• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Ekonomia shqiptare, e varur nga dërgesat e emigrantëve

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Ekonomia shqiptare, e varur nga dërgesat e emigrantëve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Aurora Sulce, drejtuese e Fast News Economy

Emigrantët shqiptarë po dërgojnë gjithmonë e më shumë para pranë familjeve të tyre në atdhe. Në pamje të parë, duket një lajm i mirë. Pasi kjo do të thotë më shumë burime financiare për këto familje dhe në finale, edhe për ekonominë. Por jo gjithçka është ashtu siç duket.





Rritja çdo vit e këtyre flukseve valutore nga jashtë po e bën ekonominë të varur, veçanërisht në kushtet kur mungon orientimi i tyre drejt investimeve dhe përdoren kryesisht vetëm për konsum.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, gjatë vitit 2022 emigrantët shqiptarë dërguan 834 milionë euro në atdhe. Ky është niveli më i lartë që prej vitit 2008. Krahasuar me vitin 2021, dërgesat e emigrantëve ose siç njohën ndryshe, remitancat janë rritur me 73 milionë euro, ekuivalent kjo me 9.6 për qind.

Këto para shërbejnë për si burim të ardhurash për rreth 26% të totalit të familjeve  në Shqipëri, ose për më shumë se 200 mijë familje, të cilat i përdorin ato për nevoja të konsumit të përditshëm.

Ky argument mbështet në faktin se shumica e këtyre remitancave, që vijnë në rrugë zyrtare janë në shumat 200-300 euro, çka tregon se nuk mjaftojnë për të investuar, por vetëm për t’u ushqyer. Këtu i referohemi kanaleve zyrtare, pasi vlen të theksojmë se një pjesë e mirë e dërgesave të emigrantëve futen në Shqipëri në rrugë informale dhe kjo pjesë është e pamatshme.

Rritja e ndjeshme e remitancave tregon për riaktivizimin e emigracionit. Kjo do të thotë se fuqia punëtore e Shqipërisë ka ikur dhe po punon jashtë vendit, ndërkohë që duhet të ishte në atdhe, ky vlera e shtuar që do të lihej do të ishte edhe më e madhe. Në këtë drejtim, remitancat nuk janë një lajm i mirë.

Por ka ana tjetër, dërgimi i këtyre flukseve valutore pranë familjeve në atdhe, bën që një pjesë e individëve të dembelosen dhe të mos nxiten të punojnë. Kjo pasi i kanë të sigurta të ardhurat mujore të tyre. Kjo rrit numrin e të papunëve inaktivë. E njëjta dukuri ndodh edhe në Kosovë, me remitancat kryesisht nga Zvicra. Ky është një tjetër lajm jo i mirë.

Prania e shtuar e flukseve valutore nga emigrantët është një ndër arsyet e rënies së fortë të euros. Monedha europiane ka zbritur aktualisht në 112 lekë, niveli më i ulët i shënuar ndonjëherë. Madje, familjet që marrin remitanca janë një ndër humbësit e mëdhenj të dobësimit të euros.

Në këto kushte, një strategji e zgjuar e të gjitha qeverive në vite do të ishte orientimi i këtyre remitancave drejt investimeve. Në rastet kur shumat janë më të mëdha se ato të konsumit. Kjo do të bënte të mundur që të rriste prodhimin dhe rrjedhimisht vendet e punës dhe vlerën e shtuar në ekonomi. Gjë që nuk ka ndodhur. Eksperienca ka treguar sesi në vitin 2009, në kohën e krizës financiare globale, pati kthime të shumta të emigrantëve, kryesisht nga Greqia në Shqipëri. Këta emigrantë hapën biznese të vogla, veçanërisht në zonën e Korçës dhe Gjirokastrës. Por në mungesën e orientimit dhe problemeve të shumta me tregun ata falimentuan, duke ikur sërish emigrantë drejt Greqisë.

Ajo që sot nevojitet, në kushtet kur emigracioni vijon me ritme të larta, çka do të thotë se do të kemi remitanca edhe gjatë viteve të ardhshme, është një strategji për t’i orientuar këto para në prodhim dhe në sektorë të tjerë prioritarë për vendit dhe potencialë për zhvillim.

Nëse kjo nuk ndodh, këto flukse valutore do të përdoren vetëm për konsum, si deri më tani dhe vetëm do të shtojnë varësinë e shqiptarëve dhe ekonomisë nga disa  para, që asnjëherë nuk do të jenë të sigurta dhe nuk dihet se kur do të ndërpriten një ditë.

Pas

Çfarë hanë në mëngjes njerëzit e suksesshëm?

Para

“Baronët e ushqimit”: Kush janë miliarderët që po përfitojnë nga kriza ekonomike globale?

Para
“Baronët e ushqimit”: Kush janë miliarderët që po përfitojnë nga kriza ekonomike globale?

“Baronët e ushqimit”: Kush janë miliarderët që po përfitojnë nga kriza ekonomike globale?

Të Gjitha

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

nga Fast News
10:36 | 08/06/2025
0

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

nga Fast News
10:33 | 08/06/2025
0

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

nga Fast News
16:06 | 07/06/2025
0

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

nga Fast News
16:04 | 07/06/2025
0

Recent News

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

10:36 | 08/06/2025
Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

10:33 | 08/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar