• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Çmimet e banesave “çmenden” edhe në Kosovë, në Prishtinë arrijnë 1000-2.500 euro/m2

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet
0
Çmimet e banesave “çmenden” edhe në Kosovë, në Prishtinë arrijnë 1000-2.500 euro/m2
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Çmimet e banesave kanë arritur nivele rekord edhe në Kosovë. Sipas të dhënave të fundit Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), mesatarja e çmimit të banesave në Kosovë është rreth 1000 euro për metër katror. Në disa zona çmimi ka shkuar mbi 2.500 euro, duke pësuar  një rritje me rreth 200 euro.

Arsyeja kryesore vlerësohet rritja e kostove në sektorin e ndërtimit. Çmimet e materialeve ndërtimore janë rritur gjatë viteve të fundit mbi 30 për qind.



Për këtë shkak edhe çmimet e patundshmërive kanë prekur qiellin.

Për një banesë të re në Prishtinë, varësisht lokacionit, blerësi duhet të paguajë nga 900 euro, 1000 deri në mbi 2.500 euro për metër katror.

Nga Shoqata e Ndërtimtarëve të Kosovës kanë treguar se çmimet janë të ngjashme edhe në Prizren, ndërsa pak më të ulëta janë në qytetet tjera, si: Fushë Kosovë, Ferizaj, Gjilan dhe Pejë.

Për krahasim, një metër katror i një banese në Fushë Kosovë – gjashtë kilometra larg Prishtinës – ka arritur në 650 euro e më shumë gjatë vitit 2022, nga 500 sa ka qenë vitin paraprak. Çmimi atje vazhdon të jetë i njëjtë.

Kryetari i Shoqatës së Ndërtimtarëve të Kosovës, Faton Hoxha, ka deklaruar se çmimi i banesave të reja nuk mund të ulet.

“Çmimi i banesave të reja vështirë se mund të shënojë rënie. Nuk ka pasur rënie [aq të madhe] të kostos së ndërtimit. Pothuajse të gjitha shpenzimet dhe materialet ndërtimore kanë çmime të njëjta. Një rënie të vogël të çmimit ka pasur çimentoja dhe hekuri”.

Edhe eksperti financiar në Kosovë, Milazim Abazi, ka treguar se tendenca e çmimeve në patundshmëri është në rritje.

“Sa më herët të blihet prona, aq më mirë do të jetë dhe ka përfitime. Nëse një metër katror i një banese në zonat e mira para pesë viteve ka qenë 700 apo 800 euro, ato janë dyfishuar tani”.

Rritjen e çmimeve në përgjithësi të produkteve e ka shkaktuar fillimisht pandemia e koronavirusit, ndërsa hov të madh kjo rritje ka marrë pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia, në fund të shkurtit.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se mesatarja e kostos së ndërtimit në vitin 2021 dhe 2022 ka shënuar rritje deri në 16 për qind krahasuar me vitin 2020.

Por, në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, kostoja e ndërtimit ka rënë për 0.6 për qind, tregojnë të dhënat e ASK-së, të publikuara këtë muaj.

Agjentë të shitjes së patundshmërive në deklarime publike kanë treguar se çmimet e tokave në Prishtinë janë rritur për 30 për qind e më lart, krahasuar me vitet e me hershme

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), në një raport të publikuar në muajin gusht të vitit të kaluar, ka parashikuar se sektori i ndërtimit dhe i patundshmërive do të përballet me probleme financiare, për shkak të rritjes së kostove të produkteve dhe lëvizjes së çmimeve.

Sipas raportit, përkeqësimi i situatës do të bëhet më evident, për shkak të “pasigurisë në sjelljen e diasporës kosovare”.

Diaspora e Kosovës, sipas BQK-së, zë vendin e parë sa u përket investimeve të huaja, që bëhen kryesisht në patundshmëri.

Pas

Sa zgjat një gjyq në Shqipëri? – Për çështjet civile mesatarisht 6 vjet, për ato administrative deri në 13 vite

Para

Nokia do të dërgojë rrjetin 4G në Hënë

Para
Nokia do të dërgojë rrjetin 4G në Hënë

Nokia do të dërgojë rrjetin 4G në Hënë

Të Gjitha

Kafja po bëhet luks në bare, çmimi rritet me 4.7% gjatë muajit prill

Kafja po bëhet luks në bare, çmimi rritet me 4.7% gjatë muajit prill

nga Fast News
09:54 | 11/05/2025
0

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

nga Fast News
09:47 | 11/05/2025
0

Shqipëria voton! Mbi 3.7 milionë qytetarë zgjedhin partitë dhe deputetët

Shqipëria voton! Mbi 3.7 milionë qytetarë zgjedhin partitë dhe deputetët

nga Fast News
09:41 | 11/05/2025
0

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

nga Fast News
15:00 | 10/05/2025
0

Recent News

Kafja po bëhet luks në bare, çmimi rritet me 4.7% gjatë muajit prill

Kafja po bëhet luks në bare, çmimi rritet me 4.7% gjatë muajit prill

09:54 | 11/05/2025
Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

09:47 | 11/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar