• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Eksportuesit në alarm: Po falimentojmë, vetëm akcizë për gazin paguajmë 600 mijë euro në vit

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Biznes
0
Eksportuesit në alarm: Po falimentojmë, vetëm akcizë për gazin paguajmë 600 mijë euro në vit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas rënies së fortë të eksporteve në mars me 11.7%, eksportuesit japin alarmin për rritjen e kostove dhe rrezikun e falimentit që po iu vjen nga euro. Të ftuar në emisionin A2 Business të gazetares Aurora Sulce, Kryetarja e Këshillit drejtues të Shoqatës së Prodhuesve Ilda Baraj dhe eksportuesi i bimëve medicinale, Xhevit Hysenaj kanë shpjeguar gjendjen në të cilën ndodhen aktualisht, në dizavantazh me vendet e rajonit.

“Në raport me koston e prodhimit që ne kemi si vend në krahasim me rajonin janë lëndët djegëse. 30-35% zihen nga energjia e lëndët djegëse që në raport me rajonin jemi jo konkurrues paguajmë 23-34% më shumë për të njëjtin konsum. Kemi një vit që bëjmë një luftë të vazhdueshme për përjashtimin e prodhuesve nga akciza e gazit nuk kemi skemë rimbursimi për këtë akcizë. Vetëm akcizë për gazin ne paguajmë 600 mijë euro në vit, që kompanitë e tjera në rajon nuk i kanë. Taksa non sens, që nuk i ka asnjë vend i rajonit sa i takon prodhuesve.

Për çdo konsum nafte vetëm për perimetrin e brendshëm të fabrikës ne paguajmë një taksë rrugore. Të gjitha këto bashkë ne paguajmë dyfishin e kostos së prodhimit. Ne kemi humbur territor në ato që dikur kanë qenë tregjet tona se Kosova, Mali i zi, kurse Italia kemi vite që nuk e prekim.

Rritja e infrastrukturës për trajnimin e stafit të cilët pasi trajnohen tek ne ikin në vende të tjera. Kemi në fabrika 32% rritje të busta-pagave. Qeveria të shohë kodin e punës se është ende ai i ’94-ës”, ka deklaruar Baraj.

Rënie të eksporteve me 30% ka pësuar edhe tregu i eksporteve të bimëve medicinale. Eksportuesi Xhevit Hysenaj thekson se për shkak të rritjes së kostove, terreni po zihet nga vende të tjera, si Turqia dhe vende të tjera të rajonit

“Eksporti i bimëve medicinale është në një nivel më të ulët ka një rënie me 30% në krahasim me tremujorin e parë. Për shkak të rritjes së kostos, po zënë terren Turqia dhe vende të tjera të rajonit, duke u futur në ato bimë që ne eksportonim për SHBA e Europë. Deri tani kemi pasur favor që janë qenë të egra kurse tani të kultivuara.

Eksportet 23% në Gjermani dhe 31 % në SHBA për vitin 2022. Nga 2014-18 pati rritje e dyfishim të eksporteve falë subvencioneve të qeverisë. Ne nuk po jemi më konkurrues në tregjet në SHBA dhe Gjermani për shkak të subvencioneve dhe rritjeve të kostos.

Ne për 3-4 muaj nuk i përballojmë dot kostot bazë pa shtuar koston e energjisë, fuqisë punëtore dhe plehrat. Bimët aromatike mjekësore nuk përdorin naftë janë punë me krahë. Ne nuk kemi probleme me fuqinë përpara”, u shpreh Hysenaj.

Eksportuesit kanë dhënë alarmin edhe për rënien e fortë të euros. Sipas tyre, kontratat janë nënshkruar në fillim të vitit me një euro në nivelin e 121 lekëve, teksa aktualisht ka zbritur në 112.3 lekë. “Nëse euro vazhdon të bjerë me këto ritme, ne rrezikojmë të falimentojmë”, shprehet Baraj. Eksportuesit kanë shpjeguar se në rrezik janë edhe kontratat e reja, pasi ata do t’iu kërkojnë partnerëve rritje të çmimit për të kompensuar rënien e euros, duke humbur kështu konkurrueshmërinë.

Pas

Euro pa frena, prek rekordin e ri historik në 112.3 lekë

Para

Sipërmarrësi tregon: Ja sa rryshfet më kërkojnë për një leje në bashki

Para
Sipërmarrësi tregon: Ja sa rryshfet më kërkojnë për një leje në bashki

Sipërmarrësi tregon: Ja sa rryshfet më kërkojnë për një leje në bashki

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rreth 1 në 5 persona blejnë online – Shqipëria, më “mosbesuesja” e rajonit, preferon blerjet tradicionale

Rreth 1 në 5 persona blejnë online – Shqipëria, më “mosbesuesja” e rajonit, preferon blerjet tradicionale

nga Fast News
11:55 | 11/10/2025
0

Nuk ndalet Trump, e kërcënon Kinën me tarifa të reja prej 100 për qind

Nuk ndalet Trump, e kërcënon Kinën me tarifa të reja prej 100 për qind

nga Fast News
11:38 | 11/10/2025
0

iPhone 18 ndoshta nuk do të vijë vitin tjetër: 6 gjëra që duhet të dini

iPhone 18 ndoshta nuk do të vijë vitin tjetër: 6 gjëra që duhet të dini

nga Fast News
10:00 | 11/10/2025
0

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike – Modeli i ri pritet të kushtojë 500,000 euro, me shpejtësi deri në 310 km/h

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike – Modeli i ri pritet të kushtojë 500,000 euro, me shpejtësi deri në 310 km/h

nga Fast News
09:30 | 11/10/2025
0

Recent News

Rreth 1 në 5 persona blejnë online – Shqipëria, më “mosbesuesja” e rajonit, preferon blerjet tradicionale

Rreth 1 në 5 persona blejnë online – Shqipëria, më “mosbesuesja” e rajonit, preferon blerjet tradicionale

11:55 | 11/10/2025
Nuk ndalet Trump, e kërcënon Kinën me tarifa të reja prej 100 për qind

Nuk ndalet Trump, e kërcënon Kinën me tarifa të reja prej 100 për qind

11:38 | 11/10/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar