• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Falimenti i bankave, guvernatori: Nuk ka asnjë rrezik për ne

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Finance
0
Falimenti i bankave, guvernatori: Nuk ka asnjë rrezik për ne
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Sistemi bankar shqiptar është i sigurtë dhe aspak i ndikuar nga falimenti i bankave në Evropë dhe SHBA. Ky është mesazhi që guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka dhënë gjatë takimeve të zhvilluara në Uashington, ku së bashku me ministren e Financave, Delina Ibrahimaj mori pjesë në Mbledhjet e Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Grupit të Bankës Botërore..

Në këto mbledhje morrën pjesë guvernatorë të bankave qendrore dhe ministrat e financave të vendeve anëtare, drejtues të lartë të institucioneve financiare ndërkombëtare, si dhe përfaqësues të botës akademike, biznesit dhe shoqërisë civile.



Gjatë takimeve me përfaqësuesit e FMN-së dhe BB-së, Guvernatori Sejko i njohu të pranishmit me zhvillimet më të fundit në ekonominë shqiptare. Ai u shpreh se ekonomia jonë i rezistoi mirë goditjeve të njëpasnjëshme nga tërmeti, pandemia dhe pasojat ekonomike të luftës në Ukrainë, të cilat nisën gjatë vitit 2022 dhe vijojnë të jenë ende të pranishme.

Banka e Shqipërisë ka garantuar stabilitetin monetar dhe financiar të vendit, duke rritur normën bazë të interesit në përputhje me objektivin e saj kryesor për të luftuar inflacionin. Këto vendime për të rritur normën, kanë qenë të udhëhequra nga analiza dhe parashikime të kujdesshme, të bazuara në informacionet më të fundit, si dhe të orientuara nga ruajtja e balancave të duhura midis rreziqeve për ekonominë e vendit.

Pavarësisht situatave sfiduese, politikat ekonomike të ndjekura nga Banka e Shqipërisë kanë ndihmuar në ruajtjen e një niveli relativisht të ulët inflacioni krahasuar me vendet e rajonit, në uljen e pasigurisë, si dhe në ruajtjen e stabilitetit financiar në vend. Inflacioni ka filluar kurbën rënëse, duke arritur në 5.3% në muajin mars. Ai pritet ta vijojë këtë trajektore gjatë vitit 2023 dhe të kthehet në objektiv brenda gjysmës së parë të vitit 2024.

Lidhur me tregjet financiare, Guvernatori Sejko u shpreh se ato mbeten të qeta, edhe në prani të shtrëngimit global të kushteve të financimit. Sektori bankar paraqitet likuid, i mirëkapitalizuar dhe fitimprurës. Në veçanti, treguesit e likuiditetit dhe ata të kapitalizimit të këtij sektori mbetën të kënaqshëm dhe raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit shënoi vlerën 18.1% në fund të vitit 2022.

Interesit të përfaqësuesve të FMN-BB për ekspozimin e sistemit bankar shqiptar ndaj falimentimeve të fundit të bankave në Amerikë dhe Evropë, Guvernatori Sejko iu përgjigj se Banka e Shqipërisë ka monitoruar nga afër tregjet ndërkombëtare dhe tregu shqiptar qëndron larg këtyre rreziqeve dhe për më tepër, provat e rezistencës dhe analizës të kryera, tregojnë se bankat e nivelit të dytë janë mjaft të shëndetshme. Por, sigurisht, Banka e Shqipërisë mbetet vigjilente për të garantuar respektimin e kritereve të rrezikut dhe normave mbikëqyrëse rregullatore.

Përsa i përket kreditimit të ekonomisë, Guvernatori shtoi se ai është mbështetur nga kushtet e favorshme të financimit në vend. Sektori bankar ka vijuar të ofrojë kushte e terma të favorshëm kreditimi, me një rritje vjetore të kredisë prej mesatarisht 14% gjatë vitit 2022. Në të njëjtën kohë, cilësia e portofolit të kredisë vijon të mbetet e shëndetshme, sikundër ilustrohet edhe nga treguesi i kredive me probleme, i cili mbetet në nivelet më të ulëta të dekadës së fundit.

Përfaqësuesit e lartë të FMN-së dhe BB-së e vlerësuan pozitivisht rolin dhe politikën e ndjekur nga Banka e Shqipërisë, në zhvillimin makroekonomik dhe stabilitetin financiar të vendit. Ata pranuan se Shqipëria i ka kaluar mjaft mirë krizat e njëpasnjëshme, madje edhe më mirë nga sa ishte parashikuar dhe për këtë Banka e Shqipërisë ka luajtur një rol vendimtar. Më tej, ata inkurajuan Bankën e Shqipërisë të vijojë monitorimin e vazhdueshëm të situatës, si dhe koordinimin e politikave nga autoritetet shqiptare, duke marrë masat e nevojshme në kohën e duhur.

Së fundi, ata theksuan se koordinimi i politikës monetare me politikën fiskale në Shqipëri dhe kahun e politikës monetare në Eurozonë dhe në botë mbetet i një rëndësie të veçantë. Konsolidimi fiskal dhe konvergjenca me politikën monetare në Eurozonë janë faktorë ndihmues në politikën monetare të Bankës së Shqipërisë dhe zhvillimin makroekonomik të vendit.

Guvernatori Sejko falënderoi përfaqësuesit e FMN-së dhe BB-së për asistencën teknike të ofruar ndaj Bankës së Shqipërisë, kryesisht në fushat e ndërhyrjes së jashtëzakonshme, sistemit të pagesave, statistikave, mbikëqyrjes bankare dhe përfshirjes financiare.

Guvernatori gjithashtu mori pjesë në një takim me dyer të mbyllura me ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të vendeve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore (EQLJL) për të diskutuar mbi perspektivën dhe sfidat e politikës për Evropën të organizuar nga Departamenti Evropian i FMN-së.

Në kuadër të këtyre mbledhjeve, Guvernatori Sejko mori pjesë edhe në seancën plenare të Komitetit Ndërkombëtar Monetar dhe Financiar të FMN-së.

 

Pas

Të huajt investojnë në Shqipëri, shqiptarët jashtë

Para

Borxhet e ujësjellësave për mospagesë energjie arrijnë rekordin e 18 miliardë lekëve, nuk funksionon plani për shlyerjen e tyre

Para
Borxhet e ujësjellësave për mospagesë energjie arrijnë rekordin e 18 miliardë lekëve, nuk funksionon plani për shlyerjen e tyre

Borxhet e ujësjellësave për mospagesë energjie arrijnë rekordin e 18 miliardë lekëve, nuk funksionon plani për shlyerjen e tyre

Të Gjitha

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

nga Fast News
14:20 | 10/05/2025
0

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

nga Fast News
14:15 | 10/05/2025
0

Si të bëhesh milioner para moshës 30 vjeç?

Si të bëhesh milioner para moshës 30 vjeç?

nga Fast News
13:58 | 10/05/2025
0

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

nga Fast News
19:55 | 09/05/2025
0

Recent News

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

14:20 | 10/05/2025
Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

14:15 | 10/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar