• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Këshilla nga 8 ndërmarrës si të arrihet suksesi

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Lifestyle
0
Këshilla nga 8 ndërmarrës si të arrihet suksesi
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ne jemi rezultat i sjelljeve tona të përsëritura, ose nëse do t’i referohemi Aristotelit, “Suksesi nuk është një veprim, por një sjellje”.

Ju njohim me 8 sipërmarrës të suksesshëm dhe me sjelljet që i ndihmuan ata për të pasur sukses në rrugën e tyre:



Kenny Rueter, bashkëthemelues i Kajabi

S’duhet të hutoheni. Sipas këndvështrimit tim, “Perfeksioni arrihet, jo kur s’ke çfarë t’i shtosh më diçkaje, por atëherë kur s’ke çfarë t’i heqësh asaj”. Kjo nënkupton jo vetëm pikëpamjen time për biznesin, por edhe për jetën time në përgjithësi.

Thelbi i vërtetë i progresit është që të mundoheni që të mos shpërqendroheni dhe të mos hutoheni, por të jeni sa më të vëmendshëm në atë çka bëni dhe mbi të gjitha, të synoni gjërat e thjeshta dhe jo shumë të komplikuara, dhe për ta arritur një gjë të tillë, ju këshilloj që thjesht të largoni të gjitha ato gjëra që janë të parëndësishme.

Lewis Howes, ish-atlet, autor i librit The Millionaire Morning

Përcaktoni objektivat tuaja. Që kur kam qenë në klubin sportiv të atletëve, i kam pasur të përcaktuara objektivat që doja të arrija dhe madje, pjesën më të madhe të tyre e imagjinoja sikur të ishin realizuar. Përcaktimi i objektivave që doja të arrija më ka ndihmuar shumë në karrierën time prej sportisti dhe më pas në suksesin që arrita në fushën e biznesit.

Nuk ka asgjë të keqe të mendosh se ke realizuar disa prej objektivave më të rëndësishme. Kjo është një praktikë që i jep njëkohësisht edhe më shumë prioritet atyre, dhe kur të vijë momenti që ato të jenë pranë realizimit, besimi që ju do të keni fituar në vetvete do të jetë i madh.

Barbara Corcoran, Themeluese e grupit Corcoran dhe think-tankut Shakr

Besoni te vetja. Duke qenë se gjatë shkollës së mesme, kam qenë një nxënëse me rezultate jo të larta, edhe gjatë fakultetit dhe në vitet e para të eksperiencës sime në punë, gjithmonë më ka shoqëruar mendimi që kisha në kokë për veten “Ti nuk mund t’ia dalësh”.

Dhe ky ka qenë pikërisht edhe gabimi im më i madh, sepse të jesh një nxënëse me rezultate jo të larta gjatë shkollës së mesme nuk do të thotë që ju të mos jeni të suksesshëm në një të ardhme në profesionin tuaj. Prandaj edhe unë ndryshova në kohë dhe fillova të mendoj dhe ta ushqej veten me shprehje të tilla si “Ti mund t’ia dalësh”, Tregojuni atyre se çfarë ju jeni në gjendje që të bëni”!

Sharran Srivatsaa, president i Agjencisë së Brokerimit në Douglas Elliman, themelues i agjencisë së famshme Real Estate Teles Properties 10 X

Kujtojini herë pas here vetes, arritjet tuaja. Merrini kohës suaj pesë minuta në ditë për të shkruar në një letër të gjitha arritjet, por shkruajini ato në kohën e tashme, sikur tani sapo i keni realizuar. Veprimi i të shkruarit dhe të rishkruarit të arritjeve tuaja, jo vetëm që ju sjell ndër mend juve të gjithë suksesin e arritur deri më tani, por është edhe si një formë e mirë ushtrimi që i kujton nënndërgjegjes suaj se suksesi dhe arritjet janë një element shumë i rëndësishëm i karrierës suaj.

Jonathan Gilinski, sipërmarrës, drejtor ekzekutiv i CapsCanada dhe themelues i Capsuline

Shkoni kudo 15 minuta më herët se orari i caktuar. Gjatë karrierës sime kam kuptuar se përpikëria në orar është një prej elementeve që më kanë ndihmuar shumë gjatë karrierës.

E them këtë gjë, sepse përshtypja e parë që krijohet tek tjetri është shumë pozitive nëse do ta krahasonim me një rast kur një person do të vinte vonë në takim, apo në intervistë pune, sjellje kjo e cila lë të nënkuptohet sikur i thua tjetrit se koha juaj është më e rëndësishme se e tij, fjalë këto të cilat asnjë biznesmen nuk do t’i dëgjojë. Për të gjithë ata që janë të përpiktë, këshilla ime do të ishte që të shkojnë gjithmonë 15 minuta më herët.

Kjo gjë do t’ju ndihmojë për të qartësuar idetë përpara një takimi biznesi, për t’u shprehur sa më qartë gjatë një interviste pune, sepse fitoni kohë për t’u qetësuar dhe për të fshehur emocionet që mund të keni, etj.

Shaun Rawls, sipërmarrës, themelues dhe CEO i Rawls Consulting

Mos hezitoni të thoni “Jo”. Kur dikujt i kërkohet ndihmë, përgjigjja që askujt nuk do t’i vinte mirë po t’i thuhej është “Jo”. Por teksa ju përpiqeni që të mos i prishni marrëdhëniet tuaja me kolegët, ju i shkaktoni vetes stres, gjë e cila më pas ndikon edhe në një nivel produktiviteti më të ulët.

Pra ju, jo vetëm që nuk i erdhët dikujt në ndihmë, por edhe ndikuat negativisht në mënyrë indirekte në suksesin tuaj. Gjatë karrierës sime, kam mësuar se “Jo” është një element shumë i rëndësishëm, madje më shumë sesa të thuash “Po”.

Sweta Patel, themeluese e Startup-it të Marketingut në Sillicon Valley

Ndiqni ëndrrat. Shumica e moshatarëve të mia ishin më të fokusuar ndaj tendencave të fundit të modës dhe të teknologjisë, madje një pjesë e tyre shpenzonin edhe një kohë të madhe përpara televizorit, gjë të cilën unë e konsideroja humbje kohe në mënyrën me të keqe të mundshme. Dhe ishte pikërisht në moshën 16-vjeçare kur vendosa që të heq nga dhoma ime televizorin dhe duke dalë pa dashje jashtë rrymës që ndiqnin shokët e mi.

Megjithatë kjo nuk ndikoi aspak tek unë, sepse u bëra edhe më e fortë dhe madje fillova që të merresha me gjëra më të rëndësishme se moshatarët e mi. Shpeshherë dëshira e madhe ndaj një pasioni dhe sakrificat e shumta që do t’ju duhet të bëni, do të përkthehen shpejt në rezultate të dukshme. Prandaj mos hiqni dorë nga ëndrrat dhe përqendrohuni në ato gjëra që ju bëjnë të ndiheni mirë.

Marina Rose, themeluese dhe zhvilluese e Quantum DNA Acceleration

Investoni shumë te vetja. Nëse doni të jeni të suksesshëm, ju duhet të dini fillimisht se çfarë doni të bëni dhe me çfarë doni të merreni dhe pikërisht kur të jeni sa të qartë në idetë tuaja, atëherë ju duhet të filloni të investoni te vetja që në një të ardhme të afërt t’i arrini sa më lehtë dhe të jeni të suksesshëm.

Pas

Zgjedhjet vendore/ Dalin rregullat e reja për administratën, çfarë ndalohet dhe çfarë lejohet

Para

Paradokset e tregut të punës/ Pse një pjesë e shqiptarëve refuzojnë të punojnë?

Para
Paradokset e tregut të punës/ Pse një pjesë e shqiptarëve refuzojnë të punojnë?

Paradokset e tregut të punës/ Pse një pjesë e shqiptarëve refuzojnë të punojnë?

Të Gjitha

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

nga Fast News
19:55 | 09/05/2025
0

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

nga Fast News
15:18 | 09/05/2025
0

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

nga Fast News
15:15 | 09/05/2025
0

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

nga Fast News
11:00 | 09/05/2025
0

Recent News

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

19:55 | 09/05/2025
Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

15:18 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar