• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Zgjedhjet vendore/ Dalin rregullat e reja për administratën, çfarë ndalohet dhe çfarë lejohet

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet
0
Zgjedhjet vendore/ Dalin rregullat e reja për administratën, çfarë ndalohet dhe çfarë lejohet
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa fushata për zgjedhjet vendore të 14 majit ka nisur zyrtarisht, qeveria ka ngritur një Task-Forcë të posaçme për monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore gjatë procesit zgjedhor.

Synimi është nxitja e paanshmërisë dhe trajtimit të barabartë të kandidatëve e partive politike në marrëdhëniet me administratën shtetërore dhe burimet e saj, për krijimin e kushteve të drejta e të barabarta për të gjithë kandidatët dhe partitë politike në procesin elektoral, si dhe për mospërdorimin e fondeve dhe burimeve publike për qëllime partiake.



Referuar vendimit, punonjësit të administratës shtetërore, gjatë periudhës së procesit zgjedhor, i krijohen kushtet e nevojshme dhe i garantohet moscenimi i të drejtave dhe lirive themelore, kushtetuese, për të shprehur fjalën e lirë dhe për të marrë pjesë në veprimtari politike, brenda kufizimeve dhe ndalimeve, të përcaktuara me dispozita të veçanta të legjislacionit në fuqi, që rregullojnë dhe janë të vlefshme gjatë këtij procesi zgjedhor.

Punonjësi i administratës shtetërore, pas orarit zyrtar të punës dhe jashtë mjediseve të institucioneve shtetërore, ka të drejtë të marrë pjesë në veprimtari politike apo zgjedhore të një partie politike ose kandidati në zgjedhje.

Punonjësi i administratës shtetërore ka të drejtë të angazhohet si komisioner zgjedhor, në përbërje të KZAZ-ve, KQV-ve dhe GNV-ve, pasi të ketë njoftuar paraprakisht me shkrim eprorin direkt dhe njësinë e personelit për këtë veprimtari dhe të ketë marrë lejen me shkrim nga eprori direkt. Angazhimi si komisioner nuk duhet të ndikojë në përmbushjen e detyrave funksionale si pjesë e shërbimit civil.

Punonjësit të administratës shtetërore, gjatë orarit zyrtar të punës dhe brenda mjediseve të institucioneve shtetërore, i ndalohet çdo lloj pjesëmarrjeje në veprimtari politike apo fushatë zgjedhore të një partie politike ose kandidati në zgjedhje.

Nëpunësit civil, gjatë pjesëmarrjes në veprimtari, i ndalohet:

-të bëjë fushatë për një subjekt zgjedhor apo kandidat;

-të manifestojë me pankarta, parrulla apo çdo mjet tjetër të shkruar dhe të ekspozuar publikisht;

– të jetë protagonist në aktivitetet/veprimtaritë politike apo të kandidatëve.

Punonjësit të Policisë së Shtetit i ndalohet:

-të jetë anëtar i një partie ose organizate politike;

-të mbështetë fushatën e një partie, organizate politike, të një anëtari partie politike apo të një kandidati të pavarur, duke marrë pjesë ose kontribuar fizikisht ose financiarisht.

Punonjësit të Gardës së Republikës i ndalohet:

-të sillet dhe të mbajë qëndrime që cenojnë natyrën e depolitizuar të Gardës;

-anëtarësimi e pjesëmarrja në veprimtari të partive a të shoqatave politike apo të kandidatëve.

-Punonjësit të Shërbimit Informativ të Shtetit i ndalohet:

-të manifestojë sjellje dhe të mbajë qëndrime, që cenojnë natyrën e depolitizuar të institucionit;

-anëtarësimi dhe pjesëmarrja në veprimtaritë e partive apo të shoqatave politike apo të kandidatëve;

-të bëjë propagandë në favor ose kundër partive, shoqatave politike ose kundër kandidatëve në zgjedhje.

Ushtarakut aktiv të Forcave të Armatosura i ndalohet:

-të jetë anëtar i partive politike, i organizatave ose shoqatave me karakter politik;

-të marrë pjesë në veprimtaritë politike që organizohen prej tyre apo nga kandidatët.

Punonjësit të administratës shtetërore i ndalohet të përdorë të mirat publike, funksionin ose veprimtarinë shtetërore ose burimet financiare a njerëzore, me qëllim favorizimin e një partie politike ose kandidati në zgjedhje.

Në funksion të monitorimit për zbatueshmërinë e këtij vendimi, parashikohet edhe ngritja e strukturave të posaçme.

Ministritë dhe institucionet e varësisë, me qëllim shmangien e keqpërdorimit dhe keqinterpretimit të aktiviteteve institucionale me fushatën elektorale, duhet të publikojnë në faqen e tyre zyrtare:

-deri në datën 14 maj 2023, të dhënat për aktivitetet publike, të programuara për muajin maj, që kanë lidhje me veprimtarinë e institucionit;

-listën e projekteve të nisura prej 12 (dymbëdhjetë) muajsh, në ushtrim të punës dhe veprimtarisë së institucionit, të cilat janë në proces përfundimi, si dhe të gjitha procedurat publike konkurruese të realizuara gjatë 12 (dymbëdhjetë) muajve të fundit.

Për koordinimin e procesit të monitorimit, sipas këtij vendimi, krijohet Task-Forca që drejtohet nga Zëvendëskryeministri dhe ka në përbërje:

– ministrin e Brendshëm;

– ministrin e Mbrojtjes;

– ministrin e Financave dhe Ekonomisë;

– ministrin e Arsimit dhe Sportit;

– ministrin e Drejtësisë;

– ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin;

– sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave;

– drejtorin e Departamentit të Administratës Publike;

– drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit;

– drejtorin e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë;

Në mbledhjet e Task-Forcës ftohen të marrin pjesë:

– komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil;

– një përfaqësues nga Avokati i Popullit;

– një përfaqësues nga Prokuroria e Përgjithshme;

– një përfaqësues nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Pas

Njihuni me Ameca, roboti humanoid më i avancuar në botë që që mund të flasë disa gjuhë

Para

Këshilla nga 8 ndërmarrës si të arrihet suksesi

Para
Këshilla nga 8 ndërmarrës si të arrihet suksesi

Këshilla nga 8 ndërmarrës si të arrihet suksesi

Të Gjitha

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

nga Fast News
19:55 | 09/05/2025
0

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

nga Fast News
15:18 | 09/05/2025
0

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

nga Fast News
15:15 | 09/05/2025
0

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

nga Fast News
11:00 | 09/05/2025
0

Recent News

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

19:55 | 09/05/2025
Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

15:18 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar