• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Dilemat e premtimit të Ramës për pagë 900 euro në shtet

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Dilemat e premtimit të Ramës për pagë 900 euro në shtet
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Aurora Sulçe, drejtuese e Fast News Economy

Kryeministri Rama ka bërë publik pak ditë më parë një ndër premtimet më ambicioze të artikuluara deri më tani: atë të rritjes së pagës mesatare në administratën publike në 900 euro brenda dy vitesh, duke filluar nga 2023-i.



Një deklaratë që vjen një muaj e gjysmë para zgjedhjeve vendore të 14 majit dhe që padyshim ka ngritur pikëpyetje të forta lidhur me mundësinë e realizimit. Kjo edhe pse një premtim i tillë është i shumëpritur dhe do të ndihmonte familjet shqiptare që të rrisnin të ardhurat e disponueshme.

Në këtë shkrim, do të përpiqem që t’iu jap përgjigje disa prej pyetjeve që janë ngritur dhe që mbajnë brenda doza të forta skepticizmi. Kjo edhe për faktin se drafti i plotë, mbi të cilin do të realizohet rritja e premtuar e pagave, ende nuk është bërë publike nga institucionet.

Sa është fatura financiare e këtij premtimi?

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje, le të bëjmë një përllogaritje. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, paga mesatare në sektorin shtetëror në fund të tremujorit të katër 2022 ishte 74,450 lek. E konvertuar me kursin valutor të ditës, i bie 650 euro.

Premtimi i Ramës është për pagë mujore 900 euro. Duke zbritur nga premtimi, pagën aktuale, i bie një rritje prej 250 euro për punonjës në muaj.

Administrata publike (qendrore dhe vendore) ka aktualisht 186 mijë punonjës, që duke e shumëzuar me rritjen 250 euro të premtuar, i bie 46.5 milionë euro. Kjo është fatura financiare mujore, që e shumëzuar për 12 muaj, kap në total 558 milionë euro/vit.

Sa paguajmë aktualisht nga taksat tonë për pagat e administratës?

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, rezulton se për këtë vit janë parashikuar në buxhetin fillestar 2023 një shumë prej 96.8 miliardë lekësh për pagat e administratës shtetërore. Siç duke edhe nga grafiku i mëposhtëm, ky fond ka pësuar rritje të vazhdueshme dhe ka qenë i lartë në vitet zgjedhore, si ai në vitin 2021, kur i zhvilluan zgjedhjet e përgjithshme parlamentare dhe kur ky fond arriti në 91.8 miliardë lekë.

Vlen të theksohet se në fondin e pagave të këtij viti prej 96.8 miliardë lekësh nuk janë parashikuar paratë që duhen për rritjen e premtuar të pagave. Kjo do të thotë se këtij fondi duket t’i shtohen 558 milionë euro, që është fatura vjetore që përllogaritëm më sipër.

Burimi: Ministria e Financave

Ku do të gjenden paratë?

Pesë janë burimet kryesore, si alternativa që ka qeveria në dorë për të siguruar fondet që i duhen. E para është rritja ekonomike e lartë, nëpërmjet së cilës të financohet rritja e pagave. Pak e vështirë, në kushtet kur këtë vit dhe vitin e ardhshëm parashikohet një rritje ekonomike më e ulët se ajo e vitit 2022.

Kjo për shkak të efekteve të luftës në Ukrainë dhe kryesisht, inflacionit të lartë. Për vitin 2023, qeveria shqiptare parashikon një rritje ekonomike 2.6% nga 3.2% që u mbyll viti i kaluar.

Alternativa e dytë është shkurtimi i shpenzimeve buxhetore. Edhe këtu është vështirë të ndërhyhet, duke pasur parasysh se qeveria ka mbajtur një nivel të lartë shpenzimesh për të financuar ekonominë në krizë, për të vijuar investimet publike dhe hapur vende pune. Nga ana tjetër, janë edhe kontratat e Partneritetit Publik Privat dhe inceneratorët që duhen paguar. Në të kundërt, rrezikohet arbitrazhi ndërkombëtar, ku humbjet do të ishin edhe më të mëdha.

Alternativa e tretë është rritja e borxhit. Në ekonomi nuk sugjerohet të merret borxh për të dhënë paga. Nga ana tjetër, Ministria e Financave ka hyrë tashmë në rrugën e konsolidimit fiskal ose e thënë ndryshe, uljes së nivelit të borxhit. Dhe po e realizon këtë në një periudhë krize, çka vlen për t’u përshëndetur, pasi ndihmon në stabilitetin e financave publike.

Mundësia e katërt është rritja e taksave. Deri më tani nuk ka sinjale për një ndërhyrje të tillë, përveç miratimit nga parlamenti në seancën e të enjtes të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, që parashikon taksimin 15-23% të profesioneve të lira, duke filluar nga 1 janari 2024. Gjithsesi, duhet pritur buxheti i vitit të ardhshëm për të parë nëse do të ketë ndryshime ose më saktë rritje të nivelit të taksave.

Alternativa e pestë është shkurtimi i numrit të punonjësve në administratë. Kjo veçanërisht të atyre me kontratë përkohshme dhe pas zgjedhjeve të 14 majit. Një ndërhyrje e tillë do të bënte që fatura financiare e rritjes së pagave në shtet të mos ishte shumë e kripur. Gjithsesi, deri më tani nuk ka sinjale për shkurtime të mundshme në administratën publike dhe duhet parë se çfarë do të ndodhë në vijim.

A e prish ky premtim i kryeministrit hierarkinë e pagave në Shqipëri?

Pagat në Shqipëri janë të vendosura sipas një hierarkie, ku Presidenti i Republikës ka pagën më të lartë me 257 mijë lekë, pasuar nga kryeministri, ministrat, deputetët etj. Këtu nuk përfshihen pagat e gjykatësve dhe SPAK, që janë shumë më të larta dhe të përcaktuara me një tjetër ligj.

Sipas hierarkisë së pagave, një specialist në ministri ka një pagë mesatare pre 69,219 lekë dhe një specialist në drejtori rajonale 55,300 lekë. Ky është niveli i pagave që kryeministri ka premtuar se do të rriten në 900 euro.

Por nëse kjo realizohet, çfarë do të ndodhë me pagat më të larta? Kjo është një tjetër pyetje që pret përgjigjen e qeverisë. Nëse do të ketë rritje edhe të pagave të tjera, atëherë fatura financiare e premtimit të Ramës do të ishte shumë më e kripur.

Gjithsesi, po e theksoj edhe një herë që analiza e mësipërme është bazuar mbi të dhënat dhe situatën aktuale, pasi Ministria e Financave dhe qeveria ende nuk e kanë bërë publike skemën sesi do të realizohet rritja e pagave, që mbetet shumë e mirëpritur në këtë periudhë krize.

Pas

Raporti për 2022/ Dyfishohen rastet e pastrimit të parave

Para

15 karakteristikat e punonjësve të pazëvendësueshëm

Para
15 karakteristikat e punonjësve të pazëvendësueshëm

15 karakteristikat e punonjësve të pazëvendësueshëm

Të Gjitha

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

nga Fast News
15:00 | 10/05/2025
0

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

nga Fast News
14:45 | 10/05/2025
0

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

nga Fast News
14:20 | 10/05/2025
0

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

nga Fast News
14:15 | 10/05/2025
0

Recent News

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

15:00 | 10/05/2025
Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

14:45 | 10/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar