• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Kolapsi i skemës së pensioneve, çfarë na pret?

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Kolapsi i skemës së pensioneve, çfarë na pret?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pagat do të rriten, por për pensionistët do të jepet vetëm një bonus 5 mijë lekë. Me sa të ardhura jeton sot një pensionist? Producentja ekzekutive e A2 Business Aurora Sulçe ka shpjeguar përmes grafikave kolapsin e skemës së pensioneve në vend.

Pensioni mesatar në Shqipëri është 18 mijë lekë ndërkohë që paga minimale është 40 mijë lekë dhe paga mesatare 66 mijë lekë. Pra, një pensionist merr gjysmën e të ardhurave të atyre me pagë minimale dhe më pak se një të tretën e një të punësuari me pagë mesatare.





Por nëse 18 mijë lekë në muaj ju duken pak, një pjesë e pensionistëve marrin shumë më pak se kaq.  Një pensionist në fshat merr 10.612 lekë në muaj, ndërsa një pensionist në qytet merr mesatarisht 18.901 lekë në muaj.

Por sa është numri i pensionistëve që sot jetojnë me këto të ardhura?

Sipas të dhënave të institutit të sigurimeve shoqërore, në vitin 2013 merrnin pension 570 mijë persona. Në 2022 numri shkoi në 686 mijë. Pra, plot 116 mijë përfitues më shumë në skemë.

Por sa persona kontribuojnë për të paguar këta pensionistë?

Numri i kontribuesve në skemë në vitin 2013 ka qenë 702 mijë, ndërsa në vitin 2022, 790 mijë. Pra, numri I kontribuesve është rritur me 88 mijë, shumë më pak sesa numri I pensionistëve.

Raporti kontribues /përfitues në vitin 2013 ka qenë 1.23; ndërsa është përkeqësuar në vitin 2022, në 1.15. Raporti sot po shkon thuajse i barabartë mes të punësuarve dhe pensionistëve duke çuar skemën drejt kolapsit.

E ky kolaps po shmanget falë financimet që i bëhen skemës së pensioneve çdo vit nga buxheti i shtetit.

Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2013, nga paratë e taksapaguesve jepeshin 40.1 miliardë lekë për skemën e pensioneve, në vitin 2022 janë dhënë 54.5 miliardë lekë. Pra, 14.4 miliardë lekë më shumë. Me këto shifra, skema e pensioneve po shndërrohet në një rrezik real për buxhetin e shtetit. Dhe jo vetëm për të.

Ndërsa pensionistët sot marrin diçka, sado që është shumë pak., të shumtë janë ata që nesër kur të arrijnë moshën, nuk do të marrin asgjë.

Pas

Rubla ruse bie në nivelin më të ulët që nga nisja e pushtimit të Ukrainës

Para

Skema e pensioneve në krizë, ekspertët shpjegojnë çfarë duhet bërë

Para
Skema e pensioneve në krizë, ekspertët shpjegojnë çfarë duhet bërë

Skema e pensioneve në krizë, ekspertët shpjegojnë çfarë duhet bërë

Të Gjitha

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

nga Fast News
16:35 | 13/06/2025
0

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

nga Fast News
16:30 | 13/06/2025
0

Qeveria rishikon për herë të dytë buxhetin. Ja kujt i hiqen dhe kujt i jepen para

Qeveria rishikon për herë të dytë buxhetin. Ja kujt i hiqen dhe kujt i jepen para

nga Fast News
16:21 | 13/06/2025
0

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

nga Fast News
16:34 | 12/06/2025
0

Recent News

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

16:35 | 13/06/2025
Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

16:30 | 13/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar