• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Shqipëri-Kosovë, mbledhja e rradhës e dy qeverive do të mbahet në Gjakovë

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Shqipëri-Kosovë, mbledhja e rradhës e dy qeverive do të mbahet në Gjakovë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria djhe Kosova do të zhvillojnë në qershor mbledhjen e rradhës së përbashkët të të dy qeverive. Këtë herë, takimi i ministrave të Albin Kurtit dhe të Edi Ramës do të mbahet në qytetin e Gjakovës, më 14 qershor. Që prej 2014, kur për herë të parë nisi ky bashkëpunim, janë firmosur dhjetëra marrëveshje.

Mbledhja e radhës e përbashkët mes Shqipërisë e Kosovës, pritet të mbahet më 14 qershor, në Gjakovë.





Ministrat shqiptarë të Kosovës dhe Shqipërisë do të paraqesin përpara dy kabineteve një analizë të thelluar të të gjitha marrëveshjeve të dakorduara deri më tani.

Nëpërmjet elementeve ilustruese, ministrat do të realizojnë edhe një pasqyrim të ecurisë së punës në bashkëpunim me homologun e tij/saj, nga kabineti tjetër qeveritar.

Si fillim, raportohet se secili Ministër, duke nisur nga ata të fushave me përgjegjësi më të rëndësishme do të paraqesin përpara dy kabineteve një analizë të thelluar të të gjitha marrëveshjeve të dakorduara deri më tani.

Më pas kryeministri Edi Rama dhe Albin Kurti do të bëjnë publike objektivat e radhës për të rritur bashkëpunimin dhe mbështetjen mes dy vendeve. Më pas ata do të kenë dhe një konferencë të përbashkët.

Kujtojmë se mbledhja e fundit e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë është mbajtur ne mesin e vitit të kaluar e cila ishte mbajtur në qytetin e Prishtinës.

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë në Prishtinë ranë në ujdi për disa marrëveshje.

Gjatë mbledhjes së përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës që u zhvillua në Prishtinë janë firmosur marrëveshjet e reja.

Kryeministri Rama pati dhënë lajme të mira të heqjes së tarifave doganore me Kosovën. Ai shtoi se pret që këtë vendim ta marrë edhe qeveria e Albin Kurtit për mallrat që importon nga Shqipëria. Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës kanë nënshkruar disa marrëveshje, kryesisht për shkëmbime ekonomike. Në total u nënshkruan 19 të tilla.

Kurse, kryeministri Albin Kurti në fillimin e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë pati thënë se Kosova dhe Shqipëria mund ta lexojnë më qartë gjendjen e krijuar në rajon e botë dhe tha se “përcaktimi ynë është më i thjeshtë”.

“Bashkëpunimi dhe integrimi dhe zhvillimi i qëndrueshëm në gjithë rajonin sigurohet duke i zgjidhur problemet politike në fillim dhe jo në fund. Lënia për fund dhe mbajtja pezull e zgjidhjes së problemeve esenciale politike mban pezull mosbesimin e ndërsjellë social”.

Disa nga marrëveshjet e nënshkruara përfshijnë hapjen e kufirit Kukës-Dragash, regjimin e trafikut të kufirit, lehtësimin e procedurave të doganimit e të kontrollit të lëvizjes së mallrave, lehtësimin e kushteve për lejeqëndrim të përkohshëm dhe ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë.

Mbledhja e parë e të dy qeverive është mbajtur më 2014-n dhe kjo që u mbajt të premten e shënoi takimin e shtatë mes dy qeverive.

Pas

Tenderat pa garë, 25% e prokurimeve publike me vetëm 1 ofertë

Para

Jo vetëm në arbitrazh, edhe Strasburgu i kërkon Shqipërisë të paguajë për gjyqet e humbura

Para
Jo vetëm në arbitrazh, edhe Strasburgu i kërkon Shqipërisë të paguajë për gjyqet e humbura

Jo vetëm në arbitrazh, edhe Strasburgu i kërkon Shqipërisë të paguajë për gjyqet e humbura

Të Gjitha

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

nga Fast News
10:36 | 08/06/2025
0

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

nga Fast News
10:33 | 08/06/2025
0

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

nga Fast News
16:06 | 07/06/2025
0

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

nga Fast News
16:04 | 07/06/2025
0

Recent News

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

10:36 | 08/06/2025
Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

10:33 | 08/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar