• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Parashikimi negativ i FMN-së: Ekonomia shqiptare do të rritet më pak, çmimet do të mbeten të larta

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Parashikimi negativ i FMN-së: Ekonomia shqiptare do të rritet më pak, çmimet do të mbeten të larta
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ekonomia shqiptare do të rritet më pak këtë vit. Vlerësimi është bërë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Nga 2.5% që ishte pritshmëria në raportin e tetorit, në pasqyrën e fundit ekonomike globale, të publikuar sot, Fondi vlerëson se ekonomia e vendit do të rritet me 2.2%.

Ekonomia vendase pritet të përshpejtohet në 3.3% ë vitin 2024 dhe të mbesë përafërsisht në këto nivele deri në 2028-n, kur pritet të zgjerohet me 3.4%, pak a shumë në të njëjtat nivele me pritshmëritë në raportin e tetorit.



Kosova dhe Mali i Zi janë dy shtetet që pritet të kenë ecurinë më të mirë ekonomike në 2023, me përkatësisht 3.5 dhe 3.2%. Serbia dhe Bosnjë Hercegovina do të zgjerohen me 2%, ndërsa për Maqedoninë e Veriut pritshmëritë janë mjaft pesimiste, me vetëm 1.4%.

Për Shqipërinë, FMN parashikon që inflacioni të vijojë të mbetet i lartë edhe në vitin 2023, me një mesatare prej 5%, nga 6.7% që ishte në vitin 2022. Inflacioni do të ulet në vitet në vijim për të zbritur në 3%, që është dhe objektivi i bankës së Shqipërisë vetëm në vitin 2028.

FMN: Qeveritë të luftojnë inflacionin dhe të mbrojnë shtresat e varfra

FMN thotë në raportin global se rritja anemike, që është e pranishme në të gjithë globin lidhet me shtrëngimin e politikës monetare me synim rënien e inflacionit, që ka përkeqësuar kushtet financiare si dhe vijimi i pasojave të luftës në Ukrainë. Edhe inflacioni, ndonëse në ulje, po ngadalësohet më pak sesa pritej. Rreziqet në të ardhmen janë shtuar , pasi stresi i sistemit financiar mund të përhapet, duke dobësuar ekonominë reale.

FMN thekson se politikëbërësit kanë pak hapësira për të përmirësuar perspektivat dhe për të minimizuar rreziqet.

Bankat qendrore duhet të jenë të qëndrueshme në politikën e tyre për të frenuar inflacionin, por gjithashtu të jenë të gatshme të rregullojnë dhe përdorin instrumentet e politikës – duke përfshirë adresimin e shqetësimeve të stabilitetit financiar – në linjë me zhvillimet ekonomike.
Politikëbërësit fiskalë duhet të mbështesin veprimet e politikëbërësve monetarë dhe financiarë për të rikthyer inflacionin në objektiv duke ruajtur stabilitetin financiar.

Në shumicën e rasteve, qeveritë duhet të synojnë për politika shtrënguese, duke ofruar mbështetje të synuar për ata që po luftojnë më shumë me krizën e kostos së jetesës, rekomandon FMN.

Pas

Investimi në letrat me vlerë, bien ndjeshëm interesat e obligacioneve 10-vjeçare

Para

25 vendet me koston më të lartë të jetesës në botë për vitin 2023

Para
25 vendet me koston më të lartë të jetesës në botë për vitin 2023

25 vendet me koston më të lartë të jetesës në botë për vitin 2023

Të Gjitha

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

nga Fast News
15:00 | 10/05/2025
0

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

nga Fast News
14:45 | 10/05/2025
0

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

nga Fast News
14:20 | 10/05/2025
0

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

nga Fast News
14:15 | 10/05/2025
0

Recent News

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

15:00 | 10/05/2025
Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

14:45 | 10/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar