• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Sa zgjat një gjyq në Shqipëri? – Për çështjet civile mesatarisht 6 vjet, për ato administrative deri në 13 vite

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Sa zgjat një gjyq në Shqipëri? – Për çështjet civile mesatarisht 6 vjet, për ato administrative deri në 13 vite
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas raportit të vlerësimit të hartuar nga “Komisioni i Europës” mbi sistemet gjyqësore europiane, për vitin 2020, në Shqipëri duhen mesatarisht 366 ditë për të përfunduar shkallën e parë të një gjykimi civil dhe 1,742 ditë për shkallën e dytë.

Pra e thënë ndryshe për shkallën e parë të një gjykimi civil duhet një vit, ndërkohë për shkallën e dytë duhet rreth 4.7 vite. Sipas këtyre shifrave, në total duhen afërsisht 6 vite për t’u dhënë një dënim përfundimtar për çështjet civile ose tregtare.

Le të shohim se sa është kohëzgjatja e një gjykimi penal në vendin tonë. Sipas të dhënave të raportit të “Komisionit Europian” në Shqipëri duhen 294 ditë që të përfundojë gjykimi i një vepre penale në shkallën e parë dhe duhen 998 ditë për shkallën e dytë, ose rreth 3 vite e gjysmë në total.

Nga ana tjetër, po të analizojmë sa zgjasin çështjet në gjykatën administrative përballemi me një kohë më të gjatë pritjeje. Për çështjet administrative kohëzgjatja e gjykimit në shkallën e parë është 199 ditë, ndërsa në shkallën e dytë edhe 4,485 ditë ose 12.2 vite. Pra, nisur nga këto shifra nuk mund të themi se aksesi në drejtësi nga qytetarët shqiptarë është përmbushur plotësisht pasi duhet rreth 13 vite për të marrë një dënim përfundimtar të paktën për çështjet administrative.

“Scan Intel” ka analizuar të dhënat e “Komisionit Europian” mbi kohëzgjatjen për një çështje civile në gjykatën e shkallës së parë sipas vendeve të Europës. Nga të dhënat shihet se Shqipëria renditet mes vendeve të para në Europë me më shumë ditë gjykimi për një çështje civile.

Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria renditet pas Bosnje Hercegovinës dhe Serbisë me 639 ditë dhe 472 ditë respektivisht. Ndërkohë, në Maqedoninë e Veriut kohëzgjatja e një gjykimi civil në shkallën  e parë arrin mesatarisht deri në 294 ditë, ndërsa në Malin e Zi zgjat 280 ditë. Italia regjistron kohëzgjatjen më të lartë të gjykimit civil në shkallën e parë me 674 ditë dhe pasohet nga Kroacia me 655 ditë. Në vend të fundit me më pak ditë renditen Islanda dhe Lituania me 63 ditë dhe 117 ditë.

Pavarësisht kësaj, nisur nga koha e gjykimit, dukshëm mund të kuptojmë se gjykatat e shkallës së parë në Shqipëri janë më efikase se ato të shkallës së dytë. Në raport mes rreshtash thuhet se në Shqipëri, procedura e vettingut preku numrin e profesionistëve të sistemit të drejtësisë, sidomos në shkallën e dytë dhe të tretë ku shumë gjyqtarë u shkarkuan ose u tërhoqën vullnetarisht.

Kështu, gjyqtarët nuk kanë mundur të përballojnë fluksin e rasteve që janë paraqitur pranë gjykatave. Gjithashtu vlen të marrim parasysh edhe vitin të cilit i referohen shifrat. Sigurisht të dhënat janë të prekura edhe nga efektet e pandemisë, e cila ka detyruar shumë gjykata të shtyjnë procedurat./Tv Scan

Pas

50 mijë punëtorë në vit nga Ballkani Perëndimor. Çfarë parashikon rregullorja e re në Gjermani?!

Para

Çmimet e banesave “çmenden” edhe në Kosovë, në Prishtinë arrijnë 1000-2.500 euro/m2

Para
Çmimet e banesave “çmenden” edhe në Kosovë, në Prishtinë arrijnë 1000-2.500 euro/m2

Çmimet e banesave “çmenden” edhe në Kosovë, në Prishtinë arrijnë 1000-2.500 euro/m2

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Fatura e Strasburgut për dëmshpërblimet e ish-pronarëve arrin në 18 milionë euro

Fatura e Strasburgut për dëmshpërblimet e ish-pronarëve arrin në 18 milionë euro

nga Fast News
09:00 | 06/11/2025
0

8 zakonet e njerëzve me vetëbesim të lartë

8 zakonet e njerëzve me vetëbesim të lartë

nga Fast News
08:00 | 06/11/2025
0

Ndryshime në qeveri, ja kush ikën e kush vjen

Ndryshime në qeveri, ja kush ikën e kush vjen

nga Fast News
07:58 | 06/11/2025
0

Detajet e buxhetit 2026/ Ministri i Financave shpjegon si dhe sa do të rriten pensionet

Detajet e buxhetit 2026/ Ministri i Financave shpjegon si dhe sa do të rriten pensionet

nga Fast News
07:53 | 06/11/2025
0

Recent News

Fatura e Strasburgut për dëmshpërblimet e ish-pronarëve arrin në 18 milionë euro

Fatura e Strasburgut për dëmshpërblimet e ish-pronarëve arrin në 18 milionë euro

09:00 | 06/11/2025
8 zakonet e njerëzve me vetëbesim të lartë

8 zakonet e njerëzve me vetëbesim të lartë

08:00 | 06/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar