Jo gjithçka që mund të shkojë keq në rrugëtimin tuaj ndërmarrësor do të jetë pjesë e planit tuaj të biznesit.
Për ndërmarrësit karriera e të cilëve ka zgjatur me vite, përjetimi i një pengese mund të prishë gjithçka. Iluzioni se asgjë nuk mund të shkojë keq me një plan të përsosur është ku shumica e ndërmarrësve dhe punonjësve zakonisht humbasin. Në një thënie të famshme, Bill Gates thotë ‘’suksesi është një mësues i keq. I bën njerëzit e zgjuar të mendojnë se nuk mund të humbasin’’.
Duke kuptuar faktorët të cilët mund të kontribuojnë në ngadalësimin e karrierës tuaj nuk është e dobishme vetëm të ju mbajnë në këmbë, por gjithashtu do ju ndihmojnë të qëndroni të përgatitur kur përballeni me sfida të papritura.
Më poshtë janë gjërat të cilat mund t’i përjetoni në jetë të cilat kanë potencialin të dëmtojnë karrierën tuaj. Unë jam konsultuar me shumë udhëheqës industrish dhe me ndërmarrës me përvojë të cilët jo vetëm që kanë përjetuar këto sfida por i kanë ndihmuar tjerët të marrin një kuptim nga jeta.
Divorci
Ndarja mund të ngadalësojë jetën tuaj, duke përfshirë edhe karrierën. Ndarja, varësisht se a është ‘’miqësore’’ ose mënyra e zakonshme mund të ndryshojë gjithçka për ju, përfshirë edhe karrierën.
Zona e divorcit godet shumicën e njerëzve, varësisht se a është pronar biznesi ose punonjës dëmton produktivitetin e tyre. Nëse kjo nuk është mjaftueshëm keq, është deklaruar se produktiviteti i atij punonjësi mund të mos kthehet deri në pesë vite.
Për Kat Loterzo, një ndërmarrës online dhe këshillues i suksesshëm, ka të bëjë me mendimet nga fillimi. Në një intervistë në email, ajo tha, ‘’Nuk e kam shikuar kurrë biznesin tim ose qëllimet e mia si diçka të cilat mund të lëkunden nga të tjera aspekte të jetës time’’.
Ky mendim është ai që e mban atë përderisa ajo kalon nëpërmes ndarjes, dhe duhet të mundohet shumë që të qëndrojë e vertetë ndaj tij. ‘’E shoh atë si pjesë të një plani më të madh i cili do të mbështetë të gjitha zonat e jetës time, duke përfshirë edhe karrierën’’, shtoi ajo.
Ndarja është fazë e rëndësishme e jetës, por me një mendje të fuqishme, ju mund t’a ndaloni atë nga dëmtimi i karrierës tuaj.
Aksidentet me makinë
Përfshirja në një aksident me makinë mund të vendosë të gjithë jetën e dikujt në çrregullim. Askush nuk e di se si kjo ndryshon jetën e njerëzve më shumë se avokatët e aksidenteve. Ata shohin njerëzit të parët, në pikën e tyre më të dobët duke luftuar për gjithçka për të cilën qëndrojnë.
Stewart J.Guss, avokat i aksidenteve me makinë me bazë në Houston i cili ka punuar me qindra klientë, thotë se mënyra më e mirë për të parandaluar një aksident nga dëmtimi i karrierës dhe i çdo aspekti tjetër të jetës është të vendosni prioritete në shërimin tuaj.
‘’Ne kemi parë shumë viktima të aksidenteve duke shkaktuar rënien e tyre. Ata zhvendosin fokusin e vëmendjes së tyre dhe obsesionohen rreth gjërave në të cilat kanë pak kontroll gjatë atij momenti, si p.sh puna,’’ tha ai.
Deklarata e tij mund të duket kundër intuitës, por kur e peshoni atë do t’a vlerësoni se një person i shëndetshëm ka sukses më të mirë të karrierës. ‘’Ne gjithmonë këshillojmë klientët tanë të fokusohen në shërimin e tyre të plotë, duke përfshirë shërimin psikologjik dhe mendor para se të fokusohen në çështje pune’’, tha ai.
Humbja e një anëtari të familjes
Askush nuk mund të ju përgatisë për humbjen e nje të dashuri. Thjesht të destabilizon, dhe varësisht nga afërsia e marrëdhënies tuaj me anëtarin, shumë njerëz përjetojnë depresion ose traumë e cila dëmton karrierën e tyre.
Është e rëndësishme të qetësoheni dhe ta pranoni se jeta duhet të vazhdojë. Evan Kramer, themeluesi i Surgent CPA Review, thotë se rifokusimi i energjisë tuaj në ndërtimin e karrierës është i rëndësishëm.
‘’Këshilla ime e parë për studentë është t’i bëjnë personat që i duan krenarë duke ndërtuar karrierë të suksesshme, në vend se të mendojnë se si jeta do të ishte ndryshe pa ta’’, tha ai.
Fiksimi
Ky është më shumë se një dënim me të cilin përballen shumë ndërmarrës në karrierën e tyre. Një shembull i mirë i kësaj do të ishte një zhvillues i cili kalon shumë kohë me detaje të vogla që konkurrentët e tij të kenë mundësinë të vazhdojnë me idetë e tyre përderisa ai perfeksionon gjërat.
Një thënie e famshme nga Mark Zuckerberg këshillon ‘’nëse ka përfunduar është më e mirë se e përsosur’’. Kjo është esenca e ideologjisë së bizneseve fillestare.
‘’Për të parandaluar fiksimin nga dëmtimi i karrierës tuaj, fokusohuni në fotografinë e madhe dhe lejoni që detajet e vogla t’a zgjidhin veten’’, thotë Mitchell Kim, një kirurge kozmetike, dhe themeluese e klinikës Cosmos Clinic.
Padurimi
Shumë të rinj shpesh mburren se sa pak durim kanë. Padurimi është vrasës i karrierës. Në një video në Youtube, Tai Lopez, ndërmarrësi i suksesshëm serik, e quan atë një sëmundje dhe e krahason me ‘’mburrjen rreth të pasurit erë të keqe të gojës’’.
Durimi, në anën tjetër, mund t’i sjellë karrierës tuaj shumë të mira. Duke i dhënë gjithçkaje kohë, do të zbuloni se çfarë është e duhur për ju e çfarë jo.
‘’Koha është si një thikë, ndan idetë e gabuara nga e vërteta’’, thotë Tai./ (Ayodeji Onibalusi/Entrepreuner)