• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

7 cilësitë e njerëzve të respektuar

nga Fast News
2 years më parë
në Lifestyle
0
7 cilësitë e njerëzve të respektuar
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Respekti është diçka i cili nuk jepet automatikisht. Duhet të fitohet. Kur jeni në pozitë udhëheqëse, është e rëndësishme që njerëzit me të cilët punoni të ju respektojnë. Ata mund të respektojnë shprehitë tuaja të punës, inteligjencën apo aftësinë tuaj për të mbyllur një marrëveshje. Por ende, respekti ka nevojë për më shumë. Nëse mund të fitoni respektin e tyre si një person, atëherë ju me të vërtetë keni fituar lojën.

Këtu janë disa këshilla që të fitoni më shumë respekt.





Të jeni të sjellshëm

Gjithmonë tregohuni të sjellshëm me secilin që e takoni gjatë ditës, nga anëtarët e familjes tuaj tek kolegët dhe tek personi i arkës në dyqanet ushqimore. Jepuni të tjerëve respektin e njëjtë që do të dëshironit t’a pranonit edhe vetë. Kërkoni veprime të cilat mund t’i bëni për të ofruar mirësjellje. Hapni derën e kafeterisë për personin prapa jush, ose lejoni personin me një artikull të dalë para jush në dyqane ushqimore. Thoni më fal dhe faleminderit sa herë që të jetë e mundur.

Të veproni me respekt

Eliminoni sjelljet mosrespektuese si rrotullimin e syve, ndërprerjen e bisedës ose të folurit negativisht për dikë. Jo vetëm që këto veprime nuk janë respektuese për personin me të cilin bashkëveproni, por ato parandalojnë përfshirje ose zgjdhje të mëtutjeshme të problemeve, dhe krijojnë një çarje e cila mund të bëhet e përhershme. Në vend të kësaj, krijoni një ambient të dëgjimit të respektueshëm.

Të gjithë meritojnë të dëgjohen, edhe nëse nuk pajtoheni me opinionet ose pikëpamjet e personit. Merrni në konsideratë se si do të dëshironit të trajtoheshit nëse keni diçka për të thënë, veçanërisht nëse ka një çështje të rëndësishme.

Dëgjoni mirë

Dëgjimi është një proces aktiv, jo pasiv. Mendoni para se të flisni. Shumë shpesh në bisedat e sotme, komentet e një personi ‘’nxisin’’ mendimet tek dëgjuesi, i cili pastaj tregon tregimin e tij në të njëjtat rreshta. Në vend se të tregoni historinë e tij, bëni pyetje të cilat inkurajojnë folësin të ju tregojë më shumë. Shumë njerëz do të ndihen mirë se juve po iu intereson.

Bëhuni ndihmues

Njerëzit fitojnë respekt duke qenë gjithmonë të gatshëm të ofrojnë një vesh ose një dorë sa herë që vënë re një mundësi për të ndihmuar. Kërkoni mundësi për të ndihmuar, të cilat mund t’i keni injoruar më herët. A ka nevojë për ndihmë një koleg në një projekt të madh? A mund t’ia dërgoni një filxhan kafe dikujt? Synoni të jeni ndihmues disa herë në ditë.

Mos krijoni arsyetime

Veprimet tuaja bazohen në zgjedhjet tuaja, dhe përveç disa rrethanave të paparashikueshme, nuk ka arsye të krijoni arsyetime. Zotëroni veprimet tuaja. P.sh., nëse jeni vazhdimisht vonë, mos krijoni arsyetime të pakuptimta. Zotëroni gabimet tuaja dhe kërkoni mundësi për t’u përmirësuar herën tjetër. Në vend se të fokusoheni në të metat tuaja, pyesni, ‘’Si mund të korigjoj sjelljen ose situatën time’’?

Braktiseni zemërimin

Nervozizmi juaj nuk lëndon askënd tjetër përveç jush. Nëse nervozoheni, lejoni veten që të nervozoheni vetëm në moment, pastaj ecni përpara dhe ose korigjoni situatën ose lëreni në të kaluarën. Jepni vetes dhe të tjerëve një pushim. Falni, dhe pastaj harroni.

Jini të gatshëm të ndryshoni

Të qenit kokëfortë nuk ju dërgon askund. Kuptoni se procesi i evolucionit përfshin ndryshimin. Përpiquni të rriteni si një person; mësoni aftësi të reja, provoni aktivitete të reja, dhe veçanërisht, ri-kontrolloni shprehitë tuaja automatike. Dhe mos harroni të uroni veten për progresin që bëni përgjatë rrugës për t’u bërë person më i mirë.

Etiketa: aktualitet
Pas

Zhvillohet më në fund tregu i kapitalit në Shqipëri, listohet oferta e parë publike

Para

Rikthehet të dielën Tiranathlon, si devijon trafiku në Tiranë

Para
Rikthehet të dielën Tiranathlon, si devijon trafiku në Tiranë

Rikthehet të dielën Tiranathlon, si devijon trafiku në Tiranë

Të Gjitha

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

nga Fast News
16:06 | 07/06/2025
0

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

nga Fast News
16:04 | 07/06/2025
0

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

nga Fast News
15:57 | 07/06/2025
0

Hapet ura hekurudhore më e lartë në botë

Hapet ura hekurudhore më e lartë në botë

nga Fast News
15:55 | 07/06/2025
0

Recent News

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

16:06 | 07/06/2025
Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

16:04 | 07/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar