka nisur ende

nga Fast News
13:00 | 24/01/2026
0

Paraja apo arsimimi e zgjasin jetën më shumë?

Paraja apo arsimimi e zgjasin jetën më shumë?

nga Fast News
12:15 | 24/01/2026
0

Paradoksi i ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme: Çmimet do të shtrenjtohen, por kërkesa në rënie!

Paradoksi i ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme: Çmimet do të shtrenjtohen, por kërkesa në rënie!

nga Fast News
11:45 | 24/01/2026
0

Ligj për produktet “Made in Albania”, Delina Ibrahimaj: Do të jetë gati brenda vitit 2026

Ligj për produktet “Made in Albania”, Delina Ibrahimaj: Do të jetë gati brenda vitit 2026

nga Fast News
11:10 | 24/01/2026
0

Recent News

S’kanë dalë aktet nënligjore, rivlerësimi i pronave me 5 për qind nuk ka nisur ende

S’kanë dalë aktet nënligjore, rivlerësimi i pronave me 5 për qind nuk ka nisur ende

13:00 | 24/01/2026
Paraja apo arsimimi e zgjasin jetën më shumë?

Paraja apo arsimimi e zgjasin jetën më shumë?

12:15 | 24/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar