• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Skema e pensioneve në krizë, ekspertët shpjegojnë çfarë duhet bërë

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Skema e pensioneve në krizë, ekspertët shpjegojnë çfarë duhet bërë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Problemi i skemës së pensioneve do të vijojë edhe për 20-30 vitet e ardhshme në vendin tonë. Kështu u shpreh ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj në studion e A2 Business të gazetares Aurora Sulce, ndërsa eksperti Ardian Civici sugjeron reformë pensionesh në disa plane.

Ekspertja Nunaj shpjegon arsyet pse nuk ka pasur rritje të pensioneve, por vetëm indeksim të tyre.



“Rëndimi i skemës së pensioneve dhe energjie elektrike po rëndojnë buxhetin e shtetit. Këto para që mund të shkonin në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, fusha të ekonomisë që kanë nevojë po konsumohen për skemën e pensioneve. Qeveria vazhdon ta ruajë, por është e rëndësishme që të trajtojë një kolonë të tretë me pensionet private të detyrueshme.

Që këto pensione apo individë që do bëheshin në mënyrë të detyrueshme do ta ndihmonte qeverinë në rast krize ekonomike se këto shtresa do kishin shtesë. Qeveria i ka konstatuar problematikat. Ajo që është problematikë për pensionistët në zonat rurale po rëndon pagesat e të punësuarve në zonat urbane.

Kontribute në zonat urbane janë më të mëdha dhe në ato rural me të ulëta dhe kjo e bën skemën më të zhdrejtë. Këto problematika që krijohen në skemë janë probleme nuk po trajtohen skema e pensioneve nuk po merret seriozisht.

Nuk ka rritje të pensioneve se ky defiçit sa vjen dhe rritet, duke u subvencionuar nga buxheti dhe buxheti nuk mund të shpenzojë para plus po bën vetëm indeksimin që është i papërfillshëm në një vlerë minimale.

Reforma e 2015 është e pjesshme dhe pjesërisht e suksesshme, por që kemi përcaktuar rritjen e viteve të punës dhe rritjen e moshës së daljes në pension. Duhet Një reformë që duhet të adresojë dhe zgjidhë probleme. Ne problemin do ta ndjejmë për 20-30 vitet e ardhshme”, është shprehur Nunaj.

Për ekspertin Civici raporti kontribues-përfitues nuk jep asnjë mundësi që skema e pensioneve të vetë mbahet. Dhe në këto kushte sipas tij kërkohet reformë radikale që për të eliminuar informalitetin, për të zgjeruar pensionet vullnetare dhe të mendohet për pensionet e kapitalizuar.

“Përveç shkaqeve që lidhen me ndryshimin e sistemit po ndodhin edhe disa ndryshime në raportin mes atyre që kontribuojnë dhe atyre që fitojnë. Një ka të bëjë me kontribuues-përfitues, një kolonë e dytë me pensionet vullnetare dhe një kolonë e tretë që pak përmendet është kapitalizimi i pensioneve që janë disa reforma radikale ka bërë që skema të jetë shumë e varur nga kontributet. Në një vend normal duhet të ishte 3 kontribues me 1 përfitues.

Raporti një me një është një raport që nuk premton asnjë mundësi që kjo skemë të vetëmbahet, por do të jetë e varur nga buxheti i shtetit. Reformat e pensioneve janë më të dhimbshmet në çdo vend. Ajo reformë që ne bëmë synonte luftën e informalitetit sesa një reformë që do ndryshonte rrënjësisht skemën e pensioneve. Edhe përpjekjet për të fuqizuar kolonën e dytë janë një ndihmë për të përmirësuar ekuilibrin.

Nëse duam të bëjmë një reformë që është e vështirë dhe e dhimbshme duhet ta mendojmë në disa plane; të përgatitemi për rritje të moshës së pensionit, kërkohet reformë radikale për të eliminuar informalitetin, dhe nga ana tjetër duhet zgjerohet kolona e dytë e pensioneve vullnetare suplementar dhe të mendohet për kolonën e tretë që janë pensionet e kapitalizuar, që kanë efekt të tjera në skemën e pensioneve.

Kemi arritur në një pikë që ose duhet të pranojmë që buxheti sa vjen e rëndohet ose të mendojmë një reformë afatgjatë në kushtet e presionit në demokraci”, është shprehur Civici.

Sipas ekspertëve rritja e pagave do shtojë kontributet për pensionet, ndërsa problem mbeten ata që punojnë në të zezë, të cilët janë pjesa më e pambrojtur në nivelin e pensioneve.

Pas

Kolapsi i skemës së pensioneve, çfarë na pret?

Para

Al-Hilal ofron mbi 400 mln Euro në vit. Pse Messi refuzon dhe sa e i vlen sekondi nga kjo kontratë?

Para
Al-Hilal ofron mbi 400 mln Euro në vit. Pse Messi refuzon dhe sa e i vlen sekondi nga kjo kontratë?

Al-Hilal ofron mbi 400 mln Euro në vit. Pse Messi refuzon dhe sa e i vlen sekondi nga kjo kontratë?

Të Gjitha

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

nga Fast News
15:00 | 10/05/2025
0

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

nga Fast News
14:45 | 10/05/2025
0

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

nga Fast News
14:20 | 10/05/2025
0

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

nga Fast News
14:15 | 10/05/2025
0

Recent News

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

15:00 | 10/05/2025
Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

14:45 | 10/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar