Sportet dhe ushqimi i mirë ju ndihmojnë ta nisni javën mbarë, por edhe reflektimet përmes thënieve të personazheve të njohur, apo shpesh edhe thënie popullore, ju ndihmojnë të merrni disa pika referimi për të ecur në drejtimin e duhur. Më poshtë ju sjellim 5 thënie për të nisur javën me energji të mira:
1. “Vepro ose prano.” – Anonime.
Jeta juaj varet vetëm nga ju. Ju mund të zgjidhni të pranoni gjënë që nuk ju pëlqen ose mund të zgjidhni të ndërmerrni veprime.
2. Ngjit shkallën e parë të besimit. Nuk të duhet ta shohësh të tërë shkallën, vetëm ngjit shkallën e parë”. Martin Luther King Jr.
Kur vijnë ditët e këqija mos e humbni shpresën. Iniciativa e lirë është aventurë dhe si çdo histori e bukur ka ulje- ngritjet e saj. Mbështetu tek ai person i suksesshëm që kini në mendje dhe ngjitni shkallët e para të besimit në rrugën që po ndiqni. Do të jetë për të mirën tuaj.
3. “Ne jemi ajo që bëjmë vazhdimisht, prandaj, përsosmëria nuk është një veprim, por një zakon.” – Aristoteli
Perfeksioni nuk është kurrë masa për të matur suksesin. Por, koha e duhur për t’iu vënë pas zakoneve që formojnë përsosmërinë.
4. “Shumë ide të mëdha ikin pa u realizuar dhe shumë zbatues të mirë janë pa ide. Njëra pa tjetrën janë të pavlefshme.” – Tim Blixseth
Pra, doni të bëheni një biznesmen? Shumë mirë. Do t’iu duhet një ide e madhe si dhe një vizion. Por nuk është mjaftueshëm. Ju duhet ta zbatoni idenë tuaj të madhe ose pastaj nuk është e madhe.
5.” Bota merr formë më lehtë se sa e mendoni dhe ajo po pret që ju ti jepni formë”. – Bono
Jeta merr forma të ndryshme. Jeta juaj është si argjila. Varet nga ju ti jepni formën që ju dëshironi ti jepni. Nëse e pëlqeni ose jo, ju jeni personi përgjegjës për atë që jeni dhe që ju jeni personi që mund të merrni hapat për tu zhvilluar në atë person që dëshironi. Nëse nuk dini nga t’ia nisni, kërkoni ndihmën e një mentori. Një hap i vetëm mund të transformojë komplet jetën tuaj.