• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Rritja e pagës mesatare/ Drejtoresha e NOA: Nuk është momenti i duhur. Ish zv.ministri: Premtim elektoral

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Rritja e pagës mesatare/ Drejtoresha e NOA: Nuk është momenti i duhur. Ish zv.ministri: Premtim elektoral
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtorja ekzekutive e NOA, Herjola Spahiu, e ftuar në “A2 BUSINESS” nga Aurora Sulçe u shpreh se ritmi i rritjes së këtij viti është tejet shqetësues për momentin në të cilin jemi, pasi është shumë herë më i lartë se vitet e mëparshme.

Sipas Spahiut, ky nuk është momenti i duhur për ta bërë një premtim të tillë, ndërsa tha se nuk mund të mohonte, për nga mënyra se si u promovua, se nuk ka lidhje me fushatën zgjedhore.

“Mendoj që të gjithë janë shumë pozitivë për tendencën për rritjen e pagave, por ajo që është shqetësuese është ritmi i rritjes së këtij viti, që është shumë herë më i lartë se ajo që ne kemi realizuar në dy vitet e mëparshme. Dhe duke ditur në paralel se sa i ngushtë është buxheti shtetëror për të lejuar këtë rritje.

Mendoj që nuk është momenti i duhur ky për të bërë këtë premtim. Do të ishte më shumë pozitiv nëse njoftimi i rritjes së pagës do të kishte ndodhur në një moment tjetër, dhe jo kaq afër datës së zgjedhjeve lokale”, u shpreh Spahiu.

A lidhet kjo me fushatën elektorale?

“Mënyra se si është promovuar është shumë e drejtpërdrejtë, nuk mund të them që nuk lidhet”, u shpreh Spahiu. I të njëjtit mendimin është edhe eksperti i ekonomisë, Kastriot Sulka. Sipas tij, arsyeja e këtij vendimi është afrimi i zgjedhjeve, ndërsa shtoi se, ne zor se gjejmë në administratën shtetërore kategori të pagave dhe të punonjësve të ngjashme me të sektorit privat.

“Premtim elektoral, nuk diskutohet. Ne kemi një rritje rreth 6 për qind, aty vërtitemi. Pothuajse nuk kemi asnjë lloj efekti në xhepat e njerëzve. Ndërkohë po premtojmë që do kemi rreth 18 për qind, pra rreth 3 herë më shumë se ç ‘është bërë në këto kushte kur kemi thënë që kemi pasur një sforcim.

Pra nga ky këndvështrim duhet të dimë se kush ka qenë arsyeja, dhe arsyeja janë zgjedhjet. Në momentin që do të kemi një rritje, rritja e pagës minimale mund të detyrojë një lloj detyrimi për komplet skatierën e pagave në vend.

Që të jemi të sinqertë, ne zor se gjejmë në administratën shtetërore kategori të pagave dhe të punonjësve të ngjashme me të sektorit privat, si fasoni për shembull. Është e rëndësishme të kuptojmë se nga na vijnë këto të ardhura, nga na vjen financimi”, deklaroi Sulka.

Pas

Linjë nënujore, qeveria negociata me Italinë për transmetim energjie

Para

Disavantazhet nëse jeni “më i miri” në punë

Para
Disavantazhet nëse jeni “më i miri” në punë

Disavantazhet nëse jeni “më i miri” në punë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Nis shpërndarja e bonusit për pensionistët, ministrja Ibrahimaj shpjegon sa marrin

Nis shpërndarja e bonusit për pensionistët, ministrja Ibrahimaj shpjegon sa marrin

nga Fast News
12:50 | 01/12/2025
0

Zbulohen në Turqi fytyra njerëzore të gdhendura 12 mijë vjet më parë

Zbulohen në Turqi fytyra njerëzore të gdhendura 12 mijë vjet më parë

nga Fast News
12:30 | 01/12/2025
0

7 mënyra të thjeshta për të përmirësuar memorien tuaj

7 mënyra të thjeshta për të përmirësuar memorien tuaj

nga Fast News
11:45 | 01/12/2025
0

Kafeja, me rritjen më të lartë të çmimit në tetor, por shqiptarët nuk heqin dorë, konsum rekord

Kafeja, me rritjen më të lartë të çmimit në tetor, por shqiptarët nuk heqin dorë, konsum rekord

nga Fast News
11:09 | 01/12/2025
0



Recent News

Nis shpërndarja e bonusit për pensionistët, ministrja Ibrahimaj shpjegon sa marrin

Nis shpërndarja e bonusit për pensionistët, ministrja Ibrahimaj shpjegon sa marrin

12:50 | 01/12/2025
Zbulohen në Turqi fytyra njerëzore të gdhendura 12 mijë vjet më parë

Zbulohen në Turqi fytyra njerëzore të gdhendura 12 mijë vjet më parë

12:30 | 01/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar