• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Gjermania nën presion, industria automobilistike pëson goditje

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Bota
0
Gjermania nën presion, industria automobilistike pëson goditje
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Çmimet e larta të energjisë dhe burokracia e madhe po i dëmtojnë prodhuesit e automjeteve. Ata po investojnë gjithnjë e më shumë në SHBA, gjë që inkurajon zhvillimin e elektromobilitetit me subvencione të larta.

“Ne prodhimin ekzistues nuk do ta zhvendosim  në SHBA. Por fabrikat e ardhshme më tepër do t’i ndërtojmë në Amerikë. Ekziston rreziku që Evropa të jetë humbëse e kësaj rishpërndarjeje”.



Kjo deklaratë e Klaus Rosenfeld-it, Drejtorit ekzekutiv të Schaeffler-it, furnizuesit të katërt më të madh të automjeteve në Gjermani me më shumë se 80.000 punonjës në mbarë botën, pasqyron një prirje të rëndësishme: industria automobilistike po e zhvendos gjithnjë e më shumë prodhimin nga Gjermania dhe Evropa në Kinë dhe në Amerikën e Veriut.

“Arsyet e migrimit të industrisë së automobilave jashtë Gjermanisë dhe Evropës janë të shumëfishta,” tha për DW Stefan Schneeberger, menaxher projekti në Beryls Strategy Advisors, një firmë konsulente e specializuar në industrinë automobilistike. Një nga nxitësit kryesorë të transferimit në det të hapur është kostoja e lartë e energjisë. Niveli i çmimeve të energjisë elektrike në BE është dy deri në tre herë më i lartë se në SHBA.

“Por edhe kushtet më të larta rregullatore, me të cilat përballet industria në BE dhe Gjermania gjithashtu mbështesin zhvendosjen në një zonë tjetër ekonomike. Dhe sigurisht subvencionet më tërheqëse, që ofrohen aktualisht në SHBA, ushtrojnë efekt tërheqës.” Këto subvencione, të cilat arrijnë në miliarda, janë megjithatë të lidhura me teknologji miqësore me klimën, si lëvizshmëria elektrike.

Subvencionet amerikane vetëm për teknologjitë miqësore me klimën

Si pasojë e planeve të zhvendosjes së prodhimit, parashikimi për sa i përket numrit të njësive për periudhën e prodhimit 2023-2029 në Evropë është në rënie të madhe, shkruhet në një analizë të fundit të Beryls.

Zhvendosjet e prodhimit i bëjnë shumë më pozitive parashikimet për rajone të tjera të botës. Prodhimi i automomjeteve madje pritet të rritet globalisht, por do të jetë më i ulët se sa pritej në vitin 2021.

“Parashikimi aktual pasqyron efektet negative të goditjes së shokut të jashtëm, të shkaktuar nga lufta në Ukrainë, si dhe korrigjimet e parashikimeve tepër optimiste për vitin 2021 në lidhje me përfundimin e kufizimeve të pandemisë dhe krizën e mikroçipëve”, shpjegon Schneeberger.

Humbje e 100.000 vendeve të punës në Gjermani

Sipas analizës, një diferencë prodhimi prej rreth katër milionë automjetesh do të shfaqet midis Gjermanisë dhe Amerikës së Veriut në vitet e ardhshme. Zhvendosjet e prodhimit, siç u njoftuan së fundmi nga Audi dhe Ford, vetëm sa e përforcojnë këtë prirje.

Prandaj priten humbje deri në 100.000 vende pune të prekura drejtpërdrejt dhe një rënie të produktit të brendshëm bruto të Gjermanisë (PBB) prej 0,6 pikë përqindjeje në vitin 2029.

Për ekonominë gjermane, industria automobilistike sektor kyç

Në këtë kontekst, menaxheri i projektit Schneeberger thekson se rëndësia e industrisë së automjeteve në Gjermani është më e madhe se në vendet fqinje evropiane, për shembull.

“Këtu kjo industri përfaqëson pothuajse pesë për qind të PBB-së, që do të thotë se rënia (në këtë degë) do të ndikojë veçanërisht në ekonominë gjermane. Përveç kësaj, avantazhi konkurrues i prodhuesve dhe furnizuesve gjermanë të makinave, i cili ishte kryesisht i lidhur me motorin me djegie, po zvogëlohet”.

Amerika duhet të funksionojë edhe me energji elektrike

Por kjo është histori pothuajse e lashtë. Sepse, përveç digjitalizimit, zhvillimi i motorëve alternativë është një nga megatrendet në sektorin automobilistik. Në SHBA, fundi i motorit me djegie sigurisht që po kryhet më ngadalë se në Evropë apo në Kinë.

Për krahasim: aktualisht, 14% e regjistrimeve të reja të automjeteve në Gjermani janë automjete thjesht elektrike, krahasuar me 21% në Kinë, tregu më i madh për automjetet elektrike – ndërsa më pak se 6% e automjeteve të reja të regjistruara në SHBA janë.

Sfida kryesore për kompanitë gjermane do të jetë të kuptojnë nevojat specifike të klientëve amerikanë që nuk e njohin elektromobilitetin. Këto përfshihen modele specifike të automjeteve.

“Ndryshe nga Evropa, në SHBA, automjetet fuoristrada dhe kamionët do të përbëjnë më shumë se 75% të tregut të makinave thjesht elektrike,” thotë Ludes. “Kamioni F-150 i Ford-it mbetet automjeti më i shitur në tregun amerikan.”/ DW

Pas

7 gjëra që njerëzit e suksesshëm bëjnë para së të flenë

Para

Pamja e jashtme luan një rol të rëndësishëm, veçanërisht në punë

Para
Pamja e jashtme luan një rol të rëndësishëm, veçanërisht në punë

Pamja e jashtme luan një rol të rëndësishëm, veçanërisht në punë

Të Gjitha

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

nga Fast News
15:00 | 10/05/2025
0

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

nga Fast News
14:45 | 10/05/2025
0

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

nga Fast News
14:20 | 10/05/2025
0

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

nga Fast News
14:15 | 10/05/2025
0

Recent News

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

15:00 | 10/05/2025
Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

14:45 | 10/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar