• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Banka Botërore jep 900 mln euro për Shqipërinë, investimet fokusohen në tre shtylla

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Banka Botërore jep 900 mln euro për Shqipërinë, investimet fokusohen në tre shtylla
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Banka Botërore do të financojë 900 milionë euro në ekonominë shqiptare për disa projekte, që do të zbatohen gjatë katër viteve të ardhshme. Fokusi i strategjisë së institucionit financiar ndërkombëtar në vendin tonë do të jetë në tre shtylla: krijimi i vendeve të reja të punës; kapitali njerëzor për të frenuar emigracionin; rezistenca dhe qëndrueshmëria ndaj krizave

Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, zoti Emanuel Salinas, gjatë një konference për shtyp me kryeministrin Edi Rama.





“Jam i kënaqur që jam këtu në emër të Bankës Botërore jemi mbledhur për diçka që asnjëherë nuk kemi pasur në historinë e partneritetit me Shqipërinë. Është arritur shumë përmes bashkëpunimit, ku BB angazhohet për ju në 4-5 viteve në vijim.

Jemi zotuar, së pari për t’u përqendruar në më shumë vende të reja puna për popullsinë shqiptare sidomos për rininë dhe gratë, ne e vendosim theksin tek pjesa më e mirë, punë më të mira. Në të ardhmen sfida jonë është të krijojmë vende më të mira puna. Të krijojmë stimuj që njerëzit të punojnë këtu.

Shtylla e dytë tek kapitali njerëzor. Siç e dimë të gjithë ne jemi të shqetësuar për numrin e personave që largohen nga Shqipëria por mund të forcojmë këtu kapitalin njerëzor, duke përmirësuar arsimin shëndetësinë mbrojtjen sociale. Është arritur shumë në këtë drejtim. Mendojmë se ka mundësi për të bërë më shumë në të ardhmen.

Shtylla e tretë përqendrohet tek rezistenca tek qëndrueshmëria. Duket sikur çdo vit ka një krizë shumë të madhe. Duhet të rrisim rezistencën për të ulur ndikimin e disa prej këtyre ngjarjeve në të ardhmen, jemi shumë të gëzuar që nisim këtë kuadër të ri partneriteti. Ja kemi prezantuar këtë kuadër bordit në Uashington. Jemi të inkurajuar dhe të përulur dhe të vetëdijshme që po i marrim kohë kolegëve nga qeveria kur duam të punojmë përtej orarit të punës.

Kuadri i ri për partneritetin i vë në dispozicion Shqipërisë për katër vitet në vijim 900 milionë euro. Presim një tjetër projekt që të miratohet së shpejti. Kemi punuar për një projekt i cili do të të trajtojë urat në rrezik nga goditjet natyrore. Është një program i fortë dhe mjaft i madh.

Së bashku me Ministrinë e Financave kemi punuar për rritur rezistencën fiskale të Shqipërisë. Me Ministrinë e Bujqësisë ne do të punojmë për rritur rezistencën e bujqësisë ndaj ndryshimeve klimaterike. Një projekt tjetër do të jetë për lumin e Vjosës, pasi u përcaktua si zonë e mbrojtur dhe do të punojmë se bashku. Kemi shumë projekte. U jemi mirënjohës pasi keni një angazhim të pashembullt. Angazhimi ndaj Shqipërisë është që ti realizojmë të gjitha këto. Presim me padurim që ju të na mbani përgjegjës kur vjen fjala për realizimin dhe dhënien e burimeve të premtuara”, është shprehur Salinas.

Kryeministri jep garancitë se paga mesatare në shtet do të bëhet 900 euro

Kryeministri Edi Rama i pyetur se si do të arrihet paga mesatare 900 euro, deklaroi se kjo gjë është e mundur, si rezultat i arritjeve ekonomike.

“Ne nuk do marrim borxh për të rritur pagat, do i rrisim pagat dhe do vazhdojmë të ulim borxhin sikur e kemi ulur gradualisht dhe sikundër kemi ecur konform gjithë planit të stabilitetit makroekonomik në aspektin e borxhit.

Rritja e pagave është një domosdoshmëri e mundshme. Sot është e mundur sepse kemi arritur rezultate domethënëse në të gjithë procesin e ngritjes së bazës mbi të cilën rrisim pagën. Ato shifra që i u dhashë janë arsyeja pse rrisim pagat, nga të ardhurat e turizmit për shembull, eksporteve, nga të ardhurat e punës, janë arsyeja pse rriten pagat. Rritje që është shumë e lartë në raport në raport me rritjet e bëra në të shkuarën, po e mirë kalkuluar dhe e qëndrueshme”, ka deklaruar Rama.

Pas

“Ejani, ju ofrojmë garë të ndershme”, thirrja e zv.kryeministres për sipërmarrësit e huaj që të investojnë në Shqipëri

Para

90% e bizneseve online dështojnë në vetëm 4 muaj

Para
90% e bizneseve online dështojnë në vetëm 4 muaj

90% e bizneseve online dështojnë në vetëm 4 muaj

Të Gjitha

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

nga Fast News
16:35 | 13/06/2025
0

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

nga Fast News
16:30 | 13/06/2025
0

Qeveria rishikon për herë të dytë buxhetin. Ja kujt i hiqen dhe kujt i jepen para

Qeveria rishikon për herë të dytë buxhetin. Ja kujt i hiqen dhe kujt i jepen para

nga Fast News
16:21 | 13/06/2025
0

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

nga Fast News
16:34 | 12/06/2025
0

Recent News

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

16:35 | 13/06/2025
Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

16:30 | 13/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar