• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Krizat e shumëfishta që rrezikojnë ekonominë

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Krizat e shumëfishta që rrezikojnë ekonominë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Aurora Sulçe, drejtuese e Fast News Economy

Ky vit nuk do të jetë i lehtë për ekonominë. Inflacioni i lartë po rezulton kokëfortë, çka ka detyruar bankat qendrore të rrisin normat bazë të interesit. Fillimisht ishin Rezervat Federale, më pas Banka Qendrore Europiane që rriti më 16 mars me 0.5% normën bazë të interesit për euron, që ka  kapërcyer nivelin 3%. Pesidentja e BQE-së, Kristin Lagard paralajmëroi se kriza e çmimeve është ende larg stabilizimit.

E njëjta situatë po përjetohet edhe në Shqipëri. Muajin e kaluar, inflacioni zbriti në 5.3%, por problem shqetësues është rritja e çmimeve tek produktet ushqimore. Sipas Institutit të Statistikave, inflacioni i ushqimeve mbetet dyshifror në 11%.

Banka e Shqipërisë ndoqi bankat e tjera qendrore në vendimin për shtrëngimin e politikës monetare. Institucioni mbikëqyrës bankar rriti më 23 mars normën bazë të interesit me 0.25%, duke iu kthyer normalizimit monetar pas një pauze afërsisht katër mujore.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Norma bazë e interesit ka arritur në nivelin 3%, niveli më i lartë që prej fundit të vitit 2013. Guvernatori, Gent Sejko deklaroi në konferencës për shtyp që pasoi vendimin e Këshillit Mbikëqyrës se megjithëse inflacioni ka vijuar rënien gjatë muajve të fundit, presionet inflacioniste ngelen të larta, duke iu referuar sidomos niveleve rekord të inflacionit bazë dhe sinjaleve nga tregu i punës.

Shtrëngimi i politikës monetare ka nisur të reflektohet tek interesat e kredive dhe depozitave, duke i rritur ato. Madje, një tjetër rritje pritet pas vendimit të fundit të Bankës së Shqipërisë. Kjo do të thotë kushdo që do të marrë një kredi tani, duhet të ketë parasysh se ajo do të jetë më e shtrenjtë. Në rritje do të rishikohen edhe interesat e kredive ekzistuese, në momentin që do të bëhet rishikimi i normave në bazë të kontratave respektive.

Kjo do të thotë se krizës së çmimeve do t’i bashkangjitet kriza e interesave dhe jetesa për familjet shqiptare do të bëhet edhe më e shtrenjtë.

E njëjta logjikë me rritjen e normave të interesit të kredive vlen dhe për bizneset. Të gjithë subjektet që kanë hua (rezulton se pjesa dërrmuese, për të mos thënë të gjithë, e kanë një të tillë), duhet të përballen me rritje të kostove. Kjo ndodh në një kohë kur janë shtrenjtuar lëndët e para nga jashtë dhe bizneset ndodhen në presionin e rritjes së pagave për punonjësit.

Në një rreth vicioz të gjithë këto problematika do të shkarkojnë tek ekonomia. Pakësimi i të ardhurave të disponueshme të qytetarëve, si pasojë e shtrenjtimit të ushqimeve dhe kredive, do të çojë në tkurrje të konsumit. Konsumi është një ndër burimet kryesore të rritjes ekonomike.

Nga ana tjetër, për shkak të tkurrjes së konsumit, bizneset do të kenë më pak shitje dhe rrjedhimisht më pak fitim. Kjo do të pasohet me më pak taksa dhe tatime të paguara dhe më rënie të të ardhurave në buxhetin e shtetit.

Ngadalësimi i rritjes ekonomike këtë vit është parashikuar edhe nga qeveria. Në buxhetin 2023 është përcaktuar një rritje ekonomike 2.6%. Por institucionet financiare ndërkombëtare janë edhe më pesimiste. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka rishikuar së fundmi me rënie këtë tregues, duke parashikuar se ekonomia shqiptare këtë vit do të rritet me vetëm 2.2%.

Rritja e pagave në sektorin publik, e premtuar nga qeveria, nëse do të bëhet, do të ishte një zhvillim pozitiv, pasi do të ndikonte në nxitjen e konsumit dhe rrjedhimisht, në rritjen e ekonomisë. Por do të ishte një zhvillim i pamjaftueshëm, nëse nuk do të shoqërohej me rritjen e pagave të sektorit privat, aty ku janë shumica e të punësuarve dhe për këtë nuk ka garanci.

Pas

Greqia po merr kamerierët, Shqipëria me sytë nga Azia

Para

Thuaju “jo” takimeve për biznes në kafe

Para
Thuaju “jo” takimeve për biznes në kafe

Thuaju “jo” takimeve për biznes në kafe

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Shenjat që tregojnë se s’do të jeni kurrë i pasur

Shenjat që tregojnë se s’do të jeni kurrë i pasur

nga Fast News
10:15 | 12/02/2026
0

Banka Botërore skeptike për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet e përmbytjet, ja rezervat…

Banka Botërore skeptike për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet e përmbytjet, ja rezervat…

nga Fast News
09:40 | 12/02/2026
0

Hap dyert Panairi i Turizmit 2026, thirrje për bashkëpunim dhe standarde më të larta në sektor

Hap dyert Panairi i Turizmit 2026, thirrje për bashkëpunim dhe standarde më të larta në sektor

nga Fast News
09:19 | 12/02/2026
0

Shqipëria në rrezik! INSTAT: Rënie e fortë e lindjeve gjatë 2025-ës

Shqipëria në rrezik! INSTAT: Rënie e fortë e lindjeve gjatë 2025-ës

nga Fast News
09:02 | 12/02/2026
0

Recent News

Shenjat që tregojnë se s’do të jeni kurrë i pasur

Shenjat që tregojnë se s’do të jeni kurrë i pasur

10:15 | 12/02/2026
Banka Botërore skeptike për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet e përmbytjet, ja rezervat…

Banka Botërore skeptike për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet e përmbytjet, ja rezervat…

09:40 | 12/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar