Kolana “Ditari i tranzicionit”, me 8 vëllime. Është kjo vepra nga Akademik, Prof.Dr Anastas Angjeli që u promovua në Akademinë e Shkencave. Kjo kolanë, si përmbledhje e ngjareve ekonomike në Shqipëri, për 30 vjet, vjen pak muaj pasi profesori mori çmimin “Eqerem Çabej”, çmimi më i rëndësishëm shkencor që akordohet nga Akademia e Shkencave.
Një vepër që vjen si një pasuri studimore për lexuesit dhe studiuesit shqiptarë, një dëshmi e asaj që ka ndodhur me ekonominë shqiptare gjatë tre dekadave.
Në ceremoninë e organizuar, morën pjesë studiues, akademikë të njohur, gazetarë e profesorë. E ftuar e veçantë ishte edhe Zv Kryetarja e Akademisë së Shkencave të Kosovës, Justina Pulaj Shiroka.Në fjalën e saj ajo shprehu vlerësime jo vetëm për kolanën, por veçanërisht për figurën e njohur dhe të respektuar si dhe kontributin në ekonomi e politikë dhe arsim të Prof. Angjelit. “Kolana më 8 vëllime që po prezantojmë sot na sjell në kujtesë në mënyrë integrale historinë e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë të pas viteve 90-të. Kam kënaqësinë të flas sot jo vetëm për botimet, por edhe për personalitetin e kolegut të nderuar.
Akademik Angjeli është së pari intelektual i çmuar, economist I përmasave evropiane, anëtar I akademisë europiane të Shkencave, si dhe Doctor Honoris Causa në disa Universitete botërore”, u shpreh akademikja nga Kosova. Nga sa theksoi në fjalën e saj, Prof Angjeli është padyshim një nga studiuesit më të njohur në lëmin e ekonomisë dhe veçanërisht ekonomisë financiare.
“Na ka dhuruar dhjetra publikime shkencore si autor dhe bashkëautor të publikuara në Shqipëri dhe jashtë vendit.Por jo vetëm kaq. Në këtë hark kohor ai ka mbajtur edhe mjaft detyra të larta shtetërore si deputet, ministër, anëtar i Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë etj. Në botimet e tij, Akademik Angjeli ka pasqyruqar një begati diturish,në lidhje me reformat, zhvillimin ekonomik dhe social të Shqipërisë. Ndaj respekti dhe vlerësimi jonë është tepër i madh për të gjitha zgjidhjet praktike dhe analizat”, tha Akademikja Pulaj.
Ajo shtoi se ajo çka pasqyrohet në këtë kolanë ka qenë edhe një mësim edhe përKosovën, duke mësuar nga gabimet si dy ekonomi të lidhura ngushtësisht me njëra-tjetrën. Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushi në fjalën e tij u shpreh se Kolana “Ditari i Tranzicionit ekonomik”, ka tre specifika.
“Është e para herë që një përmbledhje studimesh e analizash kaq voluminoze në ekonomi, të promovohet në këto mjedise të Akademisë së Shkencave. Kolana është produkt i një autori, por ai në shkrimin e konceptimin e saj shfaqet me disa cilësi e funksione. Ky ditar rrok një periudhë të papersëritshme të ekonomisë e historisë shqiptare, atë të tranzicionit, që rezulton më i veshtiri e i shoqëruar me dukuri e eksperimente të panjohura më pare.
Në këto zhvillime, autori ka qenë protagonist e oponent, sipas rastit, i reformave të thella a të veçanta, që janë ndërmarrë gjatë kësaj periudhe. Ai ka njohur nga afër si arsyet ekonomike, ashtu dhe konjokturat politike e deri interesat e veçanta që kanë ndikuar në zgjidhjet, zgjedhjet, reformat a masat e ndërmarra ndër vite.Kështu kjo kolanë është ditar e dëshmi me vlerë i tre dekadave aktivitet intensiv e punë kërkimore-shkencore prej autorit: në fushat akademike e mediatike, institucionale e qeverisëse, intelektuale e qytetare”, u shpreh Gjinushi në fjalën e tij.
Altin Tanku, Drejtor i Kërkimit Shkencor në Bankën e Shqipërisë u shprh në fjalën e tij se kjo, vepër shumëdimensionale në këndvështrimin ekonomik vjen si kombinim të gjitha elementëve së bashku duke sjellë pikërisht filozofinë e zhvillimit nga një ekonomi e centralizuar drejt ekonomisë së tregut të drejtuar nga iniciativa e lirë.
“Vepra ka një veccori si në aspektin historik, aspektin e kërkimit por dhe aspektin e politikbërjes. Të tre këto aspekte e bëjnë këtë vepër një bashkëpunëtore të rëndësishme të Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve të tjera financiare dhe ekonomike”, tha Tanku.
Rektori I Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë , Adrian Civici theksoi në fjalën e tij se në kolanën që përmledh ngjajrjet ekonomike të këtyre 3 viteve ndihet qartë pulsi i gjithë vendimarrjes ekonomike shqiptare dhe gjithë sfidave që kaloi Shqipëria për të arritur deri këtu ku është.
“Kjo kolanë ka brenda dinamikën e këtyre sfidave që kërkonin zgjidhje në funksion të bërjes më mirë të gjithë gjërave. Në këtë aspekt kjo vepër për të gjithë studiuesit e financave dhe ekonomisë, por edhe për një masë të gjëre lexuesisht përfshi dhe studentët, natyrisht që është një burim për kuptuar, mësuar dhe kuptuar”, tha Civici.
Studiuesi dhe gazetari, Lorenc Vangjeli, i cili është edhe redaktor i kësaj kolane shprehu gjithashtu, vlerësimet e tij për veprën.
Vetë autori u shpreh se kjo kolanë erdhi si pasojë e dy detyrimeve personale. “Së pari për të lënë një gjurmë në në historinë e tranzicionit, sepse shumë pak kur flitet për zhvillimet ekonomike, financiare dhe sociale që janë bërë në Shqipëri kemi informacion dhe brezat e ardshëm duhet të dinë nga cfarë ekonomie kemi rrjedhur dhe drejt çfarë ekonomie po shkojmë. Besoj që me këtë kolanë kam dhënë një kontribut modest për këtë pjesë.
Së dyti, isha përballë presionit të fëmijëve miqve dhe bashkëpunëtorëve të mi, që këto botime t’i përmblidhja në një kolanë për t’ju lënë brezave të rinj, studiuesve, studentëve disa informacione për disa reforma e procese që janë zhvilluar në vendin tonë. Këto dy arsye dhe disa vite punë, sjellin sot këtë kolanë”, u shpreh akademik prof. Anastas Angjeli.