• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Arbitrazhi ndërkombëtar, qeveria miraton projektligjin: Konfliktet zgjidhen në vend me vullnet të palëve

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Arbitrazhi ndërkombëtar, qeveria miraton projektligjin: Konfliktet zgjidhen në vend me vullnet të palëve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në një kohë që kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria po shikon mundësinë që të dalë nga juridiksioni i arbitrazhit ndërkombëtar, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, prezantoi një projektligj lidhur me këtë çështje, për të cilin tha se ka disa vite që po punohet bashkë me ndërkombëtarët.

“Do të krijojë një mjedis pozitiv për zhvillimin e biznesit dhe të investimeve në Shqipëri. I krijon mundësinë qeverisë që të thithë investime, qoftë të brendshme dhe qoftë të huaja, duke krijuar një ndikim pozitiv për biznesin dhe ekonomisë së vendit”.

Synimi i këtij ligji duket se është shmangia e dërgimit të çështjeve në arbitrazhin ndërkombëtar, gjykatë në të cilën shteti shqiptar ka humbur një seri gjyqesh me fatura qindra milionë euro, duke u përpjekur që mosmarrëveshjet të zgjidhen brenda vendit.

“Me këtë projektligj ne i japim mundësinë që t’i zgjidhë mosmarrëveshjet, qoftë mes shtetit dhe privatit apo dhe mes privatëve me njëri-tjetrin t’i zgjidhë tërësisht në autonominë e vullnetit të palëve. Është një zgjedhje e shpejtë dhe eliminon informalitetet, por njëkohësisht përmbush dhe detyrimet që burojnë nga mosmarrëveshjet tregtare”.

Qeveria ka gati edhe një projektligj që ndihmon partitë politike për strehimin e tyre. Të drejtë për të pasur zyra me qira të paguar në shteti do kenë vetëm ato parti që në tri zgjedhjet e fundit të përgjithshme marrin mbi 1% të votave në rang kombëtar.

“Aty ku ka ambiente publike, do të jetë një kontratë që do të lidhin me Ministrinë e Brendshme, ndërsa aty ku nuk ka ambiente publike, qeveria merr përsipër pagesën e qirasë, por do të përcaktohen kufijtë maksimalë të qirasë dhe sipërfaqes”.

I pyetur nga gazetarët, Manja mohoi që ky projektligj të ketë synimin të ndërhyjë në çështjen e selisë së Partisë Demokratike, e pretenduar nga të dyja grupimet.

“Zoti u dhëntë fuqi që t’i zgjidhin vetë mosmarrëveshjet”, tha ai.

Pas

Hyn në fuqi manuali i ri i çmimeve për ndërtimin. Unifikohet metodologjia e llogaritjes së kostos

Para

Burimet informale zbresin euron në rekordin e ri 112 lekë

Para
Burimet informale zbresin euron në rekordin e ri 112 lekë

Burimet informale zbresin euron në rekordin e ri 112 lekë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Siguria me pronat dhe Kadastra Digjitale – Këshilli i Investimeve zbulon pengesën që po largon investitorët

Siguria me pronat dhe Kadastra Digjitale – Këshilli i Investimeve zbulon pengesën që po largon investitorët

nga Fast News
12:00 | 24/11/2025
0

Forcohet lufta kundër piraterisë online, edhe për krijuesit e përmbajtjes në rrjetet sociale

Forcohet lufta kundër piraterisë online, edhe për krijuesit e përmbajtjes në rrjetet sociale

nga Fast News
11:30 | 24/11/2025
0

Ku po shkon ekonomia shqiptare?

Ku po shkon ekonomia shqiptare?

nga Fast News
10:56 | 24/11/2025
0

Kur është koha e duhur për të ngrënë mëngjes

Kur është koha e duhur për të ngrënë mëngjes

nga Fast News
10:50 | 24/11/2025
0

Recent News

Siguria me pronat dhe Kadastra Digjitale – Këshilli i Investimeve zbulon pengesën që po largon investitorët

Siguria me pronat dhe Kadastra Digjitale – Këshilli i Investimeve zbulon pengesën që po largon investitorët

12:00 | 24/11/2025
Forcohet lufta kundër piraterisë online, edhe për krijuesit e përmbajtjes në rrjetet sociale

Forcohet lufta kundër piraterisë online, edhe për krijuesit e përmbajtjes në rrjetet sociale

11:30 | 24/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar