• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Pagat në Këshillin e Investimeve, ministrja e Financave: Biznesi mbështet rritjen e tyre

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Biznes
0
Pagat në Këshillin e Investimeve, ministrja e Financave: Biznesi mbështet rritjen e tyre
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Rritja e pagave që ka nisur të ndërmerret nga qeveria u diskutua në Këshillin e Investimeve me përfaqësuesit e biznesit. Kjo mbledhje jashtë kalendarit të tematikave të përcaktuara më parë nga Këshilli i Investimeve u zhvillua në kuadër të dialogut që qeveria ka nisur të zhvillojë me sipërmarrjen lidhur me nevojën e rritjes së pagave, në një kohë që qeveria vendosi rritjen e pagës minimale në nivelin 40 mijë lekë nga data 1 prill 2023.

Këshilli i Investimeve ka zhvilluar një anketim ku janë përgjigjur 506 biznese në vend, lidhur me ndikimin e rritjes së pagave të ulëta në produktivitet dhe konkurrencën në treg.



Ministrja theksoi faktin se rezultatet e anketimit dëshmojnë se biznesi mbështet rritjen e pagës minimale dhe mesatare në vend, duke qenë se rreth 50 % e bizneseve të anketuara mendojnë se rritja e pagës minimale ka qenë e nevojshme dhe mbështesin rritjen e mëtejshme të pagës minimale, kryesisht në shërbime, tregti dhe turizëm.

Në fjalën e saj, Ministrja theksoi faktin se dialogu me biznesin është i rëndësishëm edhe sa i përket politikës për rritjen e pagave pasi qeveria në asnjë rast nuk synon të marrë vendime të nxituara, të cilat mund të shkaktojnë rritje të papërballueshme të kostove të prodhimit.

“Qeveria ka ndërmarrë disa masa me qëllim adresimin e rritjes së pagës mesatare në vend. Besojmë se politika që kemi ndërmarrë për rritjen e pagës në sektorin publik do të ketë ndikim në rritjen e pagës mesatare në të gjithë sektorin privat.

Kjo është arsyeja pse vendosëm të kemi një mbledhje të Këshillit të Investimeve, me qëllim që propozimet apo synimet tona t’i adresojmë bashkërisht, duke qenë se rritja e pagës mesatare në sektorin privat prek biznesin në përgjithësi dhe në asnjë rast ne nuk do të donim që të bënim veprime të nxituara të cilat do të shkaktonin rritje të papërballueshme të kostove tuaja të prodhimit.

Rezultatet e vrojtimit konfirmojnë bindjen që ne kishim, nisur dhe nga takimet që kemi bërë me ju, që paga minimale duhet rritur dhe paga mesatare në vend duhet rritur”, u shpreh Ibrahimaj.

Ministrja theksoi faktin se politika e rishikimit dhe rritjes së pagave të administratës publike është ndërmarrë në kontekstin e krijimit të një qëndrueshmërie në të ardhmen, në mënyrë që rritja e pagave të mos jetë e pa planifikuar apo e pamenduar mirë, por një proces në vijimësi.

“Ne kemi anonçuar që me rritjen e pagës minimale këtë vit se rritja do të vazhdojë edhe për vitin 2024 dhe 2025 dhe ne synojmë që në vitin 2025 të arrijmë në nivelin 45 mijë lekë, i cili, nga ana analizat që kemi bërë bazuar në shifrat që kemi, është një nivel i përballueshëm e që gjithsesi e lë Shqipërinë në nivele konkurruese përsa i përket kostos së prodhimit, sigurisht në sektorët që kanë më shumë kosto punën se sa vendet e tjera të rajonit.

Pra, tashmë e kemi anonçuar se si do të ecim me politikën e pagave dhe nuk do të jetë më një politikë që do të anonçohet çdo vit në muajin janar apo shkurt, por kemi qartësi të paktën për 3 vitet në vijim dhe më tutje do të mendojmë dhe për vitet e ardhshme”, tha Ibrahimaj.

Paralelisht me rritjen e pagave në sektorin privat, tha Ibrahimaj, është e rëndësishme që bizneset, sidomos ato të mëdha, të kenë në fokus të tyre edhe krijimin e një politikë të rritjes dhe kualifikimit të burimeve njerëzore.

“Paralelisht me rritjen e pagave duhet menduar i gjithë procesi i punës i edukimit të punonjësve, qoftë për formalizimin, pse duhet ai dhe çfarë përfitimesh ka. Duhet të ketë një trajektore të qartë të ofertës së punës që ato kanë në kompani, pasi ka ardhur momenti që të ketë një politikë të burimeve njerëzore dhe të rritjes së tyre”, vijoi Ministrja.

Nga ana tjetër, Ministrja informoi se qeveria është duke diskutuar që të përcaktojë me ligj indeksimin e pagave për administratën publike.

“Indeksimi i pagave, sa i përket administratës publike, do të fillojë të jetë i zbatueshëm me përfundimin e reformës së pagave. Pasi të përfundojë rritja në korrik të vitit 2024 ne do të fillojmë të indeksojmë pagat e administratës publike njëherë në dy vite me normën mesatare të inflacionit”, tha Ibrahimaj.

Pas fjalës së Ministres Ibrahimaj, mbledhja e Këshillit të Investimeve vijoi me prezantimin e detajuar Sekretariati i KI të vrojtimit “Nga pagat e ulëta tek produktiviteti në punë”. Më pas, diskutimi u fokusua në ndikimin e rritjes së pagave minimale në produktivitet, motivimin e punonjësve, konkurrencën në treg dhe perspektiva e rritjes së mëtejshme të pagave në sektorin privat.

Pas

Euro në rënie të lirë, zbret në rekordin e ri historik 112.6 lekë

Para

7 gjëra që njerëzit e suksesshëm bëjnë para së të flenë

Para
7 gjëra që njerëzit e suksesshëm bëjnë para së të flenë

7 gjëra që njerëzit e suksesshëm bëjnë para së të flenë

Të Gjitha

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

nga Fast News
15:00 | 10/05/2025
0

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

nga Fast News
14:45 | 10/05/2025
0

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

nga Fast News
14:20 | 10/05/2025
0

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

nga Fast News
14:15 | 10/05/2025
0

Recent News

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

15:00 | 10/05/2025
Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

14:45 | 10/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar